100 ditët e Ramës dhe a e ka gënjyer ai Bashën më 18 maj

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Shpëtim Nazarko

Mbledhja e asamblesë socialiste ditën e sotme mund të përmblidhet me një fjali të vetme të Ramës. Opozita nuk mund t’i bëjë ndonjë dëm qeverisë, por Shqipërisë.

Përcaktohet kështu ngjarja më e rëndësishme që ka lidhje me qëndrimin e Evropës ndaj Shqipërisë për perspektivën e arritjes së vendit nëpërmjet negociatave që janë afër.

Dëmin ndaj qeverisë apo, më saktë, ndaj pozitës Rama e precizoi akoma më qartë disa ditë më parë në një televizon, kur theksoi, se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin një javë më pas, socialistët do të fitonin jo 74 mandate po 78 të tillë.

Në një plan të gjerë gjykimi, betejat që vijnë pas 100 ditëve të Ramës janë ato me opozitën që kërcënon me fillimin e vitit, protestat masive, fillimin e materializimit të procesit të Vetting-ut, negociatat me Evropën dhe e fundit, por jo për nga rëndësia, ekonomia e vendit.

Referuar të dhënave përgjithësisht të besueshme, do të kemi ngadalësi investimesh në një vit, kur nuk mund të presim më nga të ardhurat që vijnë për hidrocentralet mbi Devoll apo ato të gazsjellësit TAP. Përpara se të gjykojmë mbi besueshmërinë e këtij argumenti të fundit, mund t’i përmbledhim faktorët e tjerë shkurtimisht.

Beteja me opozitën

Nëse do të ishte vetëm beteja pozitë-opozitë, çështja mund të ishte jo shumë e komplikuar. Basha ka kërcënuar me protesta në këtë janar, por sa të rrezikshme janë ato realisht? Kryetari i demokratëve është duke vazhduar brenda rregullave lajtmotivin e një beteje që ai para disa kohësh e përcaktonte nëpërmjet fjalisë. “Nëse të gënjejnë një herë, atëherë fajin mund ta ketë ai që të ka gënjyer, por nëse të gënjejnë për herë të dytë, fajin e ke ti vetë”.

Basha duket sikur i referohet kështu marrëveshjes së 18 Majit, e cila pruri rezultatin më të rëndë për demokratët, ndoshta më të rëndë se ai i vitit ’97. A e ka gënjyer Rama Bashën më 18 Maj?

Vetë besoj se po. Por me rregullën e njohur të Zhanë D’Ark që thoshte: “Thuaj gjithnjë të vërtetën – sepse shpëton nga dy kategori, budallenjtë nuk e kuptojnë dhe të ligjtë nuk e besojnë”.

Ramës i interesonin zgjedhje të qeta për arsyen e ngjarjeve të lidhura me Evropën në planin strategjik. Pra një qeveri që ishte tolerante me opozitën. Për këtë arsye ai nuk i dha 4 ministra, por 7 të tillë Bashës. Dhe bashkë me ta edhe një duzinë drejtorësh. Ku qëndronte realisht thelbi i kësaj “manovre bujare”.

Në planin minimal të arsyetimit, Rama kërkoi të ndante apo të përcaktonte përfundimisht marrëdhënien PD –LSI. Thënë thjesht, i tregoi me gisht Bashës se armiku kryesor për të dy ishte LSI. Më shumë dëme ajo i binte PD-së, sepse duke qenë në pushtet me PS-në, ajo vazhdonte t’i thithte vota PD-së që prej 2009-s dhe akoma më shumë pas 2013-s. Duke mbajtur të ndara frontet dhe duke ditur numrat që kishte në dispozicion nga votuesit e tij, Rama e ftoi Bashën të kthente njerëzit e ikur nga PD-ja te LSI-ja në shtëpi.

Basha e pranoi idenë, por në mes të betejës e ndërroi edhe njëherë marzhin e llogaritjeve. Duke ndalur sulmet ndaj LSI-së, ai ndoshta shpresonte që pas betejës mund të ribëhej edhe një herë koalicion me të, për t’iu afruar 2009. Kjo i kushtoi akoma më shtrenjtë sesa plani fillestar, që synonte shkatërrimin e LSI-së. Asnjë lojtar klasi nuk e ndryshon planin e nisur në mes të lojës. Vetë e kam vrarë mendjen kush e ka gënjyer realisht Bashën, Rama apo Meta…

Përtej teorive konspirative, besoj se 150 000 votave që shtoi LSI-ja në kurriz të PD-së nga viti 2009 deri në 2017 janë shumë të vështira për t’u rikuperuar. Apo thënë ndryshe, për t’u kthyer në shtëpi ata që kanë ikur.

Në këtë plan arsyetimi, Rama ka të drejtë kur thotë se opozita nuk e dëmton dot qeverinë. Para se PD-ja të matet frontalisht me PS-në ajo duhet të zgjidhë hesapet me LSI-në. Si? Kjo nuk është çështje që u përket 100 ditëve, por analistëve apo kritizerëve brenda PD-së, që ende nuk e kuptojnë gabimin e bërë në 2009, e që u thellua në 2013.

Vetting-u

Megjithëse besoj se ai do të jetë i pamëshirshëm për të dy krahët e politikës, pra në të majtë dhe të djathtë, këtu dhe në Kosovë, e bile mund të çojë në shpartallimin e plotë të klasës politike, në një plan të përgjithshëm gjykimi, zor se prej këtij procesi do të shohim ndonjë përparim esencial. Në këto 27 vite tranzicion nuk kemi vetëm kalbëzim të klasës politike, por edhe të segmenteve të tjera të shoqërisë, siç janë mediat, apo shoqëria civile.

Dhe akoma më shumë, nëse nuk kemi përparim ekonomik, format e të keqes do të marrin trajtë tjetër. Për të mos përsëritur Balzakun deri në mërzi. Ligjet dhe morali, janë konvencione që ndryshojnë sipas klimës dhe vendit. Ajo që diku quhet ves, diku tjetër është domosdoshmëri. Ato, në fund të fundit, zbatohen keq kur qeverisja qendrore është e dobët.

Nëse do të besonim se procesin e tranzicionit e udheheqin njerëz të fortë, apo që kanë fuqi mbreti, mund të bënim një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj Ramës. Ai nuk u përpoq që në katrahurën që quhet tranzicion të ushqente krijimin e një elite politike, intelektuale apo universitare, që do të zëvendësonte klasën që po ikën. Qoftë kjo ikje me proces Vetting-u apo thjesht natyrale. Ëshë një nga pikat që për mua do të rëndojë mbi Ramën, kur procesi nesër do të gjykohet në pikëpamje të historisë së zhvillimit të vendit. Rama do të justifikohej ndoshta në planin e të qenët njeri politik, por jo në planin intelektual.

Problemet ekonomike

Investimet do të bien këtë vit. Besoj se edhe pa verifikuar të dhënat e instituteve të specializuara, vërejtja qëndron. Është beteja më e rëndë e Ramës që do të përcaktojë perifrazuar atë vetë, fatin e tij dhe të socialistëve për një kohë të gjatë.

Investimet vijnë kryesisht prej të huajve, prej kapitalit vendës apo vetë shpenzimeve të qeverisë. Nga i presim të vijnë?

Që të huajt të vijnë, duhen ca kushte të thjeshta. Garanci prone, uji, energjie, forcë ligji dhe klasë të kualifikuar punëtore. Nuk e di sa kemi në rregull prej këtyre kushteve. Përgjatë 27 viteve kanë munguar të pesta dhe duhet fuqi kolosale për t’i arritur.

Kapitali vendës e ka të vështirë të ndjekë qeverinë në inisativat e saj. Për të bërë investime të rënda në infrastukturë (veçanërisht për ndërtime rrugësh) duhet të bindësh së pari bankat për fizibilitetin e projekteve.

Shpenzimet e qeverisë, që mund ta përmirësonin këtë histori, janë të lidhura gjithsesi me faktorët e mësipërm. Thënë ndryshe apo me ironi, taksat mblidhen edhe nga ata që investojnë.

Në një gjykim thjesht personal, besoj se Rama pas 100 ditëve të para, këtë pikë të fundit do të ketë vështirësinë dhe betejën kryesore. Kjo betejë kërkon një strategji të një lloji tjetër, thelbësisht më të ndryshme se ajo e paraardhësve, apo thjesht edhe nga ajo që aplikoi ai katër vitet e para të qeverisjes. Po kjo është temë tjetër…

Duke përmbledhur mund të themi se nëse do të duhet t’i japim të drejtë Ramës, në lidhje me opozitën që nuk përbën rrezik, e po ashtu me Vetting-un që do të kryehet normalisht, problemi që lidhet me ekonominë përgjithësisht, dhe ai me investimet në mënyrë specifike, do të jetë problem që do të rrijë mbi kokën e tij si “Shpata e Damokleut”.

100 ditët e Ramës dhe betejat reale që priten më pas…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “100 ditët e Ramës dhe a e ka gënjyer ai Bashën më 18 maj”

  1. Shoku " Shpati " says:

    A e ka genjyer Rama Bashen ne dt….Nuk e kuptoj kete llogjike pa llogjikë ! Vdiqe te identifikohesh si kazan o Nazarko . Po eshte politik o derman , kaq gjë nuk e kupton ? Fleterrufe te kendi I emulacionit te parlamentit urrgjent , te mblidhet kolektivi dhe te diskutojne me frymen e broshures se shokut …..! Mut qeni me lesh dhie !

    1. Peza says:

      Rama nuk genjeu Bashen,por me shume elektoratin e vet!
      Se pari investimet ne vend nuk u bene me prioritet ne ate sektore dhe zona te banuara ku nuk eshte vene dore nga shteti per 27 vjet.
      Shembull skandaloz eshte getoja e Yzberishit (KMY) qe deri me sot jo vetem nuk eshte bere asgje nga Bashkia dhe qeveria,por as nuk thote njeri nje fjale se cfare e kur do vene dore!
      As qeveria e as Bashkia Tirane nuk kane shpallur se cfare to investojne ne te gjithe zonat!
      Perkundrazi ne Tirane jane shperndare fondet sipas interesave imediate elektorale dhe mbi te gjitha eshte ndertuar vetem ose kryesisht ne ato vende ku bien ne sy te te huajve,ambasadoreve,medias etj!
      Shkurt eshte punuar me shume per reklame.!
      Se dyti,ne ISSH nuk eshte vene dore fare nga qeveria duke qene se ky institucion eshte nga me te korruptuarit dhe me te goditurit nga politika!
      Se treti,u mashtruan ushtaraket pensioniste se do te ndreqeshin padrejtesite e bere nga klika Berisha duke miratuar njeri pas tjetrit 4 ligje antikushtetusese,qe ulen pensionin mujor mbi 50%.
      U dha nje lemoshe,por pjesen e luanit qe varej nga shfuqizimi i ligjeve antikushtetuese qe prej vitit 2009 e deri me sot,nuk e dhane.
      Ky eshte mashtrim nga me kriminalet,pas krimit te super armikut te ushtarakeve Sali Serb Berisha!
      Se katerti,qeveria Rama i ka mbyllur gojen shqiptareve duke mos bere pritje populli sic benin udheheqesit e diktatures komuniste,qe nuk po ngopen se shari per 27 vjet!
      Sot ne Shqiperi nuki ke ku ankohesh se jo vetem nuk ben njeri pritje populli,por edhe letrat e qytetareve nuk i ndjek njeri por sa per t’u tallur ia faturojne keto ankesa zyre pas zyre dhe asnje zgjidhje!

      Se pesti,kryeministri ben shume propadande boshe gjoja sikur drejtesine do ta shpetoje Vetingu!
      Ky eshte nje mashtrim i madh!
      Ne radhe te pare zoti Rama duhet te dije( ne se do),qe shumicen e padrejtesive ne Shqiperi e ben administrata shteterore!
      Ne cdo institucion ka juristre,por ata nuk punojne per te mbrojtur ligjin ,por shkeljet e shefave te tyre per rjedhoje vendin e tyre te punes!
      Shembull eshte ISSH ku7 mijra pensionistre kane depozituar kallzimet e tyre ne gjykate duke u rropatur vite te tera dhe per me teper duke e ngarkuar gjykatat me ceshtje fare te lehta,qe mund t’i zgjidhin juristet e saj.
      Me hapur ky skandal duket tek ushtaraket,qe jane te denuar nga i njejti legjislacion apo urdher i brendeshem i Maliqit!
      Nga ana tjeter jane me dhjetra mijra qytetare qe kane mbushur dosjet gjyqesore me ankimet ndaj shkeljeve ligjore te pushtetareve,qofte edhe per shuma te vogla dhe te kuptueshme fare lehte nga nje rrogtar i pergjegjshem,qe kane mbingarkuar gjykatat sepse shteti nuk funksionon si nje piramide normale,por secili punon ne koke te vet!
      Ankohesh tek UKT per nje padrejtesi,drejtuesi i saj te jep pergjigje jo sipas ligjeve,por sipas kokes se tij.
      Ankohesh per ketre drejtues te pa afte tek kryetari i Bashkise Tirane,por vete kryetari,sipas shembullit te kryeministrit,jo vetem qe nuk merret me asnje ankese,por zyra qe ka krijuar per maredheniet gjoja me popullin jo vetem nuk e vlereson kete ankese dhe t’i kerkoje llogari vartesve,por ia delegon prap “ujkut”,qe ta rishikoje ankesen e lepurit,por pa e kuptuar as vete se per cfare shkelje behet fjale,ne se eshte nje rast i vetem apo eshte fenomen ky rast qe ankohet etj.
      Pasi e sheh qe as Bashia nuk beri gje i drejtohesh kryeministrit,por edhe ky jo vetem nuk merret vete me ankesat,por edhge zyra e tij qe gjoja eshte per maredheniet me popullin nuk merret fare me ankesen e qytetareve,por vedhe ky ia delegon ankesen prap “ujkut” sic beri edhe ai rrogtari i Bashkise!
      Ne fund,kur padroni i UKT e sheh qe nuk i kerkoi llogari,ngrifet si gjel dhe vendos:E more vesh se cfare them une eshte ligj?!
      U ankove ne Bashki dhge kryeministri,prap tek une erdhe,prandaj ul koken ose shko ne gjykate!
      Ja pra pse gjykatat mbi 80% te ceshtjeve i kane nga SHKELJET LIGJORE TE ADMINISTRATES SHTETERORE!
      Pra zoti Rama,para se te prese realizimin e “magjise” nga Vetingu,ne se nuk ndreq vetren dhge administraten shteterore,kurre nuk do shpetoje populli nga padrejtesite!
      Se fundi,a e ka te veshtire zoti Rama,qe per te gjitha pushimet e padrejta nga puna qe bejne drejtuesit shteterore,sipas vendimit te gjykatave,te mos i paguaje demshperblimet shteti,por shkaktari qe e ka pushuar punonjesin nga puna?
      Pse nuk e ben kete?
      Ne se do te kishte pasoja te tilla,asnje drejtues nuk do guxonte ta pushonte qytetarin padrejtesisht,keshtu qe edhe ankesat ne gjykate do shkurtoheshin ndjeshem!
      Ka edhe plot te tjera,por kryeministri yne,duke patur perballe nje opozite antishqiptare dhe rrugace,qe nuk merret me hallet e popullit por se si ta rrezoje qeverine qe te hipe vete ne pushtet, ne kulmin e delirit te madheshtise,bashke me kryebashkiakun Veliaj,qe me shume kohe harxhoni per te mbjelle peme sa per te dale ne tv se sa te merreni me ankesat e popullit!
      Edhe Enver Hoxha diktatori dilte 1 here ne vit ne TV o te mjere,kurse ju jeni bere si punonjes gazete apo tv-je!
      Per sa kohe nuk merreni me ankesat e qytetareve,ju nuk do kuptoni kurre se si punojne vartesit tuaj dhe si i sherbejne ata qytetareve!
      Korrupsionin ne administraten shteterore e nxit padrejtesia ndaj qytetareve dhe prapa cdo padrejtesie eshte kercenimi per korrupsion!
      Ankesat e popullit jane oksigjeni qe mban gjalle nje qeverisje dhe jo e kunderta!

  2. borobjka says:

    ke te drejte nazarko.

  3. @autori says:

    Te gjitha hamendesimet apo “levizjet” qe kalkulon shahisti Nazarko rrotullohen ne ate se kush do ta zoteroje fushen e lojes. Me fjale te tjera cili lojtar do te jete me i zoti qe te zaptoje pushtetin dhe te perfitoje sa me shume prej tij. Pra Shqiperia konsiderohet, fatkeqesisht jo vetem nga Nazarko, si nje prone pa zot dhe pa njerez qe jetojne ne te, te cilen e sulmojne per ta pervetesuar politikanet shqiptare. Kush eshte me i forte fiton lojen dhe grabit pjesen me te madhe, duke i lene “kundershtareve” cmimet e mbetura, pa harruar te shperbleje edhe organizatoret e turneut. Kjo llogjike nuk perputhet me konceptin qe e ka aq per zemer propaganda dhe demagogjia e kesaj politike, i cili eshte ne fakt Shteti Demokratik. Ai duhet te jete jo nje fushe loje por nje organizem ne sherbim te popullit. Per sa kohe qe shqiptaret “jane krenare se jane tifoze te ketyre lojtareve”, ne kemi nevoje per nje Protektorat Nderkombetar.

  4. pro says:

    ..nuk besoj se do te kemi nje WATERLOO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *