Frika e Dukës për humbjen e “fronit” përshpejtoi datën e zgjedhjeve

6 Janar 2018, 16:51Sociale TEMA

Komiteti Ekezkutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme mori vendimin që zgjedhjet per kreun e ri të institucionit të futbollit shqiptar të zhvillohen pas një muaji.

Data e zgjedhjeve do të jetë më 7 shkurt dhe Asambleja Zgjedhore do të zhvillohet në një nga hotelet në qytetin e Durrësit.

Ajo që vihet re në këtë vendim është data e afërt që Duka ka caktuar për këto zgedhje, çka lë të nënkuptosh se e gjitha është një dinakëri e hapur prej tij.

Një vendim prej dinaku dhe frikacaku që është në favor të tij, pasi u lë shumë pak kohë në dipozicion rivalëve të tij për tu përgatitur në fushatën zgjedhore.

Por, shpejtësia jo gjithnjë është avantazh! Mund t’i jap avantazh edhe kundershtarit.

Shpejtesia e tij me këtë vendim shpreh qartë frikën që e ka zënë se mos zbret nga karrigia ku qëndron i ulur prej 16 vitesh dhe kërkon që të ketë dhe katër vite të tjera në këtë post.

Ende nuk është e qartë nëse kjo datë zgjedhore bie ndesh me rregullat ligjore të UEFA-s pasi nuk ka kohë të plotë fushate.

Deri më tani në garë për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit nuk ka asnjë kandidat zyrtar pasi dhe vetë Duka nuk e ka bërë fakt të kryer kandidimin e tij dhe pse kjo është një lojë pasi “de facto” ai do të jetë në garë për mandatin e pestë pas 16 viteve drejtim.

Një tjetër emër i fortë që mund të kandidojë është dhe ai i Bashkim Finos i cili ende nuk e ka zyrtarizuar nesë do të jetë ose jo në garë për këtë post. (TemA TV)

 

9 komente në “Frika e Dukës për humbjen e “fronit” përshpejtoi datën e zgjedhjeve”

  1. FSHF MAFIA says:

    Loje e mafiozit

    1. Tani says:

      Me Duken dolem ne Europian!

  2. Klejdi says:

    Gara eshte e hapur per kedo qe ka deshire. Duka e ka merituar “fronin” qe quani ju. Futbolli shqiptar ka ecur perpara, ja ku kemi para syve suksesin e fundit Europianin. Kombetarja ne europian ishte nje enderr qe iu realizua shqiptarve.

  3. Sajmir says:

    E mo eee! Frika e Dukes! Keni i jet qe merreni kunder Dukes…tani beni si te papergatitur! Amon, merruni me nai pune, se FSHF-ja e ka bo te veten, me vite!

  4. Genc Turbo says:

    Sh mire thote Sajmiri, nuk keni pune tjeter. Stadiume, europian, trajner super, Europa League, ca doni mo? Po te iki Duka ndonje hajdut do vij. Ky ka bo dhe pun

  5. Tironci says:

    E ka bo Duka i krimit vertet.Ja ka fut mire mafiozi shqipetareve.Ai duhet shporrur sa me pare.Fytyre e urryer jo vetem per sportdashesit por per te gjithe

  6. Arben Sula says:

    nqs ka ndonje kandidat qe sot fillon te pregadidet,nuk esht kandidat qe meriton. po pse mo anuncimin prisnin keta? po pse mo nga kafja do behen president kta?? po ik o kullosni andej nga keni ardh se lat nam per nje partizan dhe flamurtar qe do me dal kampjon doni me bo sallat gjith suksesin e futbollit ton ne franc, stadjume te reja, europa league. ca doni me shum se kaq??

  7. Partizani i vogel velo says:

    tironco, nga kategoria e pare e ke inatin?nderroni president klubi njeher se late nam. dhe policani menaxhohet me mir se ju

  8. syri blu says:

    Ka plote veterane sportiste futbolliste qe nderuan per vite me radhe ngjyrat kuq e zi , le te vezhgojne njerin qe e meriton dhe ta zgjedhin , kjo eshte e vetmja menyre te shkoje perpara futbolli shqiptar pa implikime , korupsion dhe manipulime , na u be si burri i nenes Duka , po dhe Bashkim sufllaqi nuk shkon pas , nuk heqim dore ne nga plerat , na e do organizmi , i mire apo i keq Duka nje gje eshte me se e sigurt , u konsumua , kaq vite ne llum . Kurse Bashkimi , nje lapanjoz nga fryn era , eshte fryre si dordolec . Ku ta cosh Bashkimin neper samite te uefas apo FIFA , sa e shikon te shpifet , pastaj cfare di Bashkimi ?? Thjesht eshte i preferuari i politikes dhe qeverise . Po hiqni dore nga pizevenget , dhe nje here kemi shume futbolliste ose sportiste qe punuan me zell , nuk u koruptuan , zgjidhni nje djal te ri , fusni fryme te re ne federate , jo po hiq mutin dhe ve kaken .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje