Basha i vendosur për rrëzimin e Ramës, paralajmëron revoltë popullore, thirrje shqiptarëve të ndershëm: Të protestojmë pa pushim deri në largim

Lulzim Basha duket i vendosur për rrëzimin e qeverisë “Rama”.

Ai ftoi shqiptarët të bashkohen me protestat e opozitës të cilat i parashikon si masive.

Kryetari i Partisë Demokratike e kishte bashkimin me shqiptarët lejtmotiv të turit të takimeve me qytetarët.

“Kjo situatë është e paqëndrueshme. Kjo nuk mund të zgjasë më. Politikisht, ky do të jetë viti i fundit i zullumit, Edi Rama  dhe banda e tij e kanë vulosur fatin e tyre. Përballje totale në të gjitha frontet dhe protestë pa pushim deri në largimin  dhe mundjen përfundimtare të së keqes.

Lulzim Basha shprehu bindjen se vetëm largimi i Edi Ramës është zgjidhja që vendi të dalë nga kriza politike, ekonomike dhe morale. Ai solli si argument marrëveshjen e imponuar para zgjedhjeve të qershorit.

“Ajo tregoi para shqiptarëve që zgjidhja hibride nuk funksionon. Që pa larguar shkaktarin e kësaj të keqe, nuk do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nuk ka prokuror të përkohshëm, nuk ka prokuror pa veting, nuk ka prokuror politik që shpëton Sajmir Tahirin nga drejtësia. Mbajeni mend, shënojeni dhe ndajeni këtë lajm, këtu, në zonën e tij elektorale me çdo qytetar. Sajmir Tahiri, nuk do t’i shpëtojë drejtësisë, sikundër fati i shefit të tij politik është i vulosur.

Këta janë një pakicë absolute, që u bënë milionerë me paratë e drogës, që u bënë milionerë me konçesionet korruptive.

Shqiptarët nuk kanë përfituar nga kjo. Një pakicë absolute që hanë e pinë nga mëngjesi deri në darkë me krimin dhe drogën. Shumica e shqiptarëve janë të ndershëm. Ne përfaqësojmë këtë shumicë absolute. Le ta thërrasim, le ta bashkojmë, le ta përballim, le ta përmbysim pakicën që i ka marrë frymën vendit.” u shpreh Basha i vendosur. (TemA)

 

 

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...