Në faqen n°169 të librit me titull “Beautés de l’histoire de Turquie, comprenant les faits les plus remarquables de l’histoire musulmane, depuis Mahomet, les califes, ses successeurs, et les souverains de l’empire ottoman jusqu’à nos jours”, të autorit francez, Jean-René Durdent, gjejmë një përshkrim të veçantë për Gjergj Kastriotin Skënderbeun.
Nga Aurenc Bebja
“Skënderbeu. Rinia e tij.
Nëse një luftëtar e meriton fjalën i MADH, bëhet fjalë për këtë, të paktën në sytë e cilido që nuk gjykon një princ sipas sipërfaqes së territoreve të tij.
Skënderbeu, i kufizuar në një pjesë shumë të vogël territori, u rezistoi gjithmonë forcave të konsiderueshme turke. Ai ishte, me Huniad, armiku i tyre më i frikshëm.
Ai nuk pësoi kurrë humbje ndaj tyre. Vdiq i nderuar, i admiruar; së fundi, meritat për lavdërimet që ka marrë, nuk rrjedhin nga rezultati i dëshirës së tij për pushtim, por i nevojës për t’u mbrojtur, për t’i rezistuar shtypjes, prandaj i mori armët në duar.
…i marrë peng nga Sulltani, ai u dallua shumë shpejt për gjallërinë e shpirtit dhe zhvillmit të parakohshëm. Murati e rriti në serajin e tij, sipas fesë myslimane, një njeri që do të bëhej më vonë plaga e Perandorisë osmane.
Madje në oborrin e sulltanit, pas disa akteve guximi, Kastrioti i ri mori nofkën e Skënderbeut, ose Zoti Aleksandër.
Në vend që të shkatërronte botën, ashtu si pushtuesi maqedonas, ai mundi të mbronte vetëm vendin e tij; por bëri mrekulli të vërteta në një teatër kaq të vogël.”(darsiani)
shume e neveritshme
o gjyzel erdhi urdhri ti vini frene frankofobise e?
a ta shkerdhefte kina racen!
Proud to be Albanian Shqipetar
Titulli eshte krejt pa lidhje per mos thene i genjeshter. Cfare eshte thene me siper e kemi mesuar ne klase te peste. Pra eshte idiotizem te besh nje shkrim me titull ……Zbulohen te pathena…. Hapni historine e Shqiperise se kalamajve te klases se 5-te dhe do te “gjeni” cfare eshte “ZBULUAR ME SIPER NE FRANCE”
Dhe ne fund kur ju kritokojme mos na I fshini komentet, se budallalleku nuk mbulohet, ai zhduket me pune, mesim dhe dije.
Jorgos Kastriotis ishte Hellen ahaha
Po pse nuk ka nje bust per nder te tij, ne Athine ashtu si ne te gjitha kryeqytetet e EVROPES.