ANALIZA: Princi i kurorës së hipokrizisë të Arabisë Saudite

26 Dhjetor 2017, 12:24Bota TEMA

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, dëshiron të shkundë mbretërinë e përgjumur. Ai ka njoftuar tashmë se gratë do të lejohen t’i japin makinave, nisi një fushatë anti-korrupsion, lejoi kinematë e filmave të hapen vitin e ardhshëm, imponoi shtrëngimin e buxhetit dhe zbuloi ambicie të gjëra për të diversifikuar ekonominë larg varësisë së saj nga nafta.

E gjithë kjo duket që vjen në përgjigje të një brezi të ri të paqendrueshëm. Por princi i kurorës ka errësuar vizionin e tij me një tendencë për madhështi.

Ai njoftohet se bleu një vilë luksoze për më shumë se 300 milionë dollarë në Louveciennes, Francë, pranë Versajës, si edhe bleu një jaht 440 metra nga një manjat rus në 2015 për rreth 550 milionë dollarë.

Këto çmime janë të mëdha, por qeveria saudite thotë se princi i kurorës nuk siguroi 450.3 milionë dollarë për blerjen më të shtrenjtë të artit në histori, një pikturë të Leonardo da Vinçi që u shit së fundi në ankand.

Sigurisht, fushata anti-korrupsion, nëpërmjet të cilës 159 nga biznesmenët, princat dhe zyrtarët më të pasur të mbretërisë u mblodhën dhe u arrestuan në një hotel me pesë yje si Ritz-Carlton muajin e kaluar, përfshinte më shumë se një nuancë të kapjes së pushtetit. Problemi i korrupsionit është i vërtetë, dhe po kështu është padurimi i brezit të ri.

Por mos kërkoni për gjygje për personat e arrestuar në suitat e tyre të rehatshme. Në vend të kësaj, princi i kurorës po përpiqet të detyrojë të pasurit të nënshkruajnë marrëveshje dhjetëra miliardë dollarë në pasuri për të shmangur ndjekjen dhe për të fituar lirinë e tyre. Kjo është një metodë e papërpunuar e një regjimi autokratik, jo të një shteti modern të sundimit të ligjit.

Përse princi i kurorës, i rrethuar nga vetë-pasurimi i miqve dhe kolegëve të tij, vendos të shpërdorojë më shumë se gjysmë miliardë dollarë për mega-jahtin dhe vilën në Francë, e cila rrethohet më një park 23 hektarë?

Vila ishte përfunduar në vitin 2009 me një dizajn të shekullit të 17-të, por teknologji moderne, sipas New York Times: “Shatërvanët, sistemet e zërit, të dritave dhe ajrit me pëshpëritje mund të kontrollohen nga distanca nga një iPhone.” Bukur. Por simbolizmi është i tmerrshëm dhe sugjeron se princi i kurorës ka një vizion për popullin e tij dhe një tjetër për veten.

Nëse ai është me të vërtetë i interesuar për të demonstruar lidershipin e ndriçuar dhe modern, ai duhet të zhbllokojë dyert e burgut pas të cilave ai dhe paraardhësit e tij kanë vendosur padrejtësisht njerëz të krijimtarisë, veçanërisht shkrimtarë kritikë ndaj regjimit dhe intelektualë të patrazuar fetarë.

Kohët e fundit, ai përjetoi një goditje që përfshiu klerikë, aktivistë, gazetarë dhe shkrimtarë me ndikim me akuza të gjëra për rrezikimin e sigurisë kombëtare. Lejimi që këto zëra të lulëzojnë dhe të ekzistojnë në të hapur do të ishte një kontribut i vërtetë për llojin e shoqërisë që ai thotë se dëshiron.

Në veçanti, ai duhet të organizojë një falje të menjëhershme për blogerin Raif Badawi, që është duke vuajtur një dënim prej 10 vitesh burg në mbretëri për krimin e shprehjes së lirë. Z. Badawi ofendoi njerëz me ideologji të ashpër kur shkruajti se dëshironte një shoqëri saudite më liberale, duke thënë: “Liberalizmi thjesht do të thotë, jeto dhe le të jetohet”.

Hapja e derës së qelisë të zotit Badawi do të bënte më shumë për të ndryshuar Arabinë Saudite sesa blerja e një jahti dhe një vilë në Francë./The Washington Post – Lexo.al/

1 komente në “ANALIZA: Princi i kurorës së hipokrizisë të Arabisë Saudite”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Kush ishte ai lider arab qe solli demokraci ne popullin e tij.. Prapambetja e tyre e kamofluar me reforma liberale jane ceshtje me afat te shkurter kohe. E kane ne gen, si zezaku qe thote jam vegjetarjan me shalqi derisa shef pulen e skuqur..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje