Laçi, Mezani: I kënaqur me grupin, presim një qendër-mbrojtës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Laçi rikthehet me shpresa të reja për vitin 2018. Rreth 3 muaj pas emërimit të Gentian Mezanit në stol, skuadra shikon zonën europiane dhe gëzon shëndet të plotë, duke shënjestruar objektiva të rëndësishëm për këtë sezon.

Kurbinasit që i mbyllën dy fazat e para në vendin e tretë me 27 pikë, 10 më pak se kryesuesit e Skënderbeut, e kanë forcuar organikën me 3 blerje të reja, por trajneri Mezani nuk përjashton edhe ndonjë emër të ri në hyrje.

“Ka ardhur Shtubina, Beqja dhe Zogaj, ndërsa jemi në bisedime edhe me një qendërmbrojtës dhe presim të mbyllim marrëveshjen këto ditë. Nuk presim më afrime të tjera, por vetëm të përqendrohemi të pjesa e dytë e kampionatit. Grupi mendoj se është i shëndoshë, me element të rinj, por i gërshetuar edhe me ata me përvojë, Një element pozitiv është fakti që afrimet u bënë shpejt, për t’i pasur në dispozicion që nga dita e parë e përgatitjeve”, u shpreh Mezani.

Në vijim, trajneri vlonjat e pranon se pritshmëritë e tij nga skuadra janë të mëdha për pjesën e dytë të sezonit, duke e pranuar se ekipi tashmë ka arritur të përthithë idetë e tij.

“Normalisht, është vit i ri, por ashtu si në vitin e shkuar, kam dëshirë që të bëjmë mirë edhe këtë vit. Kjo do të na bëjë mirë si për pozitat tona, ashtu edhe për objektivat.

Objketivi i vërtetë i Laçit është Europa dhe Mezani e pranon që Kupa ofron një rrugë më të lehtë, për të siguruar pjesëmarrjen në kompeticionet europiane.

“Jemi një skuadër e re dhe nuk duam t’i vendosim çunat në presion me objektiva. Ndeshja e radhës është objektivi ynë i vetëm, ashtu siç kemi bërë deri tani, me qëllim që të grumbullojmë sa më shumë pikë. Europa është e vështirë si nga kampionati, ashtu edhe nga Kupa, por te kjo e fundit, rruga është pak më e shkurtër”, deklaroi trajneri vlonjat i Laçit.

Laçi është një nga të paktat skuadrat që do ta zhvillojë fazën përgatitore në Shqipëri dhe trajneri i skuadrës kurbinase do të punojë për të forcuar edhe më shumë grupin pasi sipas tij, filozofinë kjo skuadër e ka krijuar dhe tashmë duhet të vazhdojë në këtë rrugë.

“Mënyra jonë e lojës do të jetë gjithmonë ajo, por do të tentojmë ta perfeksionojmë edhe më shumë. Pas 3 muajsh mund të them se skuadra i ka përthithur mirë idetë e mia dhe ka marrë identitetin tim. Çunat më janë përgjigjur mirë në pjesën e parë të sezonit dhe besoj se do të vijojnë të më përgjigjen edhe në vazhdim”, mbylli Mezani.(SS)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *