Heqja e mandadit për deputetin e LSI, Vasili: Rehovica do japë shpjegime, ne nuk mbajmë përgjegjësi

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit për deputetin e LSI në Beratit, Gledion Rahovica.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Vasili tha se për këtë çështje ka dëgjuar në media, por shtoi se do të jetë vetë  deputeti Rehovica që do të hedhë dritë mbi ngjarjen.

“Kam dëgjuar një komunikim nëpërmjet medias dhe besoj që z.Rehovica do ta sqarojë të gjithë situatën, por në ditët në vijim do njiheni me qëndrimin e vetë deputetit lidhur me këtë çështje.

Ai do të jetë në dispozicion të të gjitha procedurave që do zhvillohen.

Përgjegjësia do të jetë individuale për deputetin, LSI s’mban përgjegjësi për njerëzit që shkelin ligjin. Deputeti do të përgjigjet vetë,” u shpreh Vasili.

Kujtojmë se Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi dje KQZ-së t’i heqë mandatin dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi i PDIU-së dhe Gledjon Rehovica i LSI-së pasi preken nga ligji i dekriminalizit. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Heqja e mandadit për deputetin e LSI, Vasili: Rehovica do japë shpjegime, ne nuk mbajmë përgjegjësi”

  1. Kusheriri i Vasilit says:

    Jo mor jo!!!
    Po si more te gjthe budallenj keta te fisit tone? Po ky Petriti na turperoi fare. Nuk kemi fytyre te dalim ne pazar se na thone: “Oh, ju jeni kusherinjte e atij budallit te LSI-se? Atij zarbos se Metajve?”
    U pa puna, do nderrojme mbiemrin, vetem prej ketij idiotit. Vetem se veshtire eshte te gjesh mbiemer tani. Sa idiote ka parlamenti, te gjithe mbiemrat duken “toke e xanun” prej idioteve. Po qe ashtu, idiot per idiot, po mbajme kete tonin. Te paketen na turperon gjaku jone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *