“Nuk pata dijeni për votën në OKB”: Si gënjeu Ilir Meta Donald Trump-in dhe shqiptarët

26 Dhjetor 2017, 14:13Politika TEMA

Vota e Shqipërisë në OKB e cila u rreshtua krah 128 vendeve që votuan kundër propozimit të Trump për të njohur Jeruzalimin kryeqytet të Izraelit shkaktoi debate mes politikanëve në Shqipëri.

Ndër to që reagoi ishte dhe presidenti i vendit Ilir Meta i cili shkoi edhe më tej duke i dërguar një letër presidenti Donald Trump në të cilën i komunikonte  se nuk kishte pasur asnjë komunikim me qeverinë “Rama” për këtë çështje.

“Kjo votë është marrë pa asnjë konsultim paraprak me institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe as me Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk pasqyron qëndrimin dhe vullnetin e popullit dhe kombit shqiptar”- shkruante Meta në letrën dërguar presidentit Trump.

Por Lapsi.al ka zbardhur disa fakte që e nxjerrin të pavërtetë mesazhin dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Meta nuk kishte dijeni për votën e Shqipërisë në OKB.

Sokol Gjoka, drejtori i Marrëdhënieve Shumëpalëshe në Ministrinë e Jashtme rezulton se  ka informuar përmes postës elektronike Valter Ibrahimin, Këshilltarin Diplomatik të Presidentit për qëndrimin që do të mbante vendi ynë.

Emailet janë dëshmi e komunikimit të pandërprerë mes Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme dhe Presidencës.

Madje Sokol Gjoka i Ministrisë së Jashtme informon Këshilltarin Diplomatik të Presidentit, Valter Ibrahimin për pjesëmarrjen e ambasadorit tonë në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik dhe i dërgon edhe fjalimi i ambasadorit, përveç informacioneve të tjera për rezolutën.

Më tej Lapsi.al shkruan se në emaile ishte edhe lutja e Sokol Gjokës, për një reagim nga Presidenca dhe përgjigjia e saj erdhi në orën 17:45 të pasdites së datës 11 Dhjetor nga këshilltari i Ilir Metës ku skruhej …“Sa të kem një instruksion të njoftoj menjëherë”.

Gjithashtu një zyrtar në Ministrinë e Jashtme tregoi për Lapsi.al se për votën në OKB, Drejtori i Përgjithshëm Politik, Ferit Hoxha pati komunikim të vazhdueshëm në telefon me shefin e Kabinetit të Presidentit, Arben Cicin.

Para votimit, shefi i Kabinetit të Presidentit u mbajt i informuar për komunikimin me trupin diplomatik në Tiranë, për qëndrimin që do të mbahej duke e vënë theksin në linjën e përbashët me vendet e BE-së. Madje komunikimi në telefon mes Ferit Hoxhës dhe Arben Cicit vazhdoi edhe pas votimit në OKB.

Këto fakte të paraqitura rrëzojnë alibinë e presidenti Ilir Meta se nuk ka pasur dijeni për votën e Shqipërsë në OKB duke gënjyer kështu mbarë opinionin publik shqiptarë dhe presidentin Trump. (TemA)

36 komente në ““Nuk pata dijeni për votën në OKB”: Si gënjeu Ilir Meta Donald Trump-in dhe shqiptarët”

  1. Humbamani says:

    ILir -Mona- Floriri

    1. XheJ eN Bi says:

      Po kot nuk e ka thënë populli :po kaloi miu një herë nën mustaqe, atëhere e bën rrugë.
      Kështu e ka dhe Meta,kur gënjeu njëherë ,pse mos gënjejë edhe 100 herë të tjera.

  2. Eri says:

    Mashtrues ordiner si Luli, te genjejne sy per sy. Edhe te dy jane njeri me qesharak se tjetri.
    Rama mundohet kot t’u jap kredite per t’i promovuar si lidere te Shqiperise, te dya jane balte per t’i plasur pas murit, nivel medioker politikani.

  3. Ollga Toronto says:

    Iliri dhe Monika jan siamez ne vese,mashtrues dhe hajdute,vetem me moralin nuk kane lidhje,gradualisht do ju dali dhe ai pak kallaj qe u ka ngelur.

  4. shkodra says:

    Neqoftese eshte keshtu dhe neqoftese letra e zotit Meta nuk eshte nje ujdi per te zbutur peshen e votimit kunder, atehere, kjo flet jo thjeshte per marredhenie karshilleku me Kryeministrin, por per mungese karakteri e personaliteti, gje qe eshte shume e rende per te gjithe ate institucion qe quhet Presidence.

  5. Kombi says:

    JA KY ESHTE TURPI I KOMBIT TONE .

  6. Flutura says:

    Eshte vetem nje fshatar i trashe dhe hajdut profesionist. Nuk eshte per shqiptaret.

  7. M says:

    QEN QE KUNDERMON ERE QELBESRIRE

  8. taraboshi says:

    Na kenaqen çudirat e dy presidenteve injoranta te fundit qe njeri (jari) i ankohet O . K .B se per kryetarin e bashkise Tiranes qe ky i fundit pra Erjoni don me rregullu park dhe lojra per femije te rinj dhe pleq e nuk ma le mua ta marr per vehte te gjithe ate zone per te ndertu pallate me qe kam gruan gjyqtare dhe e rregullon ajo ne emrin tim .Ky i dyti e ka filluar punen me rrena duke i thane presidentit Amerikes :Per voten kundra une nuk di gje veç ne e past ba Edi Rama ne krye te vet .

  9. Treviso says:

    Populismo nuk ka nevoje per keto njoftime se i din, por ka nevoje te dije se char masa she jane marre per presidentin.

  10. tomorraku says:

    “….Une me Saliun nuk dime gje , keto gjera i ben Rama me koken e tij…”Thote Iliri ne letren drejtuar Trampit .Mos kerkon qe Trampi te shkarkoi Edi Rmen dhe te emeroi ty kryeminister?Trampi nuk eshte aq i cmendur sa Saliu qe te beje cmenduri te tilla! , Prandaj , sherbeji atij vendi ku je se disa paralajmerime i ke marre dhe po vazhdove keshtu , nuk ka Tramp qe te shpetoje!

  11. tomorraku says:

    “….Une me Saliun nuk dime gje , keto gjera i ben Rama me koken e tij…”Thote Ilir Meta ne letren drejtuar Trampit .Mos kerkon qe Trampi te shkarkoi Edi Rmen dhe te emeroi ty kryeminister?Trampi nuk eshte aq i cmendur sa Saliu qe te beje cmenduri te tilla! , Prandaj , sherbeji atij vendi ku je , se disa paralajmerime i ke marre dhe po vazhdove keshtu , nuk ka Tramp qe te shpetoje!

  12. ela says:

    mo cfar po behet me familjen Meta ?mire ajo se e ka nga menopauza,po ky gamor cfar po ben ?nuk e kupton dhe nuk ka piken e sensit per fjalet qe njerezit plot mllef ja drejtojne? sa turp,si duket vertet pasuria po u ha koken.diten qe pasuria do ti kaloj shtetit shqiptare atehere zoti kthen koken nga ne.qofte e afert kjo dite,sepse vertet zoti do na bekoje

  13. Opa says:

    Dridhe like me lesh kombinati. …

  14. Lisi says:

    Mos u mërzisni . Presidentin e kemi adekuat , siç jemi vetë . E thënë shqip , pa fjalën e huaj adekuat , presidentin e kemi , si festen pas kokës .
    Po të mos ishim vetë legenë , nuk do të kishim për president një alabak – të shoqin e Monës !
    Kuje me ulërimë , o Shqipëri !

  15. xaxi says:

    Po ….. kjo … ishte loja !!!!!!!! Po ku merrni vesh nga politika ju mer “fshatare” !!!!! Ky eshte varianti “roko-ko” i te berit politike po ju si popul ko “gjendra te buta” ngelet ….. ehu .. sa larg realitetit jeni !!!!

  16. Life is game says:

    Vazhdo FBI, sepse ekspertozen tuaj te 7%, e hodhi poshte me nje komjuteraxhi Pasluqani dhe nje gote vere me SB. Nje vajze dinoitoze, keshilltare, i denoi sot politikishte. Gezoi shqiptaret. Eshte Rradha e Spak dhe Gjykates te mbroj popullin e mrekullueshem shqiptar nga ky mashtrues dhe genjeshtar. Ne mos me shume! Duhet akuzuar edhe per ndertimin e LSI mbi parime te korrupsionit masiv, qe njihet sot nga Shqiptaret si parti e perfshire masivishte ne korrupsion, mashtrim dhe blerje te votes.

    zuar

  17. kurti says:

    Qelbesire qe kundermon jo vetem hqiperine, por se fundi edhe USA-n. A dhet te vazhdoje mandatin e presidentit ky njeri idiot?

  18. joel shkodra says:

    Nga te gjitha keto qe thuhen, duket se nuk ka asnje dokument zyrtar midis dy paleve. Jane vetem e-mail-e dhe biseda telefonike. Keshtu proçedohet midis institucioneve? Apo shteti yne keshtu funksionon: “He, mo, se i thashe, me telefon a me e-mail, s’ka rendesi. Ia kam thene”. Nuk dua te marr ne mbrojtje asnjeren pale, por , me duket, se shtetet nuk duhet te funksionojne keshtu.

  19. mb says:

    I ka fajet PS’je qe e zgjodhi President. Kompromizet politike nuk e lene shoqerine shqiptare te llire. Ja Ps’ja mbasi e akuzon per korupsjon per 10 vjet perfondon e e zgjedh president!!!

  20. art says:

    Kot nje pyetje, kushe e di se kush eshte rejtori i pergjithshem Politik Ferit Hoxha pasi une e njoh por nuk besoj se e njeh askush tjeter ne Shqiperi? Feriti nje nje nga ata te detit, sa per dijeni dhe punon aty tash 30 e kusur vjet………….. GEZUAR

  21. Aspirantja says:

    Ka qene i zene i shkreti per te gjetur cizmet e Monikes.
    haha.

  22. Emigranti says:

    SHpresonjim shum ne qetesi e dashri, por me keto qe lexojm, bejm cudi, si ka mundesi, qe edhe paskan dijeni personat pergjegjes, qe e informojn, per problemet diplomatike, sidomos per rastin ne fjal, ne anen tjeter , ben letra dhe deklarata duke u ber qesharak e mashtus, vetem per te fituar kredo personale. Mjer ne shqiptaret cfar presidenti na paska zgjedhrur mazhoranca. Turp njemij her.

  23. drejtesia po vjen says:

    More, po ai Ferit Hoxha qe shiti detin e jugut Greqise, akoma nuk eshte marr i pandehur ne prokurori po eshte drejtor politik? Drejtor politik i kujt eshte ai i Greqise apo Shqiperise? Po Shqiperia eshte mbushur plot me armiq ne drejtimin e saj si shtet, keshtu do te vazhdohet? Jepi drejtesia shqiptare!

  24. albaniafirst says:

    Kur Bujar Nishani ishte mender president, dhe doli qe te priste tek shkallet e avjonit Sekretarin amerikan te Shtetit, John Kerry, duke thyer cdo lloj protokoll te nje shteti sovran, besoja se nuk mund te kishte president me te dobet ne historine e shtetit shqiptar.
    Meten e kam njohur personalisht dhe kam punuar me te. Pamvaresisht karakterit te tij, duhet te them se e kam konsideruar gjithmone si nje person teper inteligjent. Me letren qe i dergoi Trump-it me ka zhgenjyer shume, Me sa duket, i ka ardhur ora qe te vjelle te gjitha ato qe ka marre dhe kerkon te kapet si i mbyturi mbas fijeve te kashtes. Ruajtja e dinjitetit eshte tipar i njerezve te mencur, por me sa duket, Meta nuk ka qene kurre i mencur. Mbase ka patur keshilltare te mencur qe i kane treguar se c’rruge duhet te ndjeke…., ne te kunderten nuk e di se si mund te spjegohet ky servilizem i papritur karshi nje presidenti amerikan qe as vete amerikanet nuk e duan.

  25. Tirona says:

    Letren e ka dergu Mona , ajo e ka formulu dhe e ka firmos emrin e predidentit dhe vulen e ka vendos goca e pare e shqiperise qe banon ne presidenc, presidenti nuk di gjo , boni ekspertize firmes se letres dhe do shihni qe ate e ka firmos Mona ???o zot????ruaje vendin e ???nga ???e haleve, te cilet kon filluar ta infektojne kete vend me virusin lindor

  26. Mihali says:

    Genjeu Presidenti ?
    Genjeshtra per presidentin ketu ne Amerike denohet me inpichment deri ne
    shkarkim dhe heqjen forcerisht nga zyra.
    Nuk e di si mund te genjej Presidenti I Shqiperis presidentin e SHBA-s.

  27. Izeti says:

    Me kete surrat te jesh president eshte turp per Shqiperine,,,,

  28. Shigjeta says:

    Ilir Meta , i vodhi Shqiperine dhe shqiptaret , te genjeshtra do nguronte ?????? Nje president palaco , hajdut , mashtrus, i 1001 te ligave . Komplet jashte vijes se qeverise dhe interesave shqiptare , Bujar Nishani do na duket lule perpara ketij sharlatani ……. a Edi Rama cte kishin bere shqiptaret e varfer??? cborxh te kishin ??? Ky eshte turpi kombetar , sinqerisht mundohem te kuptoj se cdesh te tregonte kryeministri me vendosjen e kryehajdutit ne postin dhe figuren me ta larte te shtetit . Tre jane arsyet , e para ose di dicka per kryeministrin ??edyta , ose u thye nga presioni i madh i lobit grekoamerikan ?? Ose e beri president , deri ne nje lajm te dyte qe eshte arestimi . ……………..

  29. Don says:

    Une si qytetar ndihem i terrorizuar nga fakti qe nje i akuzuar per vjedhje te pasurise se shqiptareve te jete perfaqesuesi i ketij vendi pa deshiren time dhe shumices se shqiptareve. Shikoni fytyren e ketij mediokri qe na e vute president. A e meritojne shqiptaret kete?

  30. Ledi says:

    ?? E kanë mashtrimin në gjak!

  31. Grigor says:

    Ferit Hoxha, firmetari i marrveshjes se detit me Greqine. Personi qe “humbi” laptopin me sekretet e NATO ne zyren e Shqiperise ne OKB. Eunuku i Sales qe e mban akoma piktori i deshtuar. Turp per kete qeveri ke mban akoma.

  32. sula says:

    Ai doli ne video me aferen e 700 000 euro,e pame te gjithe me ze e figure,dhe”na mbushi” mendjen qe ne te gjithe genjejme,vetem Meta,nuk genjen,por e akuzojme kot…..

  33. ILIRET says:

    Nese eshte keshtu duhen nisur procedurat per shkarkimin e presidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje