FOTOT: Rreth e rrotull Shqipërisë, ja 40 shkrepjet më fantastike të vitit 2017

28 Dhjetor 2017, 17:05Turizëm TEMA
FOTOT: Rreth e rrotull Shqipërisë, ja 40 shkrepjet më fantastike

“Pasi vizitova Kosovën, më thanë se duhet të vizitoja Shqipërinë. Nisa të shihja fotografi dhe menjëherë u mahnita. Vizitova Shqipërinë këtë verë dhe ishte udhëtimi im i preferuar i 2017-ës, pa asnjë diskutim.”

Kështu e nis përshkrimin e tij fotograf i wanderlustingk.com Jacob, i cili duket se ka kaluar një experience të bukur në Shqipëri.

Gjatë udhëtimit të tij ai ka shkrepur mjaft fotografi ku ndër to zgjodhi të botojë 50 pamjet më të mira.

Ai shkruan se natyra e Shqipërisë është mjaft e pasur.

”Pse? Natyra e bukur, të ecurit e mrekullueshëm, qytete plot histori, mot i ngrohtë, byrek i shijshëm dhe çmime fantastike…

Çfarë tjetër mund të kërkojë dikush kur është me pushime? Vazhdoni të shikoni fotot e bukurive shqiptare duke përfshirë edhe vendet më të bukura që ne vizituam në Shqipëri.

Nuk shkuam në plazh apo det (e pafalshme, e di) por shpresoj të kthehemi në Shqipëri në një të ardhme të afërt për të parë sa më shumë bukuri të këtij vendi. Nëse nuk kemi përshfirë vendin tuaj të prefuar në Shqipëri, na thoni ta vizitojmë në udhëtimin tonë të ardhshëm.

Jam gjithashtu, në mënyrë modeste, i fiksuar pas byrekut”, shkruan fotografi Jacob. (TemA)

6 komente në “FOTOT: Rreth e rrotull Shqipërisë, ja 40 shkrepjet më fantastike të vitit 2017”

  1. gegu says:

    Me cfare jane shkrepur me celular 1.3 mp

  2. katarakti says:

    Foto fantastike. Duket se autori ka “sy”. Pamje kaq te bukura as Zvicra nuk i ka. Por ne Zvicer jetojne zviceriane, ndersa ne Shqiperi – shqiptare!

  3. vang says:

    Pamje te mrekullueshme qe nuk te ngopet syri duke i soditur.Nje larmi emadhe ngjyrash dhe lartesishe.Por si nuk u mesuat nje here te vini nje diciture.

  4. Acrabakra says:

    Nje vend nuk e bejne fotot te bukur por njeriu.

  5. Topografi says:

    Për sa kohë politika PS,PD,LSI etj.bëjnë gërr-vërr me njëri tjetrin ,shumica në këtë vend do lindi dhe vdesë pa i shijuar bukuritë e këtij vendi!Trishtim i madh për ne dhe kënaqësi për të huajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje