Mbamëni se do të vras veten

26 Dhjetor 2017, 16:12Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

(Në vend të një bilanci të shkurtër për vitin më të keq të Partisë Demokratike)

Nuk është ashtu siç duket, është edhe më keq se aq. Kjo fjali më erdhi ndër mend, teksa po përpiqesha të bëja një përmbledhje të shkurtër për rolin dhe peshën e opozitës së Lulzim Bashës gjatë vitit, që po lëmë pas.

Të gjitha partitë kanë ulje-ngritjet e tyre gjatë jetës së vet dhe nga kjo ligjësi nuk bën përjashtim Partia Demokratike. E ka gabim kush mendon se halli i saj i sotëm është se gjendet në opozitë, sepse rotacioni në demokraci është normalitet.

Në fund të vitit 2017, Partia Demokratike ka bilancin më të keq të gjithë historisë së vet politike, dhe më e keqja nuk duket se ka mbërritur akoma. Kjo nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me numrat e rrëgjuar në parlament, ndonëse edhe ata ulërasin fort. Dhe, natyrisht, janë refleksi më i drejtpërdrejtë i thellimit të humbjeve dhe i diferencës me qeverinë.

Më shumë se kaq, ajo ndodhet në një krizë shumëplanëshe përfaqësimi, besimi, por mbi të gjitha morali, për shkak të drejtimit të gabuar, që ka ardhur duke u përkeqësuar në vitet e fundit.

Nuk po zgjatem me analizën e fakteve dhe pasojave të rënda mbi demokratët shqiptarë dhe po i qëndroj premtimit për ta përmbledhur me pak fjalë përfundimin tim.

Harrojini deklaratat e zjarrta në çadrën e lirisë, ëndrrën e “vjetër” për Republikën e Re, marrëveshjen e papritur të “qepallimit”, fushatën e lirë në miell dhe të shtrenjtë në krrunde (Luftë e egër me LSI, paqe me PS), humbjen katastrofike në zgjedhje, rënien e 3 “dëshmorëve” deputetë në seancën e parë, kur votohej Gramoz Ruçi, betimet solemne se Fatmir Xhafa apo prokurorja e re do të kalonin vetëm mbi trupat tanë, e plot të tjera materiale humori si këto.

Zëreni se nuk kanë ndodhur fare dhe ndaluni vetëm një moment për të kujtuar se çfarë e bashkon Lulzim Bashën e përpara zgjedhjeve me atë të pas 25 qershorit. Dhe do të shihni që Partisë Demokratike, që drejtohet prej tij, i ka mbetur vetëm një instrument për të marrë vëmendje dhe për të vënë në vështirësi kundërshtarët e vet. Ndoshta, edhe për të bindur popullin se ka të drejtë.

Bojkoti i zgjedhjeve në verë dhe djegia e mandateve në dimër, që janë pak a shumë e njëjta gjë, pasi ndryshon vetëm forma.

Dhe sot, për fat të keq, ajo ngjason fiks me ata njerëz të dëshpëruar, që ngjiten mbi vinça apo mbi taracat e pallatave të larta dhe kërcënojnë se do të hidhen.

Zakonisht, ata nuk e çojnë aventurën deri në fund, pavarësisht arsyeve dhe motiveve të ndryshme.

Dhe i sheh të kthehen nga kanë ardhur kokëvarur, sepse, jo vetëm nuk e kanë zgjidhur hallin, por kanë humbur edhe më shumë, sepse tashmë janë edhe të depersonalizuar. Por mbi të gjitha, se nuk mund të ngjiten më aty ku ishin.

11 komente në “Mbamëni se do të vras veten”

  1. Cudia says:

    Ik ore ko…e.! Ngele duke share Lulin. Mendime ndryshe se cfare duhet te beje nuk di te japesh se ke frike se mos del lakuriq injoranca jote. Fshihesh pas kurrizit te lulit dhe gjykon gurin qe hedh ai. Ata qe ti per te cilet shkruan jane te gjithe vullnetare per te nxjerre gurin e Lulit nga lumi. Ti thjesht shkruan qe ata te meren edhe me guret e tu. Debil!

    1. PDjaVertet says:

      Cudia komenti shume i sakte. Na pine gjakun keto shushunja. Si la mundesi te mos kete nje demokrat kjo PD?

  2. Roza Trendafili says:

    Z. Astrit,
    ti je nje nga bashkefajtoret e katastrofes se PD-se. Po te kishe qene ne listen e deputeteve as do te ishe ndjere fare, sic nuk qe ndjere aq kohe me pare, megjithese ne PD s’ka patur kurre demokraci, ka patur qasje te gabuara ndaj shumices se problemeve qe ishin objekt i opozites. I harrove gjemat qe kane ndodhur kur ti ishe deputet e ne kolltuqe te tjera, pse s’flet kurre per to? Per ty Historia nis me 25 Qershor, ose diten qe more vesh se ishe jashte liste, ndaj je i pabesueshem, nuk meriton e nuk ka per te te ndjekur kush, kurre.
    Ky artikull te pershtatet plotesisht ty, nuk do te mund te hipesh atje ku ishe dhe je i depersonalizuar.

  3. Olldashi says:

    I thuaj Liderit Historik se te ndihmon ai te vrasesh veten.
    Ka ndihmuar me dhjetera…

  4. mire kjo pune..... says:

    Ne P….DH te s’at eme vafsh bashke me bashkekriminelet e qelbur te PD qe nga viti
    me ters i ditelindjes se kesaj monstre me emrin pd!!!!

  5. Zgalem says:

    Astriti politikan dhe gazetar
    Ka kohe , qe Astriti e ka abandonuar profesionin e shkelqyer te gazetarit dhe eshte hedhur ne preherin e politikes berishiste . Nje ndryshim drastik . Berishizmi eshte e kunderta e gazetarise se ndershme , por eshte thjesht rim , por pjbanditizem . Berishizmi ka bere krime mostruouze . Patozi i di dhe ka heshtur . Ky eshte jo bashkepunetor ne Kestare i sitemit nervoz te krimit . Ky njeri , kurre nuk mund te behet perseri gazetar , seopse nuk ka denoncuar krimin . Kerkon te behet gazetar , duke demaskuar Lulin . Luli , pa Berishen , nuk do te ekzistonte . Kot perpiqet mavria Patoz , te demaskoi vetem Lulin. Po pse Patozi fshihet pas gaxhoit ¿ I vetmi dyshim , qe vertetohet lidhet me Berishen . Berisha I dha Patozit , post , para , veture , prona , per te dhe soin e tij . Verifikoheni dhe do te mbeteni te habitur . Berisha ka ditur se kutjja I ka dhene priviligje . Nje nga idhtaret eshte Patozi , por jo vetem . Mos prisni , qe Patozi dhe koleget e perjashtuar te behen gazetare . Ata do te mbeten berishiste , ose politikane te trastes , pa parime . Nuk c’pret PD nga keta mercanere profesioniste . Keta njerez shhin enderra me sy hapur . Zgalem

  6. Shigjeta says:

    Kujt i qethen lesht se do vrasesh veten ti , nje lapanjoz me pak ..:…

  7. Koba says:

    Krahasim i gjetur :Katandisja e PD si ata qe hipin maje Vincit.Po i Pari eshte Sali Krimineli qe po e ndjen se po i vjen Sosja dhe po ben Viktimen duke kercenuar per djegien e Mandateve.Populli do qe te digjeni dhe JU o Bandite bashke me Mandatet se vetem dem i keni sjelle Popullit dhe Shqiperise.

  8. petro says:

    E ke pak vet vrasjen ,duhesh te besh dicka me te ren de.po perpiqu ta lesh me shkrim qe mos te mbaje njeri pergjegjesi se nuk ja vlen.

  9. Shoku " Shpati " says:

    O Patoz , te mbajti ndonje apo mos na ke ber ndonje te pabere jo per gje po kemi edhe festen e vitit te ri ! Lere per nga janari punen e vrasjes .

  10. perkthyesi says:

    Patoz, ne se jeni i merzitur shume nga kjo bote, askush nuk ju detyron te jeni banor i saj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje