Detajet e misionit të Hoyt Yee në Shkup: Si do funksionojë “superambasada” amerikane për rajonin

Nga Ylli Pata

SHBA “sjellin” Departamentin e Shtetit në Ballkan. Njeriu që zgjidhi krizat e Shkupit dhe Tiranës, Hoyt Brian Yee, sapo është emëruar në postin e ambasadorit amerikan në Maqedoni, me një detyrë plus që do të vazhdojë të drejtojë punët në rajon.

Ambasada e SHBA në Shkup ka marrë atributet e një qendre të madhe komanduese, ku përveç personelit diplomatik që ka normalisht një seli e tillë, do të ketë një staf shtesë, i cili do të punojë për të drejtuar dhe kordinuar punët më selitë e tjera në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përveç diplomatëve, në këtë seli do të ketë shtesë të numrit të oficerëve të FBI-së dhe DEA-s, të cilët kanë skuadra në të gjitha vendet e Ballkanit. Një pjesë e rëndësishme e personelit diplomatik shtesë ka mbërritur prej verës në Shkup dhe pjesa tjetër do të shkojë së shpejti.

Siç bëjnë të ditur burime diplomatike, emërimi i Hoyt Brian Yee si shef i zyrës së Shkupit nuk është një ulje në detyrë por konfirmim dhe madje rritje e pozicionit të tij si njeriu i ngarkuar në DASH për Ballkanin.

Në disa qarqe politike në Tiranë e Shkup, këtë emërim e kanë ironizuar si një ndëshkim që Trump po i bën soroistëve. Madje disa qarqe këtu në Tiranë, kur Hoyt Yee erdhi për të nxjerrë Lulzim Bashën nga çadra, shkruan se ai vinte për të lobuar që të bëhet diplomat në Shkup. Atëherë shkaktoi çudi njohja e këtij informacioni nga këto qarqe, kur ende nuk ishte marrë vendimi në Uashington.

Sipas burimeve diplomatike, ishin rusët që e hodhën atë lajm në mediat shqiptare dhe maqedonase për ta djegur, ngaqë Hoyt Yee rezultoi efikas në zgjidhjen e disa krizave, ku më e rëndësishmja ishte ajo e Shkupit, ku ishte bërë gati skenari i dhunës që u vu në përdorim më 27 prill, por që dështoi falë ndërhyrjes së menjëhershme të amerikanëve me faktorin shqiptar.

Ambasada e Shkupit do të ketë rolin e qendrës koordinuese amerikane në Ballkan, pikërisht për të parandaluar kriza që janë shkaktuar nga forca të tjera centrifugale, siç është influenca ruse.

Në fakt nuk është hera e parë që Ambasada e Shkupit merr atributet e një koordinuese, pasi e tillë ka qenë edhe në vitin 1999, kur në krye të saj ishte diplomati i njohur, Chris Hill. Në atë kohë, ajo luajti rol të madh në menaxhimin e krizës së Kosovës dhe ato të Maqedonisë e Preshevës në vitin 2001.

Riaktivizimi i “bërthamës së Shkupit” nën drejtimin e të mbiquajturit “Buldozeri”, sipas të gjitha gjasave, përveç parandalimit të krizave, parasheh edhe zhvillime të rëndësishme në Ballkan, që këtë radhë do të drejtohen nga fare afër.

Kapja e “peshqve të mëdhenj” në Shqipëri, hetimet ndaj Gruevskit në Maqedoni, ato nga Gjykata Speciale në Kosovë, ndalja e influencës ruse në Serbi etj., pritet të jetë aktiviteti kryesor i Ambasadës Amerikane në Shkup, apo zyra e madhe e Ballkanit që DASH ka sjellë fizikisht më afër…

Kështu për shembull, nëse qarqe shqiptare në Tiranë apo në Prishtinë do të sulmojnë ambasadorët respektivë të SHBA-së, apo të krijojnë teori konspirative me “soroistë” dhe “trumpistë”, do të marrin përgjigje direkte nga qendra e Shkupit, me gojën e “Buldozerit”.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Detajet e misionit të Hoyt Yee në Shkup: Si do funksionojë “superambasada” amerikane për rajonin”

  1. adi says:

    Keta sorosiano-rilindasit jane qesharake po te dhjesin se qeshuri, sidomos kjo nenspecia pata.
    Tani qe njeriu i fundit i sorosit ne departamentin e shtetit u degedis ambasador ne nje nga vendet me pavlere ne bote ne maqedoni, sorosianet na thone qe qendra e botes dhe amerika qenka zhvendosur ne shkup a thua se vendin e ketij “te ngrohtit” ne departamentin e shtetit amerika e ka lene bosh.
    Sorosiano-rilindas
    Nje ere e re lind ne ballkan me largimin e sorosianit te fundit nga departamenti i shtetit personi qe e zvendeson eshte nje anti sorosian qe do kete nen urdhra gjithe ambasadoret ne ballkanin perendimor.
    Tani erdhi koha qe do shofim gallata nga aleati jone amerika.
    Po me shume gjasa timonieri i madh do i mbushi mendien popull trim dhe krenar qe ne ngdale ngadale duhet te largohemi nga amerika dhe te afrohemi me demokracite e verteta si tirqia katari rtj etj.
    Cuna mbaeni shenimse do thoni pastaj qe nuk e ke thene

    1. Genti says:

      Vend i pavlere? O tutkun, Maqedonia eshte vendi me i rendesishem ne Ballkan nga aspekti gjeo-strategjik. Eshte hallka qe mban te izoluar Serbine dhe nga ku mund te ushtrohet presion edhe mbi Greqine.

  2. Escobar says:

    Ballkanin ka qene dhe esht vater konfliktesh , interesash ekonomike e politike te fuqive te medha , ku droga, vrasjet politike , paqendrushmeria sociale , kontrabanda etj bejne kerdine. Shikoni PD qe gjithmone kerkon te destabilize per interesa personal e te fqinjeve. Vetem US e zgjidh kte problem, ashtu sic e zgjidhin ne Kolumbi Apo Panama. Trafiku droges kontrollohet, por asnjiher nuk zhduket.

  3. miri says:

    Te ruejt Zoti o Adi se qenke pjerdhur komplet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *