Skënderbeu, merkato kampionësh por edhe dështime të mëdha

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

2017-ta mund të quhet viti i Skënderbeut, jo vetëm për ecurinë në fushën e lojës por edhe për goditjet në merkato. Një skuadër që funksionon në perfeksion falë ndërhyrjeve të studiuara në detaje.

Në përfundimin e sezonit të shkuar u largua goleadori Hamdi Salihi, një lëvizje që u konsiderua si një minus i madh për korçarët. Ndërkohë që në fundin e merkatos së verës u largua edhe Liridon Latifi, ylli i skuadrës në edicionin e kaluar.Megjithatë Skënderbeu lëvizi në mënyrën e duhur duke afruar nga kampionati shqiptar Afrim Takun, që me fanellën e tiranës shënoi 9 gola, Bruno Ditën nga Teuta dhe Suad Sahitin nga Rabotnicki.

Por goditja e vërtetë ishte sulmuesi nga gambia Ali Sowe, që erdhi me formulën e huazimit nga Chievo. 23-vjeçari ka rezultuar deçiziv për kampionët e dimrit, duke qënë një pikë referimi në sulm. Megjithatë jo gjithçka ka shkuar mirë për korcarët, pasi ka edhe nga ata futbollistë të afruar që nuk kanë gjetur hapësira.

Nazmi Gripshi është njëri prej tyre, lojtari i krahut për të cilin klubi pagoi 60 mijë euro për tia marë Teutës dhe që duket se do ta rikthejë tek klubi mëmë me formulën e huazimit. Hapësirat e pakta kanë bërë që klubi ti gjejë një skuadër 20-vjeçarit për t’u aktivizuar, në mënyrë që investimi i bërë të mos hidhet tutje.

Në këtë situatë gripshi mund të tentojë rilindjen pikërisht tek ish skuadra e tij në pjesën e dytë të sezonit. Një tjetër futbollist që do të ndryshojë ambient është edhe Bruno Lulaj, që duket i mbyllur në repartin e prapavijës. Për të projketohet një rikthim në Laç, aty ku vitin e kaluar shpërtheu për të treguar aftësitë e tij.

E paqartë mbetet e ardhmja e Donjet Shkodrës që kërkon më shumë minuta, teksa nuk është çudi që edhe ai të largohet nga Skënderbeu. Dështim tek Skënderbeu mund të quhet afrimi i sulmuesit çek Martin Nespor që është aktivizuar në 3 takime dhe në total ka luajtur vetëm 15 minuta. (SS)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *