Pas Ristanit, Basha qartëson skenarin e protestave: Qeveria “Rama” është e vdekur, do bëjmë bashkimin më të madh të shqiptarëve për…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lulzim Basha thotë se vendi ndodhet në një udhëkryq vendimtar, ku shumica absolute e shqiptarëve të ndershëm po varfërohen.

Sipas tij vendi po humbet të drejtat nga sundimi i një pakice të kriminalizuar dhe të korruptuar ku shton se sot nuk ka një qeveri dhe kryeministër.

Ai premton se do të bëjë bashkimin më të madh të shqiptarëve.

Më herët edhe ish-deputeti Arben Ristani tha se protestat e muajit janar do të jenë më inovative ku nuk përjashtoi as mundësinë e një çadre të dytë.

“Detyra jonë është që të bëjmë bashkimin më të madh të shqiptarëve që nga viti i themelimit tonë, të bëhemi zëdhënësit dhe përçuesit e kësaj shumice absolute të shqiptarëve dhe t’u themi se rrugëdalja nuk është as rënia në depresion, as vetëflijimi, as tragetet, as emigrimi, as avioni por bashkimi në sheshet e protestës.” shprehet Basha. 

Kryetari i PD-së shpjegoi çfarë synohet me protestat dhe çfarë do të thotë krijimi i një qeverie antimafia.

T’ia bëjmë të qartë se nuk po e bëjmë këtë që të ikë Edi Rama dhe të vijë unë me protestë, apo të jem unë kryetari i qeverisë së përkohshme, jo!

Ne kërkojmë largimin e shkaktarit numër një dhe krijimin e kushteve për funksionimin e demokracisë dhe reformës në drejtësi. Ndaj kemi parashtruar nevojën për një qeveri antimafia.

Efektin e parë të emërimit të Ramës kryeprokuror e patë me kthimin e pasaportës tek Saimir Tahiri. Ky është fillimi i një akti antikushtetues, i cili përqëndron pushtetin e drejtësisë në duart e personit që duhet të përgjigjet para drejtësisë dhe i jep një goditje, ndoshta vdekjeprurëse, reformës në drejtësi.

Prandaj ju them sot, se qeveria e Edi Ramës është e vdekur politikisht dhe ai vetë është një kufomë politike i diskredituar para shqiptarëve, i diskredituar para faktorit ndërkombëtar. Ata që deshën t’i japin një shans të fundit Edi Ramës, shqiptarë dhe të huaj, kanë parë dhe po shohin sa po u kushton kjo,” tha Basha. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Pas Ristanit, Basha qartëson skenarin e protestave: Qeveria “Rama” është e vdekur, do bëjmë bashkimin më të madh të shqiptarëve për…”

  1. 00000002017 says:

    Bashkimin e shqiptareve qaje me lot Luli. Nuk genjehet me ky popull, boll me u tallet me kete popull.

  2. shqip says:

    U bere Lolo o Lyl . Po si nuk u merzit e zeza Grua thuaj . O kaqol , populli foli dhe foli qarte. Ty te mbajti Rama , kushedi per çfare interesash . Ju do ishit shkrire si parti ( sekt ) . Kushedi ju mbushet mendja dhe i digjni ato mandatet . Atehere do dali populli ne shesh . Po jo per ju . Po per te festuar ” ngordhjen ” e kalit , dmth Pd .

  3. vertet “impresionues ” sinkronizimi i sulmit te bandes se kriminelave PD
    me ate te kinezit abasadorit Arvizu vs Pushtetit PS-se 🙂

    Arvizuja harroj Vetting-un
    dhe shef cdo nate endra si me qen Sherifi Plantacioneve te Canabis ne Shqiperi ,
    duke gjurmuar Kaubys-in Luky-Barbashta

  4. taraboshi says:

    As mos e mendo se te ka ne liste njeri per as per komondant skuadre tek ndonje brigad pune .Lul ku po e kalon viti n e ri .

  5. emigranti says:

    o luli po u be budalla populli qe tju degjoj juve kriminelave, hajdutereve drogaxhinjeve. DILNI jepni ca para qe te mblidhni njerez per protesta

  6. niki says:

    O POPULL: Maskarenjte kerkojne te na perdorin ,per tu mbrojtur nga vetingu duke hedhur qeverine poshte, per ta marre ata…!!!

  7. Lumi says:

    E tha Kouchner, opozita demton rrugen e progresit te ketij vendi. Vendi ka nje axhende, drejte evropes. Kjo rruge duhet vazhduar. Luli, nen udhezimet e Sales dhe rekomandimet sllave don me pengu procesin e integrimit evropian. Policia te bej gati shkopinjte.

  8. Politikani me legen qe nuk di cfare eshte politika.

  9. Pvasili says:

    O lul nigjo se sa tmaroj viti ri e zejm per i her sheshin se i kemi te gjitha aty, qofte, birra, shpia e vogla me u ndrru i cik dhdparkim pa lek se ia zejm deren lali erjonit. Nja 200 vet ti sjell un se boll jan edhe e sulmojm me dt 2.

  10. murat kepa says:

    Ik more Lul mashtruesi!Kush te vjen me ty mbrapa o rrenacak.Harroje ,as ty dhe as babait tend shpirteror nuk i vjen me njeri [email protected] PD ku e katandiset o rrace e poshter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *