Partizani zyrtarizon afrimin e 19 vjeçarit Esat Mala

27 Dhjetor 2017, 14:04Sport TEMA

Klubi i Partizanit ka bërë një tjetër afrim në këtë merkato. Përmes një njoftimi për shtyp 15 herë kampionët e vendit njoftojnë se kanë zyrtarizuar afrimin e futbollistit Esat Mala.

19- vjeçari nga Kosova ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë të lidhur për dy vite e gjysëm me klubin kryeqytetas.

“Klubi njofton se ka arritur marrëveshjen me Esat Mala. Mesfushori 19-të vjeçar, i cili është edhe pjesë e përfaqësueses U 19 të Kosovës , ka nënshkruar me 15-të herë kampionët e vendit një kontratë për 2 vite e gjysëm.

Pasi ka kryer analizat mjekësore dhe firmës së hedhur në kontratë, Mala do ti bashkohet skuadrës në ditët e para të muajit janar, kur ekipi të nis përgatitjet”, thuhet në njoftimin e Partizanit.

Kjo është goditja e dytë e Partizanit në këtë merakto pas afrimit të Bruno Telushit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje