Kukësi, zbulohen rregullat e trajnerit Pacult

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Që Peter Pacult është një trajner të cilit i pëlqen rregulli, këtë e pranojnë të gjithë ata që kanë punuar me të në të kaluarën, por sa do të arrijë që të fusë idetë e tij te Kukësi si në funksionimin e lojës ashtu edhe ne sjelljen e lojtarëve, kjo do të shihet në vijim.

Trajneri austriak që ka marrë drejtimin e skuadrës dhe po e drejton atë në fazën përgatitore në Antalia ka zhvilluar një mbledhje me lojtarët duke i bërë me dije edhe rregullat e tij që dëshiron të zbatohen nga të gjithë lojtarët.

Ai i ka bërë me dije se do të kërkojë zbatimin e orareve dhe në rast se dikush nuk i zbaton ato, atëherë do të ndëshkohet.

Rregulli i dytë ishte disiplina. Trajneri nuk do që në skuadrën e tij të ketë klane mes futbollistëve si dhe ka kërkuar disiplinë sportive nga të gjithë.

Stërvitja duhet të zhvillohet me korrektësi dhe sipas trajnerit do të jenë ata lojtarë që shfaqen më mirë aty që do të luajnë, pa marrë parasysh emrat e tyre.

Tekniku i ka pohuar futbollistëve që pëlqen shumë edhe lojën sulmuese, ndërsa ka kërkuar respekt nga të gjithë për njëri-tjetrin, pasi vetëm kështu ekipi mund të ecë përpara.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *