Sulmet terroriste në Turqi dhe Egjipt ulën numrin e fluturimeve me avion mbi qiellin shqiptar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ISIS ishte në kulmin e tij gjatë vitit 2016 dhe incidentet kryesisht nëpër aeroportet e Turqisë, shpërthimet kamikaze në sheshe të populluara apo edhe në objektet e kultit, siç ishte rasti i Egjiptit, u bënë skena horror të zakonta.

Edhe pse Shqipëria ishte larg këtij konflikti, duket se nuk i ka shpëtuar dot pasojave që sjellin trazirat në mënyrën sesi funksionon zinxhiri ekonomik dhe social.

Në një dokument të fundit të bërë publik nga Albcontrol, nënvizohet se ndikimi që patën trazirat në Turqi përfshirë këtu edhe grushtin e shtetit në verën e 2016-s, kanë pasur ndikimin e tyre në një ulje të lehtë të fluturimeve mbi hapësirën ajrore shqiptare.

Gjatë 2016-s, fluturimet mbi Europën Lindore ku bën pjesë edhe Shqipëria, ranë lehtësisht për shkak të uljes së trafikut në terminalet nga Turqia dhe Egjipti. Avionët u drejtuan në Veri dhe në Lindje – Serbi, Mal i Zi dhe Bullgari dhe kishte gjithashtu një ulje të fluturimeve mes Egjiptit dhe Rusisë”, – thuhet në dokument.

Gjatë 2016-s fluturimet mbi Shqipëri kanë pasur një numër rekord nga kompania Aegian Airlines, ku 7 për qind të fluturimeve të saj i ka mbi hapësirën tonë ndërkohë që e dyta ishte kompania Turkish Airline me një rritje edhe në raport me 2015-n, ku të paktën 5.5 për qind e fluturimeve totale të saj janë mbi hapësirën ajore shqiptare.

Me radhë në pas vijnë British Airways, Egyptair, Easyjet, Lufthansa, AirFrance dhe në fund Ethiopian Airlines.

Kompanitë që përdorin hapësirën ajorore në fluturimet e tyre, pa pasur si kusht qëndrimin në terminal, duhet të paguajë një tarifë e cila fillimisht për vitin 2016 ishte 45.17 euro për avion.

Por më pas gjatë vitit 2016, njësia europiane që merret me parashikimin e trafikut ajror, doli në përfundimin se Shqipëria do të kishte një rënie të fluturimeve me 14 për qind dhe duke respektuar rregullat që sanksionohen në marrëveshjet ndërkombëtare, Shqipëria aplikoi për një tarifë të re. Ajo u zyrtarizua më 1 korrik 2016 dhe vlera ishte 53.4 euro për avion.(monitor)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Sulmet terroriste në Turqi dhe Egjipt ulën numrin e fluturimeve me avion mbi qiellin shqiptar”

  1. Pilot says:

    Fluturimet nga hemisfera veriore në Afrikë kalojnë Shqipërinë! Gabim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *