Demokratët të “lodhur” me tekat e Lulit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Artur Ajazi

Partia Demokratike në opozitë tashmë për mandatin e dytë, duket se po kalon vite të vështira dhe stresante, jo vetëm përsa i takon mënyrës diletante së drejtimit të partisë, por në veçanti mungesës së kurajos dhe guximit qytetar të lidershipit të saj, për të rigrupuar dhe riorganizuar nga e para këtë forcë politike. Viti 2017, do të kujtohet gjatë në gjithë historikun e Partisë Demokratike, si një prej periudhave më të vështira, më të lodhshme, më delikate më të paimagjinueshme të saj.

Kjo pasi varej (dhe akoma varet) fati i mbijetesës politike të një partie e cila ka qenë e para force politike që mori pushtetin pas përmbysjes së sistemit komunist, pasi ka qenë forca e parë politike e cila në fillimet e saj numuronte afro 1 milion anëtarë, dhe që sot ka mbetur me as çerekun e tyre. Kjo rrjedhje ka ardhur graduale, ka ardhur pas gabimeve, dështimeve dhe fajeve trashanike të bëra me dashje dhe pa dashje në një periudhë të mjaftueshme kohore, për të dhënë provat e duhura si lider.

PD prej afro dy dekadash u drejtua me “dorë të fortë” nga Sali Berisha, një figurë sot emblematike e kësaj partie, i cili me të mirat dhe të këqijat e veta, e rrënoi por dhe ribashkoi në kohë rekord atë, duke qenë i vetëdijshëm më në fund, dhe duke e deklaruar se koha e tij si kryetar kishte mbaruar. Ardhja e Lulzim Bashës në PD, ndoshta fillimisht u mendua si një “prurje e re” e katapultuar nga vetë zotit Berisha, si një element konstruktiv që nesër do të ishte një kandidat potent dhe një konkurent i denjë për postin e kryetarit, gjithmonë me mendësi të veçanta perëndimore.

Dhe rasti nuk vonoi, zotit Basha i ra “telebingo” nga ku pas dorëheqjes së zotit Berisha, ai tak-fap do të merrte atë që kishte ëndërruar, postin e kryetarit të PD. Pavarsisht se shumica ishin skeptikë apo edhe diçka tjetër, sinqerisht besoja se Lulzim Basha do të sillte një tjetër frymë në Partinë Demokratike, frymën e bashkimit, frymën e besimit, frymën e ringjalljes e konstruktivitetit, frymën e lirive dhe demokracive ndoshta deri diku të munguara në këtë parti, kryesisht brënda strukturave qëndrore e deri në bazë, frymën e hapjes së partisë për të ftuar elitën intelektuale brënda saj, dhe për ta ngritur cilësisht si forcë politike.

Por isha gabuar rëndë, (dhe jo vetëm unë) isha gabuar në pritshmërinë time për ribashkimin e PD sepse ajo tashmë është e shumëndarë se kurrë, isha gabuar në pritshmërinë time të besimit, konstruktivitetit dhe lirive, sepse sot PD është kthyer në parti bunker, ku nuk mungojnë gardianët që i bëjnë shërbimet e rastit kryetarit të ri kur është nevoja. Tërmeti politik që tronditi dhe shkërrmoqi nga themelet Partinë Demokratike, prej afro 1 viti (duke mos futur këtu 4 vjeçarin e kaluar) ka lënë pasoja të pariparueshme edhe në bazën e kësaj force politike.

Si asnjëherë më parë (pas mbylljes së çadrës së lirisë) pasi pësuan zhgënjimin e parë nga Luli, qindra e mijëra anëtarë dhe militantë të PD, duke mos patur rrugëdalje tjetër, nisën të kërkonin rikthimin e Berishës, një kërkesë që nuk mungon edhe sot. Si asnjëherë tjetër më parë, pasi po konstatonin drejtimin e gabuar të Lulit si kryetar pas humbjes katastrofike në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, baza e kësaj partie nisi të braktiste mbledhjet, forumet, çadrat, protestat, dhe të kërkonte llogari për humbjen, për listat, për afrimin e emrave që nuk i dinin PD as ku kishte selinë qëndrore të saj.

Nën pretekstin “PD duhet të hapet, deputetët do të dalin nga baza”, Lulzim Basha pergatiti terrenin e afrimit të emrave të rinj në listën e tij, të atyre që u kishte dhënë fjalën apo të atyre me të cilët kishte punuar gjatë, kur kishte qenë qeveritar për 8 vjet. Baza e Partisë Demokratike është lodhur me Lulzim Bashën, ka humbur durimin, ka humbur besimin, ka humbur drejtimin, ka humbur vendosmërinë, dhe ndodhet në udhëkryqin më të rrezikshëm të një vendimarrje politike.

Baza e Partisë Demokratike, është lodhur me thirrjet, ultimatumet, ulurimat, akuzat e denoncimet e kryetarit Basha, është lodhur me retorikën boshe të zakonshme, e cila vetëm iniciativë opozitare nuk promovon në politikën aktuale. Por sikur të mos mjaftonte kjo, të “lodhur” ndjehen me kryetarin Basha edhe ata që ai ka fare pranë, duke nisur nga zoti Berisha, i cili me nuhatjen e tij perfekte si politikan i vjetër, tashmë e ka kuptuar se “atij që doli kryetar nga votat e 22 korrikut 2017 , notën më të mirë duhej tja japë baza e partisë” dhe duhet zgjidhje urgjente.

Të lodhur me Lulzim Bashën kryetar PD, janë edhe ndërkombëtarët, me të cilët ai prej muajsh ndodhet në “gjendje lufte”, falë prurjeve të reja që kanë mbushur jo vetëm grupin parlamentar, por edhe korridoret e selisë blu, të cilët zoti Berisha i quajti troç “këshilltarët e këqinj të tij”. Përballë një mase kaq të madhe njerëzish “të lodhur” me zotin Basha kryetar PD, duket se nisja e protestave do të mbetet një tjetër argument bindës, për pamundësinë e arritjes së qëllimit të tyre në raport me situatën reale në të cilën ndodhet opozita sot. Të mendosh për protesta antiqeveritare, kur partinë e ke të trazuar, do të thotë të shkosh me dashje dhe qetësisht drejt dështimit të radhës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Demokratët të “lodhur” me tekat e Lulit”

  1. "BOHOTINA" says:

    Nuk kam gje me artikullin. Mire i ke analizuar. Po nga 2011 deri ne 2013 nuk nuhate dot se ai nuk eshte per drejtues. Ne kete kohe (2011-2013) ai ishte kryetar bashkie qe e zgjati gjumin deri ne 2015. Lexo librin “Balashet” per te kuptuar ç’ do te thote te jesh drejtues. E ke ne biblioteken kombetare.

  2. NJE POPULL says:

    E para parti opozitare qe ja kane dhene pushtetin, se per te mare …..? Dihet se c’far i ka dhene populli , kesaj force politike , dhe natyrisht qe keshtu do katandisej . Perse cuditeni ?!!!

  3. Shigjeta says:

    Me vjen cudi e madhe , se si ne opozite nuk e kane kuptuar akoma ose e kane kuptuar dhe fshihen mbas gishti te tyre , nuk eshte personi , Luli , fistani , fisteku , e keqja dhe tatepjeta qe ata i shoqeron , por eshte politika e tyre , eshte gjthe veprimtaria e tyre qe nga krijimi dhe deri ne ditet e sotme . PD – ja , nuk i solli popullit shqiptar dhe vendit ate qe ajo premtoi ,por qe nje flluske sapuni qe duket e bukur per momenti(vone ajo cahet…. kezhtu qe ne PD kot e kane qe e kane vene me Lulin , jo Luli por as perendia nuk i shpeton ,per arsyet qe thashe me lart. Po te qe problem personi do ta kish mare Saliu drejtimin por e ka te qarte qe po erdhi ne fuqi e ne krye te PD , as 5% nuk do marin . Dhe eshte e keqia e komplet opozites , dhe jo vetem e PD, shikoni dhe LSI nga e keqia ne te keqe vete , keshtu qe mos kerkoni gabimin ne individ , por ne politiken , ne veprimtarine dhe pastaj ne persona ………

  4. tarasi 2 says:

    teket lulit thote?, atij vetem nga mbrapa i teket tani

  5. te rraskapitur jemi jo te lodhur. po zgjati shume kjo situate per 2021 pd merr 21 deputete.

  6. vlora.vlora says:

    O Moterqirat e temes i hiqni viruset nga faqja o gazete bythqirash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *