Agron Gjekmarkaj: Basha i ka djegur mandatet me listën banale me sahanlëpirës dhe leshko. Si ju duket Aldo Bumçin 16 vjet ministër e deputet?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gazetari Agron Gjekmarkaj duke marrë në konsideratë deklaratën e Berishën për djegjen e mandateve thotë se Basha i ka djegur tashmë me listën më banale në historinë e PD-së.

Ne një analizë për Panoramën Gjekmarkaj shkon edhe më tej duke i qyajtur listën Basha përveç dis deputetevë si një grup kopukët dhe dudumët, sahanlëpirësit dhe leshkot, burrat e brishtë dhe gratë halldupe.

Më tej në shkrim gazetari e cilëson si depresive dhe qesharake mënyrën se si Basha bën opozitë.

“Mënyra si Basha bën opozitë, është depresive. Mënyra se si njerëzit e tij bëjnë opozitë, është sa mazokiste, po aq qesharake.

Qytetarët shqiptarë, të lodhur nga një qeverisje e keqe, ndoshta për herë të parë në këto dekada, kur kthejnë sytë nga përfaqësuesit e opozitës, e rrotullojnë kokën me shpejtësi ere duke mërmëritur, ‘zot na ruaj’, po sikur të fitonte PD, këta do ishin ministrat e Bashës? Ndokush i drejtohet dëshpërueshëm Allahut të tjerë Krishtit. Një mik hokatar bën dy pyetje. Si të duket Shqipëria 16 vjet me Aldo Bumçin deputet e ministër?”- shkruan Gjekmarkaj.

Nga Agron Gjekmarkaj

Sali Berisha, me intuitën politike stërvitur skajeve  të këtyre 27 viteve, gjeti një pretekst për të bërë një propozim të bujshëm. Ai, ditën kur votohej Prokurorja e Përgjithshme, pas pengesës që i bëri Garda për t’u ngjitur në foltore, një akt i rëndë ky, për të cilin Gramoz Ruçi kërkoi falje (pse jo me dinjitet), kërkoi që Opozita të digjte mandatet e saj të fituara nga zgjedhjet e 25 qershorit! Në dukje, gjithësa dukej si zemëratë ndaj këtij precedenti të pazakontë antidemokratik.

Por, a mjaftonte kaq pak për të hedhur benzinë në zemërimin permanent të Doktorit, politikanit, që opozitarizmin e ka në gen si frymë- marrjen? Sigurisht që jo. Ai, njëkohshëm, retorikën e tij të kalkuluar politike ia drejton sa Edi Ramës, po aq Lulzim Bashës, temperatura e të cilit rri gjithmonë 35 gradë, me shpresën se të parin e ysht në lëvizje të gabuara dhe të dytin në lëvizje të dobishme. Nuk ka pasur shumë sukses në këtë këndvështrim Berisha.

Ai e di që mandatet de fakto i dogji Lulzim Basha me listën më banale në historinë e PD-së, ku me 7 a 8 përjashtime, kryetari i qeshur në gaz e hidhërim, Lulzim Basha, i bëri ushtrime ekstreme logjikës, duke bashkuar në një grup kopukët dhe dudumët, sahanlëpirësit dhe leshkot, burrat e brishtë dhe gratë halldupe. Basha, kur pati mundësi për të zgjedhur, zgjodhi dhe spikati në banalitet. Dashuria e tij dhe modeli për të tjerët në PD, janë fiks ata që mori nga zgëqet asaj nate.

Ai duhej të bënte ndryshime. Në këtë pikë nuk zhgënjeu as më skeptikët. Kështu, la pa mend këdo që ka gjykim politik, me ata që largoi e me personazhet zëvendësuese. Lista e tij ishte shenja e qartë se një epokë ka vdekur përfundimisht në PD dhe në Shqipëri. Nuk u tregua novator. Plot thagmë, kopjoi Edi Ramën. Njësoi vendosi të shndërrohej në shef të njerëzve pa fytyrë, pa emër dhe pa identitet.

Kësisoj, shefi i Ekzekutivit dhe ai i opozitës së re në moshë, në pak vite, mbyllën çdo cikël liberalizmi për të projektuar veten si të padiskutueshëm. Rama përkohësisht ia ka dalë. Basha jo. Me gjithë mëshirën që të kaplon për të dobëtin për të mbyllur një sy, përsëri vullneti hyn në krizë dhe tenton vetëvrasjen. Mënyra si Basha bën opozitë, është depresive. Mënyra se si njerëzit e tij bëjnë opozitë, është sa mazokiste, po aq qesharake.

Qytetarët shqiptarë, të lodhur nga një qeverisje e keqe, ndoshta për herë të parë në këto dekada, kur kthejnë sytë nga përfaqësuesit e opozitës, e rrotullojnë kokën me shpejtësi ere duke mërmëritur, ‘zot na ruaj’, po sikur të fitonte PD, këta do ishin ministrat e Bashës? Ndokush i drejtohet dëshpërueshëm Allahut të tjerë Krishtit. Një mik hokatar bën dy pyetje. Si të duket Shqipëria 16 vjet me Aldo Bumçin deputet e ministër?

E dyta, po hyjmë në vitin e pestë dhe Shqipëria si duron që Aldo nuk është më ministër? E vërtitet i gjori mendim mbi personazhe të tjerë groteskë, që janë me shumicë në Grupin Parlamentar të PD. Këta do të ishin ministrat e Bashës? Ndokush, i regjur me eksperiencë me gjendën përreth tij, thotë po, me siguri, për këta duhet të luftojnë demokratët dhe të tjerët, të vrerosur nga Edi Rama? Këto janë pyetje 100 milionëshe. Kjo është oferta e Bashës.

Personalisht, bëj pjesë te “legjionarët”, që mbështesin më mirë një opozitë karikaturë sesa një qeveri arrogante të korruptuar dhe qartazi së fundmi, antiamerikane, po a kanë të gjithë doza kaq të larta misticizmi? Nga ana tjetër, Basha nuk po i jep asnjë përgjigje krizës së brendshme në PD, përveçse me deklarata të përsëritura me qindra herë nga viti 2013. Ai shpreson se skandalet e qeverisë mund ta ndihmojnë. E vërtetë, ato shndërrohen në aleatë të përkohshëm, por nuk e bëjnë më të mirë opozitën, problemet mbeten.

Asgjë e re nuk lulëzon asaj “gërmadhe”. Askush nuk duket asaj ane, që të bën të mbash frymën e të thuash ah po…ky duhet mbështetur se është dikush. Të dëbuarit gjuajnë nga jashtë, disa dukshëm në siklet për të ardhmen e tyre personale, preokupim ky më se human. Atyre, gjithashtu, u duhet kujtuar se aty qenë kur PD humbi thellë. Se aty qenë ndër vite të heshtur, kur duhej të flisnin. Por do të ishte paturpësi publike nëse nuk pohojmë se katër a pesë prej tyre janë më cilësorë, se pothuaj krejt grupi i Bashës marrë së bashku.

E prerë dhe e qepur në këtë mënyrë, opozita nuk frymëzon dhe nuk tërheq. Sali Berisha këtë e kupton më mirë nga të gjithë. I gjendur në mes të asaj kompanie rrondokope, që është Grupi Parlamentar i PD-së aktuale, më gjasë propozon një gjest “heroik” djegien e mandateve, tashmë të djegura. Në këtë mënyrë, kompaktëson bazën e partisë, e etur për pak ekstremizëm dhe së dyti, mund të rithemelojë PD-në dhe pse jo, çlirohet edhe vetë nga lehtësia e papërballueshme e idiotësisë përtej faktit në ka dorë a s’ka në të. Kështu, Sali Berisha propozon de jure për të kryer atë që Lulzim Basha bëri de fakto: djegien e mandateve të një liste kotësie.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

11 komente në “Agron Gjekmarkaj: Basha i ka djegur mandatet me listën banale me sahanlëpirës dhe leshko. Si ju duket Aldo Bumçin 16 vjet ministër e deputet?”

  1. JETA says:

    Gjekmarkaj !
    Jam dakort që për ty, ka qënë vit i keq.
    Rraca jote ishte pa pushtet, pa dinjitet, pa ide ,e turpëruar skajshëm dhe pa të ardhme në horizont
    Për mua , jo!
    Jetoj me punë dhe jo me llafe.
    Prodhoj çdo ditë(për 10 orë), dhe nuk u çaj bythën njerëzve në televizor si ben ti.
    Përpiqem me sa mud të ndihmojë dhe të tjerë që punojnë me mua,dhe fatmirësisht falë dhe punës së tyre, jetojnë më mirë .
    Tipa si ty, do qahen tërë kohën!
    PUNO DHE MOS DËRDËLLIS.!
    MOS HELMO TININË ,MOS I POLITIK ,POR REALIST DHE NJERËZOR.KËSHTU NDIHMON VENDIN.

    1. albaniafirst says:

      JETA-je treguar vertet e sakte ne origjinalitetin e komentit tuaj. Keta lapangjoze, kur perpiqen te ndajne Bashen nga Berisha, tregohen vertet te ulet. A vertet mendojne se ne, qytetaret e thjeshte qe punojme gjithe diten per te siguruar jetesen me djersen e ballit, do te pranonim kete genjeshter? Basha pa pyetur Berishen nuk shkon as ne menderhane. Te gjithe garden e vjeter te PD-se, Berisha e largoi me mendimin se do largoje vemendjen nga “bemat” e qeverisjes se keqe te PD-se ku ai ishte ne krye te saj. Duke larguar Topallin, Gjanen, Bregun, Patozin apo te tjere si puna e tyre, keta do merrnin me vete fajin per c’ka ka bere PD-ja ne 27 vite. Berisha harron se sot askush nuk ka dyshim se eshte ai e keqja me e madhe e PD-se qe uzurpoi 27 vite me pare. Aq te trembur jane keta karafilat e PD-se nga Saliu, saqe nuk kane guximin qe te shfaqin qofte edhe kundershtimin me te vogel ndaj liderit faktik te PD-se, Berishes. Keta palo gazetare te kembeve te mija, jane aq te paftyre kur flasin per gjoja krimet e Rames, kur nuk thone asnje fjale per vrasjet ne Gerdec, apo vrasjet e protestuesve ne mes te Tiranes nga fashistet e PD-se dhe ca me pak flasin per shitjen e territoreve tona kombetare tek greku, per te cilen Berisha dhe Basha jane pergjegjesit kryesore.

  2. Gina says:

    . KE VIPERA!!😡😖

  3. Daku nga USA says:

    O sa i ka djege ketij qe s’ia futne deputet, kur flet per deputetet e sotem te PD eshte njisoj si te fliste per veten, edhe ky kopuk e dudum eshte, paçka se mbeti larg kusise.
    Malesoret kur shiten jane me keq se kurvat.

  4. Arber23 says:

    Po te kishte futur malokun e Gjekmarkajve ne listat e kandidateve per deputete panorama do ishte ndryshe. Apo jo or taj i Gjekajve???
    PEDE – moj kasolle ku na mblodhe. Partia e Idealeve te Dhjetorit (P.I.DH) lindi e vdekur me bebelinat qe e mbeshtolli Sigurimi i Shtetit dhe Xhelil Gjoni. The truth hurts but it’s the truth.

  5. h says:

    Sahanlepirësi i berishës,SHAN sahanlëpirësit e bashës.
    Gallatë sahanlëpirësish.

  6. taraboshi says:

    Çfare ndodhi tek Gjekmarkaj kur gjate kohes qe P .D .ja ishte ne çader dhe deri ne zgjedhje çdo veprim te Lulushit i quante shume te drejta dhe nuk di ndonjehere a ka fol qofte nje germe kundra nuk po them nje fjale se exhte e madhe . Hajde kopuk hajde ja çfare analistash kena qe une qe heren e pare qe i kam pare ne televizor si kete edhe Lelen kam thene qe si kan ardhur deri ketu kur nuk kan mend as per te bind ndonje femi kopshti .Ja me çfar njerezish frymezohet P .D ja .Mortja i hengert te gjithe .

  7. Tralala says:

    PD nje kope mjeranesh. Disa shajne pse nuk u futen ne listen e deputetve. Te tjeret I ka marre malli per poste ministrash. Gjyshi eshte ulur kembekryq ne mes te rruges e nuk del kush ti thote: cou e largohu, iku koha jote. Dhe pastaj shpreso te keta burracake.

  8. Henri says:

    Jam shume dakord me siperthenesit. Mbase cdo fjale e jotja o Gjekmarkaj eshte e vertete por ne gojen tende tingellojne shume keq . Je ti qe deri para listave u thurje lavde e tani u thur humbje. Luli beri zgjedhjen e vete , listen e vet por mos harro se ne ate liste humbesish e i djegur per kete dynja je dhe ti. Analistet thiren te punojne prane bankave dhe kudo menyre qe te ofrojne sa me afer realitetin , por ju analistet shqiptare jeni banda me shpifur e shpifesave (me perjashtim te ndonjerit) e tani mos u qaj zgjedhja qe bere te pagovi.

  9. drejtesia po vjen says:

    JU tipat si Gjekmarkajt me shoke, kujtoni se njerzit e ndershem shqiptare nuk ju kuptojne fare. U jane erresuar syte nga kjo demokraci e liri allaberishjane. Pse nuk dole nje here i sinqerte: ti deshe te beheshe deputet ne ate listen e aldobumçeve, Basha nuk te shkroi dhe ti je terbuar. Para vendosjes se kandidateve, ti po ma ngrije pd dhe Bashen ne qiell, pastaj çudia qe zgjat “tre dite”, u kthye ne te kundert. Kaq te verber jeni bere , o njerez! Po s’harrini me dot me kete verbesi te Saliut se kane ndryshuar raportet. Mesoji ata studentet si je vete , mesoi me Markun, Preçin, kandidatin per deputet, Artanin, e ca laro te tjere!

  10. Niku says:

    Mes një pafundësie gabimesh dhe dështimesh, Bashës të paktën i takon publikisht një meritë;
    Nuk la që ca katunarë interesaxhinj dhe servilë, të sajuar “intelektualë” nga partia, duke ju sajuar dhe një rrogë shteti, të kalëronin vetë Bashën dhe PDnë.
    I përdori dhe hodhi si mall pa vlerë, duke ju dhënë një mesazh të qartë, që të mos ju hyjë vetja shumë në qejf, se janë dhe ngelen vegla, që pa PDnë përfundojnë të shesin banane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *