Tritan Shehu “guxon” dhe del jashtë vijës së PD: Investimi në QSUT, një zhvillim pozitiv

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka guzuar që të dalë jashtë vijës së partisë dhe ka përshëndetur investimin e qeverisë Rama që është duke u bërë në godinën e Urgjencës në QSUT.

Në një postim në rrjetin social facebook Tritan Shehu thotë se firmosja e kontratës për vazhdimin e punimeve në godinën e Urgjencës në QSUT është në zhvillim pozitiv.

Postimi i plotë i Shehut:

Firmosja e kontrates per vazhdimin e punimeve per perfundimin e pajisjen e dy kateve te siperme te Godines se Urgjences prane QSUT, ne funksion te Kirurgjise se atyshme, eshte nje zhvillim pozitiv i atij sektori.

Projekti i asaj godine, me urgjencen e dy katet ne fjale te kirrurgjise, ka filluar me 2005.

Ndersa ajo godine me repartet e Urgjences, Terapise Intensive, Imazherise, Qendren e Sterilizimit, Laboratorit etj, se bashku me dy katet e siperme ndertim te pjeshem, e me tej per te avancuar e plotesuar me instalimt, pajisjet etj per 7 salla operacioni, repart te dyte terapie intensive, shtreter etj ne sherbim te kirrurgjise, perfundoi me 2010.

Eshte nje kenaqesi per mua, si nje specialist qe ka lobuar ne gjithe keto vite per avancimin e ketij projekti te rendesishem, te nisur me 2005, te konstatoj se ne muajt ne vazhdim do te procedohet konkretisht me punimet aty.

GEZIMI I VERTETE DO TE JETE KUR TE PERFUNDOJE E TE VIHET NE EFICIENCE. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *