VDIEO: Arrestohet në flagrancë “skifteri” nga Tirana, grabiste market në Sarandë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia ka arrestuar në flagrancë një 34 vjeçar nga Tirana, pasi dyshohet si autor i disa vjedhjeve të marketeve në Sarandë.

Shtetasi i arrestuar është:

A.Sh, 34 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas gjatë natës sëbashku me një shtetas tjetër kanë thyer xhamat e dyreve të disa marketeve të ndryshme në lagjen ”Nr.3”, me qëllim vjedhjen e tyre.

Policia gjatë patrullimit ka konstatuar dy persona të cilët porsa kanë parë punonjësit e Policisë, janë larguar me shpejtësi, njëri në këmbë e tjetri me një automjet Volksëagen.

Patrulla e Policisë është vënë në ndjekje të tyre, ku në rrugën ”Abedin Dine”, në lagjen ”Nr.2”, Sarandë, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit si dhe kapjen e arrestimin e njërit prej tyre konkretisht shtetasin A.Sh, ndërsa personi tjetër që u largua në këmbë ka mundur të largohet duke përfituar edhe nga errësira.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se shtetasi A. Sh, identifikohet edhe me dy emra të tjerë, K.N dhe J. N.

Gjithashtu dyshohet të ketë kryer edhe disa vjedhje të tjera të marketeve në këtë qytet, për të cilat policia po punon për dokumentimin ligjor të tyre.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëautorit tjetër me të cilin ky shtetas kryente vjedhjet.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *