Kunati zbulon armiqtë e PD duke bërë gati fjalimin për festën e RD

5 Janar 2018, 18:56Antena TEMA

Me rastin e 27 vjetorit të “RD”-së, Kunatit i duhej të përgatiste sot fjalimin e Lulit.

Për hir të së vërtetës, ai nuk e ka lexuar kurrë “RD”-në.

Kur doli “RD”, babai ja mallkonte në shtëpi, se ishte me “Shoqatën” e Enverit.

Më pas iku jashtë dhe kur u kthye më 2005, Luli u bë minister, dhe “RD” nuk i hynte në punë.

Kështu që dinte pak gjëra për të.

Për këtë vendosi të bëjë fjalimin e thjeshtë, nën frymën e vlerësimeve të Doktorit, që “RD” ka thënë gjithnjë të vërtetën.

Vendosi të marrë gjërat më pikante ndër vite.

1991: RD denoncon e para agjentin e Sigurimit, Neritan Ceka dhe kolonën e pestë të komunizmit brenda PD, Gramoz Pashko.

1992: RD zbulon grupin armiqësor në PD, kryesuar nga Pashko, Zogaj, Imami, të cilët u zbuan nga partia.

Po në shtator të atij viti, zbulon armikun Azem Hajdari, të cilit ju hoq imuniteti për t’u dënuar me burg.

1993: RD zbulon armikun Abdi Baleta, si agjent të Sigurimit

1994: RD zbulon agjentin Petrit Kalakula si përfaqësues i së djathtës reaksionare.

1995: RD zbulon poliagjentin Eduard Selami, i cili ishte maskuar si kryetar i PD-së për disa vite.

1996: RD denoncon fort veprimtarinë antidemokratike të Azem Hajdarit, e shpall atë agjent të Sigurimit të Shtetit dhe kërkon përjashtimin nga PD.

1997: RD zbulon 13 agjentë ish- ministra të PD-së, që kishin qenë “kolonë e pestë” brenda PD.

Në krye të tyre, Dashamir Shehi, Genc Ruli, Bashkim Kopliku, Alfred Sereqi, Tomor Dosti, Leka Toto etj.

Armiqtë u diskretituan pa mëshirë, derisa u detyruan të ikin nga PD.

1998: RD zbulon se Albina Karamitro nuk është e vendosur pro Doktorit dhe duhet zbuar.

1999: Zbulohet një grup i madh armiqësor me në krye Genc Pollon, në përbërje të të cilit ishte Ferdiand Xhaferi, Nard Ndoka, Albert Brojka etj.

…Kunatit ju mbush faqja plot dhe nuk kishte më nevojë për koment.

-Këto janë të vërtetat e mëdha që ka shkruar RD, i tha Lulit.

Kështu ka thënë dhe Doktori.

Mbështetu mbi këto fakte…

-Çfarë thua , i tha Luli!

Unë këta të Pollos i kam të gjithë në parti.

Këta të tjerët po aty rrotull.

Si të them që RD ka thënë të vërtetën për këta?

-Epo pyet dhe njëherë Doktorin, se kot nuk e tha ai, tha Kunati.

Mos është ndonjë sinjal që duhet t’i ndjekim sërish nga PD.

2 komente në “Kunati zbulon armiqtë e PD duke bërë gati fjalimin për festën e RD”

  1. bejto gorishti says:

    Me thene te drejte ne fillimet e Saje Gazeta R.D, ka qene nje gazet teper ineresante. Ajo me publikimet e saje beri per vehte po thuaj te gjithe popullin. Por nuk kalun shume kohe, kur sapo Sala hypi ne kolltuk, R.D.ja, u shnderrua po thuajse ne nje leter pa vlere.Sote eshte bere nje pacavure qe po felliq shtypin dhe kulturen SHqipetare.

  2. Fatmir Lohja says:

    Ne fillim kemi qendruar ne rresht, per te blere RD-ne.Per here te pare lexonim nje shtyp opozitar,ne standarte te larta publicistike.Rd e Zp nuk e di nese botohen me sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje