Dekriminalizimi/ Prokuroria i kërkon KQZ heqjen e mandatit të dy deputetëve (emrat)

26 Dhjetor 2017, 16:16Kronika TEMA

Sektori i Dekriminalizimit pranë prokurorisë ka dorëzuar sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për heqjen e mandatit të dy deputetëve.

Sipas prokurorisë dy deputetët preken nga ligji i dekriminalizimit.

Mësohet se bëhet fjalë për një deputet të qarkut të Elbasanit dhe një deputet të qarkut të Beratit konkretisht  deputeti Aqif Rakipi i PDIU dhe Gledion Rahovica i LSI.

Dokumenti është firmosur nga Shefja e Sektorit të Dekriminalizimit, prokurorja Rovena Gashi.

Sipas kërkesës së depozituar në KQZ Gashi argumenton se dy deputetët gjatë qëndrimit të tyre vite më parë në Itali kanë përdorur identitetet të tjera nga ato që kanë sot dhe kanë qenë të arrestuar për veprën penale të vjedhjes.

Këto të dhëna sipas prokurorisë nuk janë pasqyruar në formularin e dekriminalizimit dhe për pasojë i penalizon deputetët si shkelës të ligjit të dekriminalizimit.

Zbulimi i të shkuarës së deputetëve në Itali, sipas report tv, është bërë falë marrjes së gjurmëve të gishtrinjëve të dhëna të cilat më pas i janë përcjell Europol dhe Interpol si dhe partnerëve italian  (TemA)

6 komente në “Dekriminalizimi/ Prokuroria i kërkon KQZ heqjen e mandatit të dy deputetëve (emrat)”

  1. Hajde deputete, hajde! Lume ne kush na perfaqeson. Po Monikes, asaj qe i ka ikur mendja nga prapesite qe ka bere, kur do t’i hiqet mandati?

  2. Kellira says:

    E Qife Qife! Qeveria e kap leprin me qerre (kur do).

  3. Hoxhe Armandi says:

    Qifja eshte perfaqesues i komunitetit turkocam. Ata jane njerez te ndershem qe greku i perzuri kot.

  4. Alban. ny says:

    Si ka mundesi qe te kete hajdute te LSI-ja?!
    Gjalle ne bote kjo nuk ndodh!
    Edhe njehere qe bashkeshortin e Kryetares se LSI e kapen me pako gje (aty te 700 milionshi), ai beri namin qe ne gjyq te pranoheshin provat e FBI amerikane, por c’ti bente Kryeministrit te asaj kohe dhe gjykatave qe ishin te korruptuara!
    Tani ai burri me duket se eshte President dhe Komandant i Pergjithshem, po ama askush nuk mund ta akuzoje!
    Dhe ja tani na del qe ne Partiçken e tij na paska hajdute (!) Kjo nuk ben vaki!

  5. Ligji says:

    Po sikur te marin raport mjekesor cafre do te beni ? Nuk ka budollenj me ne kete dynja, cdo gje ka nje solution.

  6. angjelini says:

    Po cnej moj Mon? Ti ke kohe si perbetohesh per figura te pastra. Ah moj baxhelle mire ja beni atij populli pasi u voton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje