"Janari i peshqve të mëdhenj"/ Kreu i ri i antimafias italiane së shpejti në Tiranë, takim me Xhafaj dhe Markun

7 Janar 2018, 16:22Kronika TEMA

Prokurori i antimafias italiane Federico Cafiero de Raho pritet që brenda janarit 2018 të kryejë vizitën e parë zyrtare në Shqipëri.

Burime diplomatike bënë me dije për Report Tv se tashmë është rënë dakord që de Raho të vij në Tiranë brënda Janarit.

Ndër vizitat e tij më të rëndësishme do të jenë ato me Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafa, Kryeprokuren Arta Marku dhe ministrin e drejtësisë Etilda Gjonaj.

Prokurori i ri i antimafias italiane i cili mori detyrën në muajin nëntor do të vij në Tiranë për të dhënë mbështetje istitucioneve tona për goditjen e aktivitetit kriminal të narkotrafikut, pastrimit të parave, trafikut të armëve dhe financimit të terrorizmit.

Vizita e de Raho në Tiranë përkon dhe me një moment kyç për vedin tonë ku për herë të parë do të bëhen publike rezultatet e para të Vetting-ut si dhe nisjes së operacionit masiv për sekuestron e pasurive të pajustifikuara që gëzojnë grupe kriminale. (TemA)

5 komente në ““Janari i peshqve të mëdhenj”/ Kreu i ri i antimafias italiane së shpejti në Tiranë, takim me Xhafaj dhe Markun”

  1. says:

    Mafia Italiane merret me riciklimin e mbeturinave në zonën e Napolit.

  2. {sit back and relaks} says:

    Politika Italiane dhe gjykatesi Di Pietro ben kurban Bettino Craxin per te shpetuar klasen e vjeter politike italiane perfshire Andreottin etj. Craxi ishte i korruptuar por s’ishte i vetmi, Craxi u perdor si shantazh per politikanet e vjeter qe te terhiqeshin nga jeta publike politike per ti hapur rruge te rinjve. Marreveshja ishte, terhiquni dhe nuk do ju preket pasuria. Te njejten gje duket se synon ky Vettingu i leshit, te amnistoje hajdutet politikane me kushtin qe ata te hapin krahun. E vetmja pyetje eshte, kush do jete Craxi shqiptar?

  3. {sit back and relaks} says:

    Politika Italiane dhe gjykatesi Di Pietro ben kurban Bettino Craxin per te shpetuar klasen e vjeter politike italiane perfshire Andreottin etj. Craxi ishte i korruptuar por s’ishte i vetmi, Craxi u perdor si shantazh per politikanet e vjeter qe te terhiqeshin nga jeta publike politike per ti hapur rruge te rinjve. Marreveshja ishte, terhiquni dhe nuk do ju preket pasuria. Te njejten gje duket se synon ky Vettingu i leshit, te amnistoje hajdutet politikane me kushtin qe Politika Italiane dhe gjykatesi Di Pietro ben kurban Bettino Craxin per te shpetuar klasen e vjeter politike italiane perfshire Andreottin etj. Craxi ishte i korruptuar por s’ishte i vetmi, Craxi u perdor si shantazh per politikanet e vjeter qe te terhiqeshin nga jeta publike politike per ti hapur rruge te rinjve. Marreveshja ishte, terhiquni dhe nuk do ju preket pasuria. Te njejten gje duket se synon ky Vettingu i leshit, te amnistoje hajdutet politikane me kushtin qe ata te hapin krahun. E vetmja pyetje eshte, kush do jete Craxi shqiptar?ata te hapin krahun. E vetmja pyetje eshte, kush do jete Craxi shqiptar?

  4. shigjeta says:

    Na keni ngopur me llafe dhe premtime ” peshku i madh ” dhe peshqit e medhenj ” shikoni se mos na servirni cironga …..jo per gje po jemi troisur per peshk te madh , sic e shikoj une do shqepemi me sardhele …………

  5. Bushi says:

    Le te vije ne shqiperi jo Italiani,por edhe shejtani,nuk e zbulon dot korrupsionin tek neve.Shqipetaret jane specie e rralle per te vjedhur dhe per te fshehur.Saliu familjarisht, Basha,Meta,jane bijet e djallit,shndrohen si kameleoni,han e pine si pa gje te keq,vjedhin ne sy te popullit,dhe ata thone, qe, nuk jemi ne ata qe vjedhim.Djaj me brire.Prandaj Amerik dhe europa,e kane te veshtire te ç’montojne makinerite e renda te korupsionit ne shqiperi.Ndoshta,mund te jete ndonje fije shprese per popullin shqipetar,qe nje dite te behet reforma ne drejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje