Fundi i lojrave politike të Prokurorisë

4 Janar 2018, 20:03Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një nga sëmundjet “foshnjore” të Prokurorisë sonë, ka qenë për dy dekada, loja me dosjet me ndjeshmëri të lartë politike, duke i çuar ato gjysmake në Gjykatë dhe duke larë duart me procesin. Kështu ka ndodhur me dosjen e “Rrugës së Kombit”, “Gërdecit”, “21 Janarit”, “Fazlliçit”, “kasetës Meta-Prifti”, e deri tek “Fullani”. Gjithë shpikjet e prokurorisë sonë kanë qenë si të bëjnë zhurmë me të madhe për një dosje dhe si të mos çojnë asgjë thelbësore në gjykatë.

Kjo traditë ka prodhuar së fundi dhe dy ngjarje që kanë rikthyer vemendjen tek Prokuroria. KQZ ka kthyer për informacione plotësuese dosjen e dy deputetëve, mandatet e të cilëve sipas Prokurorisë bien ndesh me ligjin e dekriminalizimit, ndërsa sot Gjykata e Apelit ka liruar djalin e biznesmenit Lefter Sota, të arrestuar për transport të paligjshëm të parave në adresë të kompanisë “Kurum”.

Edhe pse ka një nxitim për t’i interpretuar këto si “kthesë” e prokurorisë, në të vërtetë të dy proceset dëshmojnë të kundërtën: faktin që prokuroria tek ne vazhdon të ketë probleme serioze me formulimin e akuzave, pasi bën më shumë politikë se sa punë profesionale.

Në rastin e dy deputetëve, Prokuroria është përballur me pamundësinë  e KQZ për të gjykuar me aq informacion sa ka, mbi konfliktin me ligjin, ndërsa në rastin e Sotës, gjykata ka vendosur lirinë me kusht, për shkak se prokuroria politikisht ka bashkuar dosjen “Sota” me atë të Saimir Tahirit, e cila mund të zgjasë pa fund.

Dosja “Sota” është e thjeshtë për t’u hetuar. Djali i biznesmenit mund të përballet me ligjin për drejtim të mjetit pa patentë dhe transport të paligjshëm parash dhe kjo mund të hetohej shpejt e të çohet në Gjykatë. Lidhja me dosjen “Tahiri”, është thjeshtë vendim politik, i cili edhe ashtu i ka dhënë boll kosto politike Saimir Tahirit por nuk është vepër penale. Prokuroria duhet ta hetojë dhe ta gjykojë Sotën për dosjen e tij dhe jo ta mbajë peng të dosjeve që ajo ka si objektiv politik.

Në të dy rastet pra kemi vazhdimin e atavizmës së përdorimit politik nga e cila vuan Prokuroria jonë.

Dhe nuk është hera e parë që prokuroria vepron kështu. Në gjithë çështjet me ndjeshmëri të lartë politike, Prokuroria jonë ia ka marrë dorën dhe vepron njësoj. Bën sikur gjen prova të forta, ngre tym, çon dosje jo profesonale në gjykatë, pastaj thotë “i liroi gjykata”.

Ky në fakt është kulmi i përdorimit politik të prokurorisë, shpesh me vetëdashje për të qenë poltikisht korrekte.

Ndryshimet në prokurori dhe fillimi i reformës në drejtësi duhet t’i japin fund kësaj metode pune, e cila nga një anë tenton të nxjerrë “heronj” ca prokurorë sharlatanë dhe nga ana tjetër bën dëme të mëdha politike.

Asnjë çështje e rëndësishme e politikës dhe korrupsionit këto dy dekada nuk është hetuar me seriozitet nga prokuroria, por gjithmonë është bërë zhurmë e madhe dhe në gjykatë ka shkuar “asgjë”, duke ja përcjellë “topin” njëri tjetrit. E njëjta situatë është dhe në dy rastet e fundit. Është vazhdimi i simptomave të përdorimit politik të prokurorisë që duhet të marrë fund dhe jo ndonjë ndryshim politik i prokurorisë. Ndryshimi duhet të fillojë!

 

6 komente në “Fundi i lojrave politike të Prokurorisë”

  1. Kombi says:

    DO TE VAZHDOJ TE KOMENTOJ ,QE WETINGU ,REFORMA NE DREJTESI ESHTE NJE BRIME NE UJE .

    1. O Mero Gazeta jote online ka virus.

  2. selfo says:

    Jo Mero, nuk jam dakort me ty !
    E fillove shume dobet analizen politike kete vit, kur ne shpresonim se do te ishe me i shtrire ne analize dhe me i thelle ne perfundime.
    Ty thua se prokuroria “….ja ka marre doren atavizmes se perdorimit politik…. ”
    Jo ! Ne momentin e pare eshte qoka qe prokuroria i ben politikes, zbatimi i porosise saj. Dhe ketu mbaron detyrimi me politiken.
    Me tej ajo vazhdon ne boten e erret te korrupsionit dhe pazareve milioneshe me trafikantet, me skuadrat apo individet te cilet here ne bashkepunim te heshtur e here te zeshem (brenda e jashte politikes dhe prokurorise) realizojne projekte me objektiva te qarte pse jo dhe politike.
    Nuk mund ta quash pa qasje te mirefillta politike lojen e Gashit – Prokurores se fameshme te dekriminalizimit te politikes shqiptare. Nuk eshte e rastesishme qe te gjithe te inkriminuarit i perkasin nje krahu politik, kur dihet qe krahu tjeter eshte eshte koke e kembe i inkriminuar, pse doli tani e jo me pare problemi Rrehovica, pse propozohet kandidature e vtme ne institucionet e larta te kontrollit te Drejtesise, etj.
    Ne gjykimin tim, Mero, PROKURORIA DHE PROKURORET, natyrisht jo te gjithe, jane nder institucionet dhe individet me te rrezikshem te shoqerise shqiptare .
    Qysh nga Alush Dragoshi, Fatos Dervishi, … Gjokutaj, Rakipi, Sollaku, Ina Rama, Adriatik Llalla, Petrit Fusha, etj. jane pergjegjesit e degradimit te sistemit te drejtesise.
    Askush nuk e beson se keta njerez perfshi dhe gjyqtaret e te gjitha niveleve, jane me budallenjte e shoqerise, qe i perdori politika e kriminalizuar. Dhe kush politikane, ata qe nuk lidhin dot dy llafe.
    Njeriu i ndershem dhe profesionisti dinjitoz ka ne dore nje arme te fuqishme para presionit “DOREHEQJEN DHE PRONONCIMIN PUBLIK”, te cilen asnje nuk e perdori. A thua se ketyre u rrinim me kobure te koka ?
    Jo, z. Mero prokurore dhe gjyqtaret shqiptare nuk jane viktima te politikes, por jane partneret me te rafinuar te saj ne sipermarrjen per tu pasuruar pa c’ka se jane duke shkaterruar nga themelet kete vend ku ne kemi vendosur te jetojme.

    1. Arben says:

      I ke renë pikes mor bir.Prokuroret dhe gjykatesite tane jane te ngjashme me hienat be xhunglen e korrupsionit te qendisur nga merimanga politike me sali kriminelin si arkitekt te shkaterrimit te Shqiperise e gjer tek zyrtari me I thjesht e me idjot qe paguhet me taksat qe paguajme une ti dhe gjithe shoqeria jone.Ndoshta I vjen fundi ketyre qelbesirave qe kerkojne te sulmojne kundershtaret me çizme e me shashka tymuese.

  3. Laku says:

    Si shume je nxituar ne kete shkrim o Mero i pa varuri.Lere ta tregoje veten Shota pastaj fol.Se edhe Saliut i thurje lavde me 24 ore,por tani duket se je bere pishman.Mos u vjas Mero djali se te del boja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje