Aqif Rakipi reagon pas vendimit të Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e mandatit: Nuk kam probleme me drejtësinë

26 Dhjetor 2017, 17:19Politika TEMA

Deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme ditën e sotme për heqjen e mandatit të tij.

Rakipi reagoi menjëherë pasi informacioni u raportua në media ku u shpreh se nuk ka asnjë problem me drejtësinë italiane dhe nuk është ndaluar ndonjëherë nga ajo.

Më tej ai sqaron se  nuk ka asnjë problem me formularin e dekriminalizimit duke treguar gadishmëri për t’u përgjigjur mbi çdo vendim.

Sipas prokurorisë mandati i dy deputetëve, Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica  ishin subjekt i ligjit të dekriminalizimit.(TemA)

 

1 komente në “Aqif Rakipi reagon pas vendimit të Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e mandatit: Nuk kam probleme me drejtësinë”

  1. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Me mire te jete ne kuvend Ver Llapa, sesa ky Aqifi injorant me lek. Te mjeret ne kush na qeveris.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje