VENDIMI/ Fatmir Xhafaj jep garancinë: Vettingu për një polici më të fortë se tani, ja kur nis

27 Dhjetor 2017, 16:07Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka përfundiuar takimin me ekspertë dhe deputetë të Komisionit të Sigurisë dhe ligjeve.

Burimet brenda mbledhjes bëjnë me dije se Xhafaj gjatë këtij takimi ka diskutuar lidhur me Vettingun në strukturat e Policisë së Shtetit.

Mësohet se Xhafa ka argumentuar iniciativën për të pasur një polici më të fortë se sa ajo që është aktualisht.

Në përfundim të takimin ministri Xhafaj u shpreh para gazetarëve se në 2018 do të ketë vetting në radhët e Policisë së Shtetit dhe ky është prioriteti absolut i Ministrisë së Brendshme.

“Në takim morën pjesë përfaqësues të Shoqërisë Civile, nga Pedagogjia, nga SHISH, nga SHÇBA, nga Drejtoria e pastrimit të parave, etj.

Zgjodhëm ta bënim këtë takim në Ministrinë e Drejtësisë për të mos harxhuar paratë e shteti me hotele, përderisa ka ambjente plot.

Vettingu kryhet për një polici më të fortë se tani dhe do të nisë në vitin 2018. Në polici do ketë njerëz me integritet.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve në këto ditë festash.

Policia po përballon me sukses detyrën sipas ligjit”-u shpreh Xhafaj para gazetarëve.(TemA)

9 komente në “VENDIMI/ Fatmir Xhafaj jep garancinë: Vettingu për një polici më të fortë se tani, ja kur nis”

  1. spartak says:

    Amon , mos bo vetting në polici , se na le pa kokërr polici .

      1. Vertetingu says:

        Ca na bone o Kamunist….Harrove se duhet filluar vetingu nga ty dhe Mero.

  2. Miri says:

    Suksese zoti Xhafaj, policia edhe vete e kerkon vetingun.
    Jo te gjithe policet jane te inkriminuar.

  3. Ares Kola says:

    a te lumt o xhafe vetem ti ja u mbledh ktyre

  4. Ardita Bixha says:

    shyqyr qe po hidhen hapa konkret per vettingun.

  5. Kadri Caka says:

    Ti e bere reformen ti do i japesh drejtim shoku, hallall ta beft zoti.

  6. artjol says:

    O Zot ku je te degjosh kte komunistin minister….cfar vetingu flet ore???

  7. Lalai says:

    hahahahhahahaha????????
    o xhafffff’ttttt???????
    Amon ere se ngelet duke tall bilen me shqipot e mjere…???????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje