Letra e Metës për Trump përçan LSI, Vasili i del kundër Manjanit: Çdo avokati e këtij turpi është…

27 Dhjetor 2017, 12:58Politika TEMA

Letra e dërguar nga presidenti Ilir Meta për homologun e tij të SHBA Donald Trump në lidhje me votën e Shqipërisë në OKB duket se ka përçarë LSI pasi ka përplasje mendimesh.

Ka qënë kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socoalite për Iintegrim Petrit Vasili i cili ka reaguar pas deklaratës së ish-ministrit të LSI Ylli Manjani, për letrën Metës për Trump.

Përmes njëë postimi në facebook Vasili i ka dalë në mbrojtje Metës dhe thotë se çdo avokati e këtij turpi që nuk zhbëhet dot është po aq e errët sa edhe vetë arsyet e errëta të qeverisë kapur për të votuar haptas kundër Amerikës.

Reagimi i Vasilit erdhi pasi Manjani tha se letra që Meta i dërgoi Presidentit të SHBA, për çështjen e votimit në OKB ishte e nxituar, e gabuar sa më ska!

STATUSI I VASILIT

Qeveria kundër Amerikës në OKB, ky turp i saj nuk zhbëhet.

Qeveria votoi kundër Amerikës dhe këtë nuk e luan topi.

Çdo alibi e shpëlarë e qeverisë vetëm se e rëndon këtë faj historik të saj.

Asnjë shqiptar nuk është në krah të qeverisë kur ajo voton kundër Amerikës.

Arsyet e errëta të këtij votimi antiamerikan të qeverise janë të qarta dhe qëllimkëqija.

Çdo avokati e këtij turpi që nuk zhbëhet dot është po aq e errët sa edhe vetë arsyet e errëta të qeverisë kapur për të votuar haptas kundër Amerikës.

Denoncimi i fortë, pa komplekse dhe pa kompromis i këtij turpi është i vetmi qëndrim i ndershëm në të mirë të Shqipërisë dhe në dëm të klikës antiamerikane që qeveris vendin dhe të gjithë zëdhënësve të saj politikë e parapolitikë. (TemA)

10 komente në “Letra e Metës për Trump përçan LSI, Vasili i del kundër Manjanit: Çdo avokati e këtij turpi është…”

  1. floriri i Bençes says:

    Vazhdo llustoia kepucet mire, morre vesh? Kurse çizmet e Monkes t’i pastrosh me llape, perndryshe shkelma bythes do marresh

    1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


      Poezi nga Keidi Mehmetaj
      (Fragment)
      ***
      Ne stërmbesat e Teutës
      Ne pasardhëset e Dodonës
      Na përçau Letra e Likes
      Na bashkoi Çizmja e Monës.
      .
      Sa të rrojë Janullatos
      Sa të ketë grekë Greqia
      Sa të gjejë punë Iliri
      Aq do rroje LëSëI-ja.
      .
      .
      .

      1. Grigor says:

        Vetem nje gje eshte e sigurte. Ti mund të kesh punuar ne NSHRAK, por nuk ka mundesi te kesh qene mekanik i thjeshte.
        Ashtu si Banksy që le perla grafiti neper mure, ashtu edhe ti leave perla poezie neper komente artikujsh. Ky eshte nje perdorim i shkëlqyer i vargut tete-rrokësh qe eshte ideal per poezi satirike.
        Ky eshte gjithashtu nje rast klasik, kur nje artikull per nje status tejet mediokër, i nje zvarraniku pa vlere si Vasili, behet papritur faqe pelegrinazhi per dashamiresit e poezisë se bukur satirike, sepse nje poet anonim hedh nje diamant, ashtu natyrshem, falas, per ne vdekatarët.
        Rrofsh miku im anonim, dhe faleminderit.

  2. niki says:

    Ky zoteri ,patjeter eshte i implikuar me punra korruptive ,sepse te besh arsyetime ,si nje femije ,kur zoteria na perfaqeson nje parti politike ,eshte per te vene duart ne koke…!!!

  3. lenko says:

    ik e pirdhu legen, hajdut muti.

  4. Gjon Leka says:

    Ô Vasilis? Sa i paturp e i përciptë je! Ti e do mirë se vota shqiptare nuk ishte kundër palestinezëve, të cilën kanë po aq të drejta mbi Jerzalemin, sa edhe jehuditë. Ajo nuk ishte kundër katolikëve dhe ortodoksëve që rrënjët fetare i kanë në Jerusalem. Në rastin më të mirë, Jeruzalemi mund të shpallej kryeqytet botëror, e në rastin më të keq kryeqytet i përbashkët i palestinezëve dhe jehudive. Prandaj, ti mos bë tregti edhe me çështje të tilla. Trampi bëri atë që bëri, por Amerika nuk është me të, as bota. Është Iliri, që nuk sheh sipër tubit të shtangës dhe xhepit të vet. Ju mbuloftë turpi dhe harresa!

  5. Haka Tekizoti says:

    Këta të çetës së idiotëve bëhen shumë të lezeçëm kur grinden midis tyre, sidomos Titi me Manjanin, sepse Titi duket idiot shumë i sinqertë në përkushtimin ndaj familjes pronare të partisë ku ha e ndyn, ndërsa Manjani ëdhtë ca hileqar sepse luan rolin e të pavarurit, për t’i ngjyrosur pronarët e partisë me pak tolerancë të mendimit ndryshe. Hallal buka e gjiri i partisë të dyve! Po hallall edhe vëmendjen e miletit, se na ksehasën goxha!

  6. Petrit says:

    O Petrit Vasili as e kane me probblem shqipetaret se si votohet ne OKB mos e mashto veten dhe mos te genjeje mendja..A e kupton se sa bajat je bere,ske turp e del ne shesh o shkolle shume sipas injorances tende

  7. Devolliu says:

    Këta të dy të poshtër janë, por ky Tit Vasili është edhe IDIOT.

  8. Esincd says:

    LESHELIJA,LESHELIA,
    U MERUA SHQIPËRIA,
    SI SHQIPONJAT PO VËRTITET,
    PRITENI KUR T’QORROLLISET!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje