“Po kërkohet destabilizimi i Shqipërisë për paratë e vjedhura të Saliut, Ramës, Metës dhe Bashës”

25 Dhjetor 2017, 13:12Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Shqiptarët janë të kapur në një zgjedhë shumë të rëndë.

Por tani kanë ardhur më në fund në procesin e çlirimit të tyre.

Vetë Reforma në Drejtësi dhe shpronësimi e ndëshkimi i të korruptuarve të mëdhenj, është proces i i çlirimit të shqiptarëve dhe i ngritjes së prestigjit ndërkombëtar të Shqipërisë.

Vëtëm ata që kanë abuzuar dhe ata që urrejnë qytetërimin perëndimor janë në prag të depresionit.

Ky pastrim do të jetë historik për historinë e Shqipërisë, se ne shqiptarët vetë nuk patëm mundësi ta bënim: gjithmonë janë shitur krerët te fqinjët, dhe kanë zhvatur shqiptarët.

Gabimi…

Abuzuesit; gënjeshtarët dhe shitësi e interesave kombëtare kanë bllokuar gjithçka në Shqipëri, dhe, në 20 vjet rresht, po sundojnë duke abuzuar ligsht mbi shqiptarët.

A ka një shpjegim kjo? Natyrisht qënka – i pari shpjegim është paaftësia e shoqërisë shqiptare; nga e cila në këta 20 vjet nuk përjashtohet askush. Ky ishte një gabim i madh historik i të gjithëve, i tërë shoqërisë shqiptare. Por i ndryshëm nga komunizmi, i cili realisht ka qënë një gjëmë historike që iu imponua shoqërisë shqiptare me vrasje, terror dhe zjarr; ky i sotmi ishte një proces jashtë frikës dhe i pranueshëm nga gabimi shoqëror, si besim fëminor në fillim, dhe më pas si interes abstrakt kundrejt partive politike që u drejtuan nga banda të inkriminuara.

Gjithsesi tani e dinë të gjithë se gabimi është i vetë shqiptarëve; që u hodhën me pasion drejt gënjeshtrës, por a e kanë kuptuar tani?

Në fakt janë të shumtë ata që po presin pastrimin e madh të krimit me ndihmë të politikës amerikane. Kjo është realisht një shenjë e mirë; por ndërkaq shihet ngritja e madhe e tensionit të të gjithë korrupsionit.

Naivitet dhe mediokritet.

Të gjithë të korruptuarit e mëdhenj janë naivë, por edhe me intelekt nën mesataren për të kuptuar politikën perëndimore të ligjit dhe drejtësisë.

Natyrisht; qëkurse vendosën të vidhnin këta kryeministra, ministra, gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar që sot janë nën frikën që iu ka errësuar dhe vetë arsyen; duhet ta dinin që kjo kohë do të vinte.

Dhe koha erdhi.

Por kur themi që nuk e kanë kuptuar dot politikën perëndimore, kemi parasysh faktin që, strukturat e brendshme të vendeve të demokracisë së lartë, nuk mund të të fusin në strukturat e tyre, nëse liderët e tu janë të korruptuar.

Por injorantët abuzues shqiptarë këtë që duhej ta dinin që në vitin 1992, nuk po duan ta kuptojnë as sot.

Nuk kanë faj; është fenomen që nuk e kupton dot niveli i provincës shqiptare. Se elitarët e kanë kuptuar mirë ndërkohë.

Në fakt elita e re po pret të drejtojë vendin me ligj dhe drejtësi. Dhe nëse të pavëmenshmit apo skeptikët pyesin se ku është. Përgjigja është e sigurt: këtu janë; do t’i shihni shpejt.

Të korruptuarit nuk e kuptuan dot politikën amerikane.

Ndërkohë, sigurisht që nga korrupsioni i nivelit të lartë shtetëror po kërkohet destabilizimi i Shqipërisë. Por histeria politike e 20 dhjetorit tregoi që ka shumë pak të gënjyer që mund të vriten për paratë e vjedha të Saliut, Ramës, Metës dhe Bashës.

Kanë marrë fund. Në fakt kjo është politikë e nivelit të lartë që asnjëri prej këtyre nuk e kupton, madje as edhe të gjithë ministrat dhe drejtorët që kanë abuzuar bashkë me këta, nuk e kuptojnë dot.

Në fakt; niveli i ulët i intelektit; kurrë nuk e beson atë që nuk dëshiron; ose, me nivelin mediokër që ka, mendon se do ta mundë kundërshtarin.

Po pse, vërtet mund të mundin disa shqiptarë të inkriminuar, krejt të paaftë, politikën amerikanë në një vend të interesit të lartë amerikan, ku 97 përqind e popullit është me Amerikën?

Po mirë; këta injorantë, ende nuk duan ta kuptojnë që këtu po luajnë interesa shumë të mëdha të politikës së lartë perëndimore?

Siç duket ende nuk e kanë kuptuar dot luftën e ftohtë të Uashingtonit dhe Moskës në këtë zonë; dhe faktin e qartë që Uashingtoni nuk mund të jetë në aleancë politike me njerëz si këta që shesin gjithçka.

Por, a mund ta shesin edhe sot këta të korruptuar interesin kombëtar në Moskë për të shpëtuar veten?

Pse, o të “vdekur”; vërtet mendoni se edhe ju mund të aktorin me politikën anakronike dhe të pistë të Enver Hoxhës?

Po ta shohësh me një sy kritik e konstaton menjëherë që këtë që po drejtojnë Shqipërinë në dy dekada, janë sjellësit e fatkeqësisë së re shqiptare.

Ja çfarë iu kanë bërë shqiptarëve:

I kanë bllokuar kundrejt çdo zhvillimi.

I kanë dëbuar nga Shqipëria.

I kanë varfëruar deri në ekstrem.

Bëjnë sikur shkojnë drejt Bashkimit Europian, dhe vetë bllokojnë anëtarësimin e Shqipërisë atje.

I kanë vjedhur shqiptarët deri në ekstrem dhe i hodhën edhe në një luftë të nxehtë, sepse nuk hiqnin dorë nga vjedhja në vitin 1997.

Iu kanë bllokuar tregun me klientët e tyre.

Kanë depozituar jashtë shtetit mbi 5 miliardë Dollarë, kur këtu ka shtresa të tëra shoqërore që vuajnë për strehë dhe ushqim.

Kanë futur në drejtimin e shtetit imoralitetin dhe korrupsionin si kulturë që ka zënë vend.

Kanë degraduar gjithçka humane dhe kanë tentuar gjithmonë në përçarjen e shoqërisë.

Kanë shkatërruar me ndërgjegje të plotë të gjithë arsimin shqiptar.

Kanë vrarë në Shqipëri sensin e punës.

Kanë luftuar me histeri intelektuslizmit shqiptar.

Iu kanë imponuar shqiptarëve injorancën si dije; dhe me injorantët i sundojnë dhe i vjedhin.

Nuk kanë lejuar votimin e lirë, dhe kanë krijuar me kast një Parlament injorantësh që i shërben vetë korrupsionit të tmerrshëm të krerëve.

E pra…

Kjo reformë që ka nisur do t’i likuidojë të gjithë këta aspekte të rëndë jetësorë që u janë imponuar shqiptarëve.

Dhe kjo tani është një ndërmarrje e nisur…

24 komente në ““Po kërkohet destabilizimi i Shqipërisë për paratë e vjedhura të Saliut, Ramës, Metës dhe Bashës””

  1. AS ZOTI LART
    NUK MUNDET T’JA SQAROJE KAFSHEVE
    NE TOKE ME QARTE SE CFAR DUHET TE HAET
    DHE CFAR ESHTE HELMUESE PER JETEN E TYRE

    NJI SCANER PERFEKT AVOKAT NGJELA
    I POLITIKES E SITUATES AKTUALE NE SHQIPERI

    (e c’rendesi do kishte se do ta interpretonin ndryshe dallkauket qe i sherbejne bandave kriminele politike !)
    Ne fund te fundit Avokati flet per njerezit jo kafshet ,s’duhet te keqkuptoheni )
    Mua personalishte .me pelqen qe s’me kuptojne idiotet dhe njerzit me tipare mesjetare )

    FLM AVOKAT NGJELA
    ATDHETAR E PATRIOT S’BEHESH DUKE RRAFUR GJOKSIN
    POR NE SITUATA TE RREZIKESHME PER KOMBIN
    TI DALESH PERBALL TE KEQES SE KOMBIT E MOTIVOSH POPULLIN TEND
    TI JAPESH ATIJ SHPRESEN
    PER JETEN
    ATE PER TE CILET ATA KAN SOT AQ SHUME NEVOJE
    ATE –
    QE KTO BANDA POLITIKANESH ORDINER
    KRYESISHTE FASHATARE KATUNARE MALOKE
    JA VRANE

    1. Une... ti... ne te gjithe says:

      Pervec radhitjeve te bemave te ketyre kellirave asgje tjeter nuk ka dhembe dhe thonje nga shkrimi i avokatit. Ah po, edhe fakti qe keta sgjebarrake te shurrosur menderisht jane pjese e te njejtes kupole the komplimentues te njeri-tjetrit.

      Ndersa sa per be e rrufe se po vine perendimoret e do i tredhin une them se avokati po fluturon me presh ne bythe…

      Perendimoret as qe e rruajne se cfare behet ne shqiperi dhe nese populli vet nuk i pastron morrat nga koka e tije atehere perendimoret do ja kruajne koken po morrat do ja lene brenda.

      Pra une theme qe nese populli pret qe amerikanet te vine te tredhin saliun, ramen, meten e bashen ata bejne gabim dhe duhet ti mbajne breket te salduara…

      Zoti avokat duhet te ndryshosh mendje dhe ne vend te pasivitetit kolektiv qe mediton ne shkrimet tende duhet tu biesh kembanave te zgjimit te popullit dhe te organizimit te rezistences popullore ndaj bastisjeve dhe pabesive qe po behen mbi kurrizin e tij. Eshte koha me shume se kurre me pare qe tu thuhet shqiptareve se ata qe nuk e cane trapin per te zgjatur doren e miqesise popullit shqiptare per 27 vjet nuk do te vine kurre per te na pastruar nga parazitet qe kemi prodhuar.

      Ato qe ti u thua se do vine perendimoret ti bejne ne shqiperi ti duhet ti beshe te qare se ato bema do te arrihen vetem me nje organizim mbar shqiptar…

      Mos u beje rrot mulliri avokat…

    2. Che Guevara says:

      Mos u habitni me Ngjelen se ky vetem llafazan eshte!
      Po te ishte bi nzoti e kishin thirrur ne komisionet e Vetingut!
      Une nuk kam besim aspak se do behet vreforme ne drejtesi!
      Se pari,kush do ta beje reformen?
      Te gjitha komisionet jane ndare 50% njerez te dy partiveb kryesore!
      Ne keto komisione jane caktuar njerez qe nuk ju verifikua profesionaliteti,morali,aftesia mendore,servilizmi politik,korrupsioni etj!
      Se dyti,nuk mund te behet vreforme ne drejtesi ne se nuk rishokohet i gjithe legjislacioni shqiptar i 27 vjeteve,qe nga Kushtetuta,se jane bere sipas interesave te momentit te sundimtareve!
      Cfare Kushtetute eshte kjo e jona qe u jep eksluzivitetin e caktimit te deputeteve,ministrave,diplomateve,gjyptareve,prokuroreve etj vetem kryetareve te partive fituese ne zgjedhje?
      A nuk jane kthyer ne SULLTANE Berisha,Rama,Meta,Basha etj?
      _Se treti,ne se nuk verifikohen te gjitha vendimet gjyqesore te dhena nga gjyqtaret ne keto 27 vjet,kur ka ankime nga viktimat,kurre nuk do gjenden te korruptuarit!
      Vetem nje vendim i padrejte,anti ligjor u ka dhene miliona gjyqtareve!
      Nuk te jep miliona nje njeri qe kerkon drejtesi,por ai qe kerkon padrejtesi!
      Ketu fillon e mbaron Vetingu!
      Te tjerat jane pallavra!

  2. xhemal says:

    I fute te gjithe ne thesin e idiotesive te tua avokat .duke bere keshtu nuk flitet per drejtesi po per deshira te nje enderrdimtari te keq.duhet denuar e luftuar mentaliteti berishian i anarkise .Parise.bajraktarizmi i sundimit krahinor klanor .fisnoretj pa i gjykuar 96.97 98.2008 .2011.shkaterrimi i ambientit.ujrave pyjeve.i pasurise kombetar.publike nuk mund te flitet per ecje perpara .ndertimi i shtetit demokratik eshte detyre paresore e duhet mbeshtetje kush punon ne kete drejtim e une besoj se edhe ne politike ja plote njeres te devotshem me ide shume te mira.uroj qe cdo the te ec mire

  3. Kombi says:

    Bej pjese tek ai grup njerzish, qe pret me padurim wetingun
    ne drejtesi dhe ne politike ,me qellim qe te largohen nga skena politike te gjithe injorantet , hajdutet dhe antishqipetaret, te cilet me qellim shkatarruan kete vend ,kete popull. Mendoj qe kjo dite nuk do te vij kurre. KJO REFOFME DO TE JETE ZHGENJIM SHUME I MADH . NE SHQIPERI NUK DO TE NDODHI ASGJE , NGA ATO QE NE PRESIM . SHUME SHPEJT DO TA MESONI ,PERFUNDIMIN QESHARAK TE KESAJ MENDERE REFORME DHE WETINGU.

  4. sali says:

    Ik e Tiku me teorine e Saliut .Ti bejme te gjithe kriminele.Si shume keto kohe nuk e ze me ne goje Meten .Apo ta ka zene me nanje kafshate,e per inerci fut Ramen ne vend te tij.Kaq shume te ka lenduar mungesa e nje karige ne qeveri

  5. vladimir says:

    Nje númer mjeshi ne Shqiperi ..dhe me shume deshire do te doja tju takoje ne rastin le te pare qe do te jem me Tirane …te te pershendes nga Barcelona ….vladimir

  6. seferi says:

    Spartaku i thote mire keto, por e keqja filloi menjehere pas 1992 kur taku nuk ndihesh se ishte minister i drejtesise. Pastaj e keqja e madhe u duk me piramidat qe filluan ne 1993 dhe kulmuan e plasen me 1997 dhe taku minister e deputet nuk tha gje. Pastaj si kryetar i komisionit parlamentar per gjemen e 1997 mbojti vendosmerisht Berishen. He Taku edhe ti ke faj dhe mos shperthe tani qe kane vite qe nuk te japin nje kocke qe kur u prishe me Berishen dhe Meten.

  7. Bashkim says:

    Endra o Ngjela jane deri tani,por sidoqofte edhe pse endra jane te bukura.Ky eshte nje vend ku pushtetaret nuk kane dashur kurre te bejne shtet,por e kane cfrytezuar pushtetin per interesa personale,per tu pasurur.Ka 76 vjet qe shqiperia eshte vend i padrejtesive ku jane shkelur te drejtat e njeriut njesoj si ne Korene e Veriut! Pushtetaret zbatuan vendimet ogurzeza te Katovices !Ky vend mund te behet vetem nqs duan USA & BE !Le te shpresojme !

  8. Futja kot says:

    Me keta artikuj te perseritur e te rendomt Taku eshte kthyer ne njeri qe se degjon kush. Kur je kaq I qarte more avokat pse nuk ndermerr nje levizje kunder corrupsionit. Kjo do te bente diferencen dhe do ndryshonte gjendjen. Llafe ka plot, kafenet, portalet ku beni pjese edhe ju konsumoine llafe, patriotizmin e dine, futja kot si gjithmone. Mqse ju keni levizur ca nga pozicioni I meparshem, Rama po ben disa gjera. Ka gabime po ka me shume pune te mira. Avokat vuan nga disa semundje si dhe nga semundja jone e pergjtheshme, vetmburrja.

  9. Shvejk says:

    Flet per vjedhje Taku, qe fjeti te Rogneri mbi dy vjet, dhe pastaj hiku pa shlyer llogarine.

  10. Koba says:

    Mendimi im eshte se analiza reale duhet bere ne menyre selektive.Nuk duhet te futen ne thes te gjithe bashke.Po te gjykohet bashke me Sali Kriminelin dhe Like Floririn Rama del i Pafajshem ,se aq te medha jane zullumet e tyre sa nuk i ze syri ato qe mund te kete bere Rama.Po ne teresi aspirata e shprehur nga Z.Ngjela eshte e kerkuar nga cdo shqiptar ,pra nga i gjithe populli qe ka pare dhe skanuar te gjithe veprimet ogurzeza te zagareve te lartpermendur.Qofte e realizuar dhe i Madhi Zot bashke me Daj Samin te na prijne persembari .

  11. Tajari says:

    Taku,film per optimizmin tend Por siç kane ardhur punet ketu veshtire se ribehen gjerat.Te gjithe Jane fajtore perfshi edhe Ju dhe Mua edhe…………………….te gjithe shqipfolsit.

  12. h says:

    Ndyshimi nga diktatura ne pseudo-demokraci qëndron tek ndyshimi se;
    Gjatë diktaturës njerëzit kishin lepurin në bark dhe kishin frikë,
    kurse tani kanë qenin në bark dhe lehin ham,ham,ham.
    Asgjë nuk ndryshon.

  13. Avukati says:

    AVUKAT SPARTAKU !!!!
    Kisha mendimin e plote, qe ti je dikushi, per shkak, te se kaluares tende, dhe guximit, per ti thene gjerat troc..
    Por po bindem se je nje hic,nje euforik,qe sdi asgje, dhe flet gjoja ne emer te Amerikes..
    Ato qe po thua per Saline, Luli ,Ilirin, i dime te gjithe ne shqiptaret dhe nuk eshte nevoja te besh komente..
    Por na trego se ke kater vite, qe thua, se partia socialiste, dhe Edi Rama, eshte me reformen,eshte me Ameriken..dhe tani papritur, na I bere Ramen nje me Sline..
    Po te mos ish Rama dhe partia socialiste, i ruaje bythen reformes avukat..Kete e di dhe bufi..EShte fat per Shqiperineqe ka nje kryeminister vizjonar,dhe fatkeqesi qe ka nje palo avukat si ty, qe vdiqe per pake karike..Une qe po ti them, jam nje avukat si ty..

  14. Baftiar.baftiar says:

    Zoti Ngjela a do ishe dakort që Saliu Iliri Monika lulo Tahiri të ishin bashkë me një qeli burgu ku Monika tia nderonte çarçafet e krevatit po mëngjes a i bën një pyetje vetes ky popull ku i gjeti Monika gjithë ato miliardat që bëri vila në gjithë shqipërin kush ka vjellë më shumë bërtet më shumë po kur fletë për të ardhmen e fëmive ha ha ha ha na vjen me qeshë pa moral 0.0.0.0.0……

  15. Tr says:

    Jo Avukat ,POR AVOKAT .

  16. Dr. Kadri Kadiu, USA says:

    O Taku; të tëra mirë i thua, po pse e përzien EDI RAMËN me kryehajdutët e pasurive të Vendit, me kriminelët gjakatarë vrasës të shqiptarëve, me tradhtarët e Kombit, Saliih SHPELLARIN, Lul-ush HOLLANDEZIN e Like FLORIRIN?
    E dimë që EDI RAMËN ti e ke dashur shumë dhe ke folur në mënyrë superlative për Atë, mirëpo të ka ngelur gozhdë se Ai nuk deshi, apo më saktë nuk mundi, të të japë ndonjë post pushteti.
    Taku; Populli thotë: “Tjetrit kija inatin por jepi hakun”.
    Dhe Populli i ka dhënë HAKUN EDI RAMËS, Kryeministrit më të mirë, më punëtor, më të ditur, më të edukuar, më të kulturuar, më vizionar, më atdhetar, që ka patur ndonjëherë Shqipëria.

  17. Zzzzzz says:

    PER TE THENE I THUA ASHTU SI TE GJITHE NE SHUME SAKTE POR KUR VJEN PUNA SI ATEHERE KUR U BERE MINISTER SKE BYTHE QE I BESH PO KETO QE THUA PRANDAJ JE I PABESUESHEM…….!!!??????

  18. Syti KORITA says:

    FAT i MIRE ! Me ne Fund ne Shqiperi Zbriti nga Qielli Nje ALIEN : – TAKU i Ngjalave ( ?! ) Passi u Lepiu BYTHEN :- Saliut, Metes, Bashes, se fundi edhe Rames , Leshon Bomben Atomike mbi “ta !!! AMERIKA !!! TAKU :- Pergatitu per PRESIDENT !!!

  19. taraboshi says:

    O avokat lesho .Ti thu populli i ka fajet qe i ka mbajt ne politike keto monsra . Po kush e ka pyet popullin o avokat . Po ne Shqiiperi nen masken e luftes kunder komunizmit eshte bere nami duke filluar nga Amerika deri tek shtetet europiane dhe sidomos Serbia e Greqia me gjithe forcat reaksionare ne vend qe me ato te arratisurit qe kan lyer duart megjak dhe pinjollet e tyre deri tek komunistet antikomunist me ne krye Sali Berishen qe ipo keto i kan bere gjemen popullit atehere dhe sot me gjithe ty dhe shoket tuaj Lubonjen etj .Kontribut te madh kan dhene edhe medjat e kazaneve qe e genjejne popullin duke lavdruar kriminelat ne pushet me Salen dhe Lulin .

  20. Izeti says:

    Lepije Liken avokat

    1. palla says:

      Tash na u bane si Kreshnik Spahiu bre avokat. Po duhet me e ul nje fije shpejtesin se je tue ja fut kot bre avokat. Aferim te qofte

  21. return of the saint says:

    Po ngjela e vertete nuk e kuptuan dhe nuk kane per ta kuptuar sepse u futen nga rruga ne politike keta medioker nuk e kuptuan asnjehere qe politika eshte shkence me vete dhe sistemi politik nderkombetar nuk mund te pranoje delirante dhe medioker te behen garante ne nje shtet sovran elita qe do bej kete vend po pret thirrjen e amerikaneve jane 15000 kerkesa qe u bene ne DAP ne 2014 nga studentet e mbaruar ne perendim po rama méta berisha basha u tronditse nga kjo shifer rrezuan faqen ne DAP po koha erdhi elita shqiptare e studiuar ne perendim eshte gati te marri drejtimin e vendit pret vetem thirrjen amerikane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje