VENDIMI/ Fatmir Xhafaj jep garancinë: Vettingu për një polici më të fortë se tani, ja kur nis

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka përfundiuar takimin me ekspertë dhe deputetë të Komisionit të Sigurisë dhe ligjeve.

Burimet brenda mbledhjes bëjnë me dije se Xhafaj gjatë këtij takimi ka diskutuar lidhur me Vettingun në strukturat e Policisë së Shtetit.

Mësohet se Xhafa ka argumentuar iniciativën për të pasur një polici më të fortë se sa ajo që është aktualisht.

Në përfundim të takimin ministri Xhafaj u shpreh para gazetarëve se në 2018 do të ketë vetting në radhët e Policisë së Shtetit dhe ky është prioriteti absolut i Ministrisë së Brendshme.

“Në takim morën pjesë përfaqësues të Shoqërisë Civile, nga Pedagogjia, nga SHISH, nga SHÇBA, nga Drejtoria e pastrimit të parave, etj.

Zgjodhëm ta bënim këtë takim në Ministrinë e Drejtësisë për të mos harxhuar paratë e shteti me hotele, përderisa ka ambjente plot.

Vettingu kryhet për një polici më të fortë se tani dhe do të nisë në vitin 2018. Në polici do ketë njerëz me integritet.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve në këto ditë festash.

Policia po përballon me sukses detyrën sipas ligjit”-u shpreh Xhafaj para gazetarëve.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...