Gjuetia e peshqve të mëdhenj

4 Janar 2018, 15:05Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Sipas një leximi të lirë të novelës “Plaku dhe deti” i Ernest Hemingway (1954)

————

Kuptimi alegorik dhe filozofik i “Plaku dhe Deti” rreshket nga duart. Ai behet sa i pangurtesueshem ne cilindo nga kuptimet qe mund t’i jepen atij nga kritiket apo lexuesit, aq sa edhe mbetet lehtesisht i adoptueshem per ta orientuar njeriun ne te gjitha llojet e halleve dhe dramave te tij konkrete te perditshme.

Ne fakt, cfare simbolizojne peshkatari i vjeter dhe peshku i stermadh?

Filozofet do te thoshin se jane dy te kunderta, te cilat ndeshen midis tyre duke i dhene konfliktit forma dhe permbajtje historike te ndryshme qe nuk i ngjajne aspak njera-tjetres. Te kunderta qe kurre nuk mund te izolohen prej njera-tjetres dhe s’e leshojne njera-tjetren. Historiani do te thoshte se ata simbolizojne ne fakt dy masa te medha luftetaresh qe perballen durueshem midis tyre ne nje beteje percaktuese te zhvilluar ne mes te nje fushe te pezhitur. Psikologu do te na propozonte qe pas tyre te shihnim ndeshjen midis motiveve te kunderta, midis pasionit dhe veshtiresive, pershembull. Gazetari dhe analisti i politikes se dites do te thoshte se, ne fakt, aty mund te kemi te bejme me dicka qe i ngjan tensionit dhe bashkekzistences midis grupimeve politike te kunderta.

Ekonomisti do te thoshte se simbolika e Heminguejit me shume i ngjan marredhenieve midis punetorit dhe pronarit. Juristi do te shprehej se ai e kupton ate me shume si nje lufte te drejtesise me korrupsionin. Ndersa psikanalisti do te magjepsej ndofta nga kundershtia peshkatar-peshk duke thene se po kaq obsesionale jane edhe marredheniet njerezore nen ndikimin e nxitjeve te tyre libidinale. Studiuesi i marredhenieve politike nderkombetare do te thoshte se ne te gjithcka i ngjan ne fakt rivalitetit midis faktoreve nderkombetare qe here pas here angazhohen midis tyre ne beteja te stergjata, thuajse te pafund, dhe qe kane nevoje per njeri-tjetrin per te mbijetuar dhe per te zoteruar hapesirat qe i konsiderojne si territore apo si zona te tyre te influences.

Nuk jetohet pa rivale. Pa rivale jeta mbaron – do te thoshte nje partizan i teorive te seleksionit natyral te specieve po te gjykonte per armiqesite e sotme te medha nderkombetare. Politologu mund te na ndihmoje gjithashtu duke u shprehur se peshkatari dhe peshku ne fakt simbolizojne burokratin qe pasi e ka mberthyer fort kolltukun e tij ne administrate nuk shkeputet per qamet prej synimit per te bere karriere. Kritiku i artit mund te thoshte se peshkatari simbolizon artistin qe pasi ka kapur nje teme artistike te madhe, dashurohet pas saj, dhe e konsumon pafundesisht deri ne raskapitje. Kuptimet pra mund te jene te pafundem.

Peshkatari i vjeter terheq peshkun qe ka ngrene karremin bashke me grepin, duke e lidhur fillin e peshkimit pas supeve, perndryshe peshku gjigant, me levizjet e tij te fuqishme, do t’i shpetonte menjehere nga dora. Peshku kerkon te ike, por ne ikje e siper terheq pas peshkatarin me gjithe varken e tij. Nje skene ne thelb e palevizshme. Terhiq e terhiq. Terhiq peshkatari e terhiq peshku. Duket megjithate se ka edhe nje levizje. Varka e vogel, peshkatari dhe peshku formojne nje te tere te vetme qe vozit kerkellueshem neper oqean.

Ernest Heminguej na thote se peshkatari i vjeter i ve emra te ndryshem mases se pafunteme te ujit qe e rrethon, ne varesi te gjendjes se tij psikologjike. Kur eshte i nervozuar me te dhe me fatin e tij, e quan masen e stermadhe ujore me nje emer te gjinise mashkullore, e quan si nje rival burreror “the ocean), ndersa kur ka shprese se perpjekjet e tij do te kurorezohen me sukses, kur mbushet me optimizem dhe kenaqesi, ujin e therret me nje emer te gjinise femerore, te bute, e quan “al mar). Gjithcka ndodh midis rivalitetit dhe dashurise, midis “the ocean” dhe “al mar”. Ne fakt, bota dyzohet. Nuk jetojme perhere ne te njejten bote, ndonese ne vetvete ajo mund te mbetet e njejta. Veshtrimi yne i transformuar e ndryshon krejt pamjen e botes, aq sa ajo behet e panjohshme per shikimin tone te meparshem.

Per nje kohe shume te gjate, midis peshkatarit, varkes se vjeter dhe peshkut marredheniet mbesin te njejta, ne ekuiliber. Asgje nuk ndryshon. Duket se ka nje rrjedhje kohore brenda nje kohe stermadhe qe duke mos ndryshuar, behet, ne fakt, nje pakohe e madhe, nje ikje fatale e kohes prej qenies. Midis levizjesdhe mosndryshimit, ai qe transformohet ne te vertete eshte kuptimi i ndryshem qe peshkatari i jep ndeshjes se tij me peshkun.

Peshkatari mund te shkonte per te gjuajtur peshq relativisht me te vegjel, duke lundruar ne thellesi me te vogla, ashtu sikurse benin te gjithe miqte e tij, ata qe jetonin si ai me tregtine e peshkut. Por, pasi e ka provuar per dhjetera e dhjetera here dhe nuk ka zene asgje javet e fundit, pasi e ndien se mosha iken shpejt, pasi eshte plagosur ne seder per nje fat qe nuk e ka ndihmuar shume ne gjueti, ai eshte pothuajse i detyruar te shkoje me larg, ne thellesite e oqeanit, pikerisht aty ku jetojne peshqit stermedhenj. Ose nje peshk gjigant ose asgje. Ne fakt, duke ndjekur peshkun, ai eshte futur shume thelle ne brendesi te oqeanit, aq sa edhe brigjet nga eshte nisur nuk i dallon dot me. As varkat e peshkatareve te tjere qe vozisin me prane cektesires nuk i sheh me fare. Realiteti tokesor ka mbetur larg tij, po ashtu i eshte larguar pafuntesisht bota e te tjereve. E gjithe vemendja e tij eshte perqendruar tek peshku i madh qe ka rene ne grepin e tij.

Nga ana tjeter, edhe peshku stermadh i fuqishem ka uri. Edhe ai nuk mund te kenaqet me pak ushqim dhe ka rene pothuajse fatalisht ne grepin e peshkatarit. Beteja eshte angazhuar fuqishem nga te dy anet. Paksa fatalisht, paksa rastesisht, sic ndodhin te gjithe gjerat e kesaj bote ku asgje nuk mund te jete ndryshe nga cfare eshte. Peshkatari dhe peshku jane nderfutur ne nje beteje te madhe duke perjetuar dramen e nje ndeshjeje te pafund, nderkohe qe perreth tyre, behen vetem beteja te vogla, te pjesshme sikurse ato aktet e shkurtera te pjeseve teatrale qe s’kane te bejne me dramat klasike. Perreth ka vetem peshkatare te dores se dyte, hallexhinj qe duan vetem te mbijetojne dhe qe gjuajne vetem peshq relativisht me permasa jo te medha, qe gelltisin grepa te vegjel dhe ku lekunden karreme modeste. Andej nuk ka drama. Perreth luftohet vetem per fitore te vogla, me rezultate te pjesshme, nga pak por shpesh. Hidh grep te vogel e kap peshk te vogel.

Kurse ketu, ne rastin tone, drama eshte e madhe sepse edhe peshkatari eshte nje mjeshter qe e di mire zanatin e tij, kembengules dhe qe provon shansin e tij te fundit ne oqean, por edhe peshku eshte i jashtezakonshem nga permasat dhe fuqite e tij. Peshkatari terhiq dhe peshku stermadh terhiq. Nata e pare eshte njesoj si dita e pare dhe dita e dyte eshte njesoj si dita dhe nata pararendese. Keshtu koha ndjek kohen ne nje gjendje thuajse te pakohe ku peshkatari, barka dhe peshku jane fiksuar ne nje konjukture qe sterzgjatet pa fund.

Te gjithe kane rolin e tyre ne nje ansambel te tere qe zhvendoset mbi oqean pikerisht sepse te gjithe elementet e tij, ne fakt, jane ne ekuiliber teper te ngurtesuar me njeri-tjetrin. E tera mbetet e ngerthyer ne nje ekuiliber qe nuk ndryshon sepse te gjithe levizin ose terheqin pothuajse barazimtarisht ne ane te kunderta. Peshkatari ka rrotulluar fillin e peshkimit perreth supeve te tij, ka mbeshtetur shpatullat ne njeren ane te barkes dhe shtyn me kembe anen e kundert te saj me qellim qe te perballoje forcen e pamate te peshkut qe kerkon te ike. Peshku, aq me pak mund ta leshoje grepin qe tashme ka ngecur diku midis gojes dhe fytit te tij. Ne mos sot neser, ai do ta kafshone karremin sepse ka pasur uri dhe trupi i tij stermadh ka nevoje per ushqim perndryshe shkon ne fund te ujit perjetesisht. Si mund t’i shpetoje grepit qe ka gelltitur? Duke u hedhur mbi uje dhe duke bere levizje te cuditshme ne ajer, por qe ne fakt mund t’a ndihmojne qe gjate ndonje kercimi mbi siperfaqen e ujit grepi t’i dale nga goja dhe ai te vazhdoje jeten e tij lirshem.

 

Peshkatari i vjeter e kupton se peshku eshte jo vetem i stermadh, i papare deri me atehere, por edhe i vjeter ne moshe. Ai duhet te jete kapur edhe here te tjera ne grep dhe duhet te kete shpetuar. Ka pervoje ne keto pune. Nuk eshte ndonje peshk i vogel budalla qe nuk di se c’eshte te renit ne grep. Prandaj edhe hidhet. ” Mos u hidh peshk, mos u hidh ! ” – flet me vete me ze te larte peshkatari i vjeter. Por, hedhjet dhe kercimet mahnitese mbi ujin blu te oqeanit duke treguar bishtin e vet te bukur, gjigant, jane te rrezikshme edhe per vete peshkun. Ai e di mire kete sepse grepi mund te hyje akoma me thelle ne mishin e tij dhe te behet perfundimisht i paheqshem, pergjithmone. Peshku ka karemin ne goje prandaj nuk ushqehet dot me, per rrjedhoje ka uri. Atij nuk mbetet asgje tjeter per te bere vecse te ece ne menyre te njetrajteshme duke e zgjatur pafund betejen e tij me peshkatarin, duke shpresuar se ky i fundit do te lodhet ose filli do te keputet duke e lejuar pastaj te gelltise karrem, grep e fill bashke per t’i tretur ne stomakun e vet te fuqishem.

Peshku terheq peshkatarin, peshkatari kapet pas fillit duke mbeshtetur kembet fort ne fundin dhe anet e varkes, e cila leviz duke u terhequr nga tensioni midis dy qenieve te gjalla qe nderluftojne me njera tjetren. Pas oreve te tera, terhiq e mos e keput, ndeshja midis peshkatarit dhe peshkut e kapercen kufirin e nje rivaliteti te thjeshte qe ndertohet vetem per ndonje aresye te caktuar, te lidhur thjesht me ndonje nevoje. Vec aresyes bindese te fillimit, tanime midis tyre fillon edhe nje gare ne formen e nje ndeshjeje futbolli ose boksi. Gjithkush desheron te mase forcat e veta per te pare se sa i forte eshte. Jeta eshte gare, eshte ndeshje dhe ne kete ndeshje gjithkushi pohon veten, zotesine, inteligjencen, durimin, qendrueshmerine e tij. Ka ne fakt dicka te ngjashme, te perbashket sa here dy ose me shume rivale masin forcat e tyre ne beteja, ne gjyq, ne maratone, ne ndeshje futbolli, ne zanat, ne tregti, a kudo.

Deshira per ta mundur tjetrin shprehet kudo. Ne cdo rivalitet ka edhe nje permase sportive, nje fare loje te paqellimte, qe lidhet me gezimin per te fituar ne vetvete. Peshkatari ne castet me te veshtira te dyluftimit te tij me peshkun sjell ndermend idhullin e tij, futbollistin Di Magio qe shenon gola vendimtare per ekipin e tij. Ne kllapine e pagjumesise dhe te rraskapitjes, i kujtohet gjithashtu nje ndeshje te rende sportive qe kishte bere dikur me nje neger: Cili do t’ja perkulte krahun tjetrit ne nje prove force? Te dy kishin ndejtur gjithe pasditen dhe naten, me berryla te vendosur mbi tavoline duke i shtyre parakrahun njeri tjetrit per t’ia shtrire ate mbi tavoline. Perreth qendronin pa gjume njelloj si ata dhjetra spektatore – peshkatare. Shihnin, vinin baste dhe porosisnin birra te ftohta. Ekuilibri ishte pothuajse i plote. Asnjeri nuk jepej.

Gjate nates u ndodhte te flinin nga pak duke i shtyre vazhdimisht parakrahun tjetrit. Ashtu hanin duke u ndeshur, flinin duke u matur, duke u perleshur mendonin per gjëra te tjera. Ndeshja ishte bere natyra e dyte e tyre. Nuk e vinin re, aq shume ishin mesuar me te. Nuk i pengonte per te bere gjera te tjera. Ne mengjez duhej te dilnin ne oqean per te gjuajtur. Dikush duhej te fitonte. Peshkatari kishte bere nje perpjekje te fundit mbinjerezore dhe dora e negrit kishte rene mbi tavoline. Tamam ne kohen e duhur, kur dielli po lindete dhe te gjithe peshkataret duhej te shkonin ne gjueti.

Ne cdo ndeshje serioze ka nje element loje, sporti, gare. Dhe ne cdo gare ka spektatore. Ndeshja s’ka kuptim pa spektatoret, te cilet qendrojne me syte e ngulur mbi rivalet qe nuk pushojne se maturi forcat e tyre. Po edhe rivalet nuk ka kuptim te ndeshen ne nje gare sportive jashte syrit te spektatoreve. Keta te fundit shpesh shnderrohen ne tifoze. Bertasin, inkurajojne, vene baste, grinden me njeri-tjetrin, enderrojne per fitore. Por asnjehere nuk zbresin ne fushe per te luajtur. Ata mbeten gjithe kohes spektatore, e shumta tifoze. Mund te jene me njeren pale po aq sa mund te behen edhe me palen tjeter. Pa ndonje arsye te percaktuar mire. Ndonjehere thjesht vetem per nje teke. Pastaj, ne nje ndeshje tjeter vene baste per palen e kundert. Bertasin, grinden, bejne bè per te sikurse kishin bere per kundershtarin e tij me pare.

Ndeshja e peshkatarit dhe e peshkut fillon si nje ngjarje e detyruar nga nevojat e te dy paleve per nje matje masive forcash. Pastaj vazhdoi si nje beteje sportive, si ndeshje, si gare. Me pas ndryshon pamjen e vet perseri ne penen e Heminguejit. Peshkatari pas shume oresh, me ne fund e sheh per here te pare me sy trupin gjigand, te skulpturuar, te shndritshem te peshkut. Peshku ka dale ne siperfaqe per disa caste dhe pastaj perseri eshte larguar ne thellesite e ujit. Kurre nuk ka pare si ai. Mrekullohet pas tij. Deshira per t’a patur te zene me grep ne barken e tij, eshte e madhe. Ajo eshte e fuqishme po aq sa gjigand eshte edhe vete peshku i rene ne grep. Peshku grumbullon po ashtu te gjitha forcat dhe zotesine e vet per t’i shpetuar peshkatarit. Ai e ndjen se ka te beje me nje mjeshter te zotin qe e njeh mire zanatin e tij.

Sa me shume njeh zotesite e peshkatarit, aq me shume perpiqet te beje veprime te zgjuara per te shpetuar. E njejta gje i ndodh edhe peshkatarit. Ai do t’a kape peshkun sepse i pelqen, sepse e vlereson. E urren sepse e admiron dhe e admiron sepse e urren. Kundershtari zgjidhet ne varesi te vleresimit qe dikush ka per te. Sa me i veshtire qe te zgjidhet kundershtari, aq me i madh eshte vleresimi edhe per veten. Zakonisht zgjidhen si kundershtare ata qe vleresohen. Me qeniet e paperfillshme eshte e kote qe te ndeshesh. Luftohet rivali qe vleresohet si i tille. Ne kete menyre cdo ndeshje kryhet ne nje mjedis krejt paradoksal, krijuar nga cifti kontradiktor admirim-armiqesi. S’ka pra armiqesi pa admirim dhe nuk dihet nese mund te kete admirim pa ngjallur ne mos armiqesi, te pakten, xhelozi.

“Ti je vellai im, megjithese une jam i detyruar te te kap me grep dhe te te coj ne treg per te te shitur. Por, ti je nje qenie shume e afert me mua” – i thote peshkatari me ze te larte peshkut. “Une prej teje jetoj. Ti je qenia me e domosdoshme per mua. Po ja, c’te besh, une me ty mund te luftoj dhe ty duhet te te mund. Te afermin tim. Hena dhe dielli jane larg. Ata nuk jane te afermit e mi, megjithese jane sublime dhe madheshtore. Por, une nuk kam nevoje per ta ne jeten time te perditshme. E per pasoje, perse duhet te grindem dhe te ndeshem me ta?” – vazhdon te flase me ze te larte peshkatari ne mes te oqeanit. “Asnje arsye s’kam per t’u ndeshur me diellin dhe henen”.

Dita e trete e peshkimit celet bashke me rrezet e para te diellit qe bien mbi oqean. Masa e ujit qe eshte pothuajse krejt e erret dhe e zeze, pergjate nates nis pak e nga pak te marre nje ngjyre me te hapur, derisa nis te shkoje drejt nje bluje te thelle. Peshkatari sheh se peshku vazhdon te ece papushim. Por edhe peshku gjigant duket se ndihet i lodhur. Terheqja qe i ben fillit eshte me e dobet. Kete peshkatari e ndjen ne tendosjen e muskujve te krahut te tij. Ai eshte peshkatar qe ka dhjetera vite qe shkon ne gjueti dhe i di te fshehtat e zanatit.

Shpeshhere, peshku terheq fort. Nje peshkatar i ri, ne kokefortesi e siper, do t’a terhiqte po aq fort nga ana e kundert. Do te kujtonte se ne kete menyre do ta mbante peshkun nen kontroll ose do te arrinte qe ta bente grepin te futej me thelle diku aty ne gojen, ne gryken apo stomakun peshkut, duke e kapur perfundimisht ate. Por, peshkatari me pervoje e di qe pikerisht ketu gabojne te rinjte, ata qe nxitohen. Duke u tendosur, filli mund te rrezikoje te keputet dhe peshku iken bashke me grepin ” neper dhembe “. Peshku i zgjuar pikerisht kete kerkon, te provokoje. Prandaj sa here qe ai e terheq me me shume force se sa duhet fillin, peshkatari ” leshon pe ” duke e lene fillin te lire ne menyre qe tensioni i tepert midis tij dhe peshkut te mos coje ne nje keputje perfundimtare te lidhjes se tyre reciproke. Peshku iken disa metra me larg, por ne fakt mbetet gjithnje aty nen kontrollin e dores se peshkatarit.

“Peshku po terheq gjithnje e me dobet”-, konstaton peshkatari i lodhur. “Kemi tre dite pa fjetur te dy bashke. Vetem dremisim. Atij po i shterohen energjite, por edhe une s’jam me pak i lodhur”. Nderkaq paprimtas, peshkatari sheh se peshku nuk leviz me dhe deti ka marre rreth e rrotull barkes nje ngjyre blu, qe perzihet me te kuqen. Eshte nje perzjerje e ujit te oqeanit me gjakun e peshkut. Eshte koha per t’a mbledhur fillin. “Jepi,- i thote vetes peshkatari i vjeter,- puna kryesore u mbarua, ajo e mjeshtrit, tani ka mbetur per t’u bere vetem puna e ” skllavit “”. Duke terhequr pareshtur fillin, e solli peshkun afer varkes.

Sigurisht qe ne varke nuk mund ta ngarkonte, sepse ai ishte shume me i madh se ajo. Atehere e lidhi pas anes se jashtme te saj duke e lene trupin e peshkut gjysme ne uje, dhe gjysme te nxjerre jashte ujit. Nuk e ka te veshtire te gjeje se ne c’ane eshte bregu. E di thuajse permendesh drejtimin qe duhet te marre. Me nuhatje. Rregullon velen me qellim qe era te fryje mbi te per ta cuar varken ne breg. Duket se gjithcka ka mbaruar me sukses. Ndihet i lodhur, i drobitur, por ka ndjenjen e suksesit qe e ndihmon per t’u mbajtur. Ben llogarite se sa peshon peshku gjigant dhe sa mund ta shese ate ne treg. Rezultati duket marramendes. Asnjehere nuk eshte kapur nje peshk si ai ne ate zone. Ai eshte kampion. Emri i tij do te mbahet mend jo vetem per betejen me negrin. Edhe Di Magio do te ishte krenar per te si kampioni per kampionin.

Por, ndodh dicka e papritur. Peshkaqenet nisin te mblidhen rreth varkes. Ndiejne qe aty ka ushqim per ta dhe nisin te sulmojne trupin e peshkut te zene ne grep. E sulmojne nga koka, nga bishti, nga ijet e trupit stermadh. Peshkatari eshte i pafuqishem per t’i debuar peshkaqenet e vegjel qe perfitojne nga fakti se ai nuk mund te beje gje kunder tyre. Nuk i debon dot. As peshkun e kapur s’e hedh dot mbi varke. Sa kohe qe peshku i stermadh luftonte me peshkatarin duke ecur gjallerisht ne ujerat e oqeanit, peshkaqenet nuk afroheshin.

Por ata prisnin kur ai te dobesohej per ta sulmuar. Jane qenie qe gjithmone perfitojne nga fitoret e te tjereve. Gjate ndeshjes rrine tinzarisht nen uje dhe pas saj dalin ne siperfaqe duke kerkuar te shqyejne llokmat e gjahut. Te pabese me fituesin, por edhe me humbesin. Peshkatari i lodhur sheh me dhimbje copat e trupit te peshkut qe shkeputen nga sulmet e peshqve grabitqare, duke u perpjekur te llogarise me mend se sa peshe humbiste gjahu i tij prej cdo sulmi. S’i mbetej vecse te lundronte sa me shpejt drejt bregut te oqeanit, per ta mbrojtur gjahun e vet nga sulmet. Eshte thuajse i mpire nga lodhja dhe nga pagjumesia kur arrin ne breg. E ndihmojne per te shkuar ne barraken e tij, ku bie ne gjume te thelle duke pare enderra me luane. Atje tej, lidhur pas varkes se vjeter qe llokocitet ne cektesiren e bregut, duket skeleti i bardhe i nje peshku gjigant.

“S’kam pare kurre te tille, kaq te madh. Si quhet ai peshk?” -deshiron te dije nje turiste duke pyetur kamarierin e tarraces se kafenese perballe.

3 komente në “Gjuetia e peshqve të mëdhenj”

  1. "BOHOTINA" says:

    Profesor kete esse dhe ate te pishes i ke qare. Bravo. Kush ka mend le ta kuptoje analogjine…

  2. tomsojeri says:

    O profesor trapi na cacve trapin me kte shkrim !! Per ke e shkruan or teveqel qe paske lajthitur fare !Spo mar mundimin te vazhdoj e te lodhem duke te shar sic e meriton se shum me lodhe me “filozofin” e ksaj analize Hemingueiniane per te krahasuar me ate cka dim e shofim fare qart ne Shqiperi ! Shum shum gjat i re or karagjoz, per te mos then asgje se “fshati qe duket sdo kallauz”e peshqit ,te medhej e te vegjel, kan emra ne Shqipri e mos i bjer kaq gjat muhabetit !
    Sapo lexova edhe nje tjeter shkrim @”kush esht peshku i madh”e vetem per peshkun e madh nuk fliste ! Sado qe te perpiqen te na tregojn Hanen per Diell apo te zezen per te bardh kta faqezij ,populli nuk ha ma bar se “filmi” esht i paster e i qart e tja lem ma mir kohes ……..

  3. Fjona says:

    Nje liber i vogel ,prodhoi nje analize kaq te gjate, te cilen mund ta bente vetem Profesor Fuga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje