Policia jep detaje për ndalimin e militantes së PD-së: Ja si qëndron e vërteta

Policia e Kukësit ka dhënë sqarime rreth ndalimit të Fiqirije Nezaj në pikën kufitare të Morinës pasi rezultonte të ishte person në kërkim pas akuzave për mosbindje ndaj policisë ditën e protestës së opozitës para Parlamentit.

Në njoftimin zyrtar Policia bën me dije se ndaj shtetases është marrë vetëm një deklaratë dhe më pas ajo është lënë e lirë.

Njoftimi i plotë:

Informacion sqarues

Në lidhje me lajmin e publikuar në media mbi ndalimin e shtetases F.N., informojmë se:

Në datë 01.01.2018, në orën 19.30 është paraqitur në sportelin e hyrjes në PKK Morinë, shtetesja shqiptare F.N., 49 vjeçe, lindur në Kukës dhe banuese ne Tiranë.

Per shkak se ajo rezultonte ne sistem “Person në kërkim“, e dyshuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësve të Policisë së Rendit Publik”, parashikuar nga neni 236/22 i Kodit Penal eshte shoqëruar në ambientet e Policisë.

Policia e Kukesit i ka marrë një deklaratë dhe me pas kjo shtetase është lënë e lirë. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...