Top Channel: Ja përse u prish Vjollca Hoxha me Sokol Ballën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Top Channel është përpjekur të shpjegojë largimin e Sokol Ballës.

Por, për të dhënë një shpjegim, ka zgjedhur një mënyrë qesharake.

Televizioni më i madh në vend, nuk e ka sqaruar vetë përse u largua Balla, por e ka bërë këtë gjë përmes botimit të një shkrimi të “Koha Jonë” të Nikoll Lesit.

Çdo media serioze, mund ta sqaronte këtë gjë përmes një deklarate.

Por Top Channel ka zgjedhur që të reagojë me një shkrim-koment të Nikoll Lesit.

Shkrimi i “Koha Jonë”, botuar sot si përgjigje për largimin e Sokol Ballës   

Mu Natën e Vitit të Ri, si për t’ja prishë darkën e ndërrimit të viteve, Vjollca Hoxhës dhe Top Channel, si një hakmarrje e ftohtë për shkarkimin nga drejtor lajmesh, Sokol Balla njoftoi me ca radhë se rruga me Top Channel tashmë ndahet përfundimisht.

Krisja e Sokol Ballës me Vjollca Hoxhën erdhi pas emisionit në shtëpinë e Saimir Tahirit, për të cilin pati kritika të shumta nga publiku. Në fakt ajo intervistë ishte si një qokë e Ballës për ish-ministrin, ndonëse në publik u interpretua si një porosi e Edi Ramës ndaj Vjollca Hoxhës, pronare e vetme e Top Channel. Sokol Balla u shkarkua nga drejtor informacioni në Top Channel, ndërsa mbrëmë në mesnatë, kur ishte shtruar sofra e Natës së Vitit të Ri, Balla, hodhi me atë pjerrtësinë e shikimit televiziv, një bombë si punë fishekzjarri festiv, por në të vertetë që theu disa dritare të Top Channel. Iku edhe nga Top Story.

Informacione mediatike dhe portalesh, për largimin e tij, kishin dalë më përpara nga burime mediatike klanore apo që tirreshin në një televizion tjetër, i cili e do të vdekur Top Channel. Pasi mposhtën dhe vdiqën gjigandin televiziv kombëtar RTSH (këtu ka faj edhe vetë Top Channel që heshti, kur varrosej TVSH); tashmë synimi mbetet kalaja Top Channel.

Top Channel është realisht televizioni më i madh kombëtar. Ai lindi si një dritë e re radiotelevizive, por lindi në mes të luftës mediatike dhe politike, dhe si i tillë kishte mision informimi të paanshëm. Top-i lindi si një shpresë informative dhe investigimi për shoqërinë. Atë e krijoi Tani i Top-it, e lindi si televizion të publikut ose në një farë mënyre për të qenë me publikun e jo me qeveritë. Pra televizion me mision e detyrë opozitare ndaj kujtdo që shkel ligjet dhe dhunon shoqërinë.

Vjollca Hoxha ndodhet mes një stuhie të krijuar nga kundërshtarët televizivë, pavarësisht se i japin dorën, por nën dorë e buzëqeshje kanë thikën e pabesisë së konkurencës. Deri diku janë normale brrylat nga konkurenca në një botë pushteti radioteleviziv, ku ndërthuren shumë interesa jo vetëm profesionalizmi. Por nuk është thjesht një konkurencë profesioni, po të ishte kështu do ishte deri diku normale. Janë interesa pushteti, oligarkish, miliardash dhe grupesh ekonomiko-mediatike të cilat ndodhen të ngërthyer me njëmijë fije interesash me pushtetin e radhës. Top Channel, ndonëse me deviacione të pjesshme, por ka qëndruar ashtu siç është krijuar TOP ndaj pushtetit.
Top Channel është një Perandori mediatike. Duan ta thërmojnë nga pak e përditë, me kujdes e djallëzi.

Përballë ka media të tjera që marrin para nga pushteti, bile marrin qindra milionë dollarë në forme lejesh ndërtimi, investimesh, PPP, zona turistike, hotele e gjithçka prodhon pushteti ekzekutiv ndaj pushtetit të medias. Top Channel nuk besohet se ka marrë apo përfituar gjëra të tilla, të paktën do të ishte bërë publike nëse do kishte futur dorën Vjollca Hoxha në thesin e qeverisë, siç bëjnë pala përballë e Top Channel. Nëse i kanë dhënë si Bashki e Tiranës ca kioska shtypi apo për shitje cigaresh nëpër Tiranë, është një tallje me shumë se ndihmë për të mbajtur një gjigand televiziv si Top Channel. Top-i ka ndërtuar vetë një ndërtesë me kredi e me halle dhe po paguan për zyrat e reja televizive, ndërkohë që mediat e tjera televizive, pothuaj të gjitha, kanë marrë qyl nga qeveritë toka, prona, zyra, etj. Top Channel ka gërmuar shpirtin e tij për tu mbajtur gjallë dhe fort në këtë botë televizive dhe kur kryeministri Rama është kthyer në të vertetë siç thoshte Ylli Rakipi në një kryeredaktor të mbi 85 përqind të mediave shqiptare.

Kjo është e frikshme!

Ndaj Top Channel është përballë televizioneve të tjera të cilët kanë shumë para, prona, me shumë mbështetje pushteti ekzekutiv, bile janë bërë njësh. Vjollca Hoxha si “perandore” e Top Channel ka përballë edhe qeverinë, edhe kryeministrin e rradhës, i cili vjen nga media dhe ia di se ku duhet shpuar me trapan për ta sakatuar median e cila nuk nënshtrohet apo nuk bëhet pjesë e oligarkisë së madhe që ka kapur këtë vend.

Top Channel ka një zgjidhje; sulm dhe zbardhje të vertetave të pushtetit, por edhe të konkurentëve të mbushur me para pushteti.

Natyrisht që ikja e Sokol Ballës është një goditje, por nuk është fundi. Ka plot të tjerë në tregun mediatik që mbushin boshllëkun e krijuar, bile edhe mund të jenë më të mirë. Kjo nuk do të thotë se Sokol Balla nuk është gazetar VIP dhe me një zgjuarsi e nuhatje te lindur për gazetar. Por nuk u shemb Roma se iku Koli.

Vjollca Hoxha ka nevojë të tregohet e shpejtë, jo vetëm për këtë ikje, por edhe për lajmet, pasi ndonëse është një gazetar i mirë ai që drejton sot lajmet. Lajmet duan një ikonë profesionializmi dhe kurajo meditiake, që kur të dal sigla e lajmeve Top Channel ministrat apo kryeministri të vrapojnë për të kapur lajmet dhe të rrijnë me zemër në dorë. Sa me shumë “infarkte” qeveritare krijon Top Channel aq me shumë e do publiku, aq me fortë kthehet Top-i si në kohën e Tanit të Topi-t.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

18 komente në “Top Channel: Ja përse u prish Vjollca Hoxha me Sokol Ballën”

  1. nari says:

    Cdo gazetar ,apo cdo njeri duhet te kete te dije parimin e Qarte te kesaj Bote :
    Cdonjeri eshte i Nevojshem dhe Asnjeri eshte i Domosdoshem.
    Ta marre vesh edhe Sokol Balla bashke me Ata qe nik e kane marre vesh akoma.

    1. G says:

      Po per Ramen vlen kjo?

  2. taraboshi says:

    Eh more Sokol duhet me fol me mendjen e gjuhen e pronarit (es) .Nuk mundesh me dhene opinon nga mendja jote por nga mendja e pronares . Ja keto jane medjat ne demokraci . Ju te medjave gjoja te pamvarura bashi namin tuj sha medjat shtetrore ne kohen e socializmit qe te kan kenaqur me programin e vitit te ri duke fillu nga programi i feminjeve tash duhet me pa programe te degjeneruara te Arjan Çanit e çdo program te degjeneruar pa kuptim pa ide mjafton te fitoj pronari por a i ben dem te rinjve apo femijve nuk duan me dite gja .

  3. Ollga Toronto says:

    Po u mbeshtet Topi te Lefsi,ka per te ik per lesh si qeni i rrahur i Saliut,njekohesisht dhe zv/ministri i tij Nikolla.

  4. Vit i ri says:

    Po ju Mero, gati i thoni Vjollca Hoxhes, me merr mua me kete shkrim. E mbyll dot hendeku qe la Sokol Balla? Nuk e besoj, ju jeni tjeter specie. Sokoli ishte dhe eshte i lindur per ate pune. Gjithesesi urime n.q.s te merr Vjollca e Topit. Topi ishte i Tanit por jo i Vjollces.

  5. Miri says:

    Mos u lodhni kot, nuk na e mbushni dot mendjen, Top Channel ka marre fund, eshte bere bajat, nuk e ndjekim me.

  6. Gjino says:

    . Kjo Tanevica, është berë shoqe me
    MONA-çizmulkën. RROFTË LESHELIA👎👎,
    sa TOPIi TANIT, na la.😪😪

  7. vojo kuqi says:

    Top Gjirizi ka qene dhe eshte Zeri Popullit elektronik i Partise dhe qeverise.Me pare se profesionist ne ate gjiriz,duhet te kishe devocion ndaj partise.Krahasuar me vlerat aji nevojtore mediatike,kriminale dhe katunare,ka qene krejt ne krah te pushtetit.Mediokri Nikolle pritka qe gjirizi Top te shemb qeverine.Pallavra.

  8. dhyxb says:

    Ne shoqerine shqiptare,katunare e primitive,Kanali quhet Top.

  9. Flutura says:

    Topin e ka monika meta kokemadhe qe mori shperblim per fund viti nga topi.

  10. sali says:

    Top chanel eshte vene ne sherbim te Lsi.Do ju kete vajtur nanje check atyre

  11. Arber Iliri says:

    Gjithsesi uroj qe media shqiptare te ngrihet ne lartesine e profesionalizmit dhe ndershmerise e panshmerise mediatike te botes se qyteteruar, te jete nje informues i qytetareve dhe ze i tyre kunder padrejtesive te pushtetit dhe pjeses tjeter, kunder genjeshtrs dhe mashtrimit, te largohet sa me shume nga balta e “lajmit te rreme” per qellime te ulta politike ekonomike apo qellimeve te tjera.E verteta e informacionit , analiza logjike e faktit pa anesi e qellim perfitimi eshte kapitali me i madh qe mund te vere nje media e madhe dhe profesionale.
    Uroj qe media shqiptare te arrije te ngrihet ne nje lartesi te pranueshme per nje vend te lire, modern e demokratik.Kjo eshte ajo qe i uroj Top Chanelit dhe gjithe media shqiptare televizive e te shkruar.

  12. XY says:

    Kur ka mbetur politika e politikes, politika editoriale …….te behet nga nje maloko – katunare e Kuksit , mjer ky vend dhe Televizion (Top Channel ) hapu dhe te futemi..Tani hiqe edhe Filipin , hiqe edhe ate ….. dhe beji topin – Topit !!!

  13. Soni says:

    Une propozoj te marrin ne vend te Balles Sonila Mecon.

    1. drejtesia po vjen says:

      JO vetem Sonilen, por dhe Shkullakun, Lubonjen dhe nipin Andi. Mundesisht nje vend edhe per Ylli Rakipin. Keshtu plotesoshet Topi qe ja beri topin nje femer qe sot nuk permbahet: Veshur me te zeza, por poshte me te bardha. Se mos kemi me nevoje per televizione! Sot kemi nevoje per gjera ne natyre.

  14. Meti says:

    Le ti lem nostalgjirat…me verte top chanel deri para ikjes se tanit ishte tv me i ndjekur etj etj…por qe te nesermen e vdekjes se tij filloj lufta per pushtet brenda tv….jan shum largime dhe emerime idjote qe vjollca beri si mbas mendjes se gocave qe e cuan topin ne kte far derexheje…ikja e Kel Jotit me kryesorja….emerimi i drejtorave qe si diplom kan vetem nje patent makine etj….topi esht ne buz te gremines. Shyqyr qe po behet naj lek andej nga digitalb te pakten…

  15. Zzzzzz says:

    IK BJERI ME DORE DUKE SHTREMBERUAR SYTE TANI ….

Lini një Përgjigje te Zzzzzz Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *