Një bilanc i munguar i 100 ditëve të “Rama 2”: Kryeministri nuk e shkriu tepsinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Ylli Pata

Diskutimet kryesore në Asamblenë e PS-së, më shumë se plani i ri i “timonit vetëm” dhe një analizë e 100 ditëve të para në qeverisje pa aleatë, kanë qenë një fushatë shtesë e Edi Ramës.

Fushatë për të kërkuar bashkëpunimin e Bashës, fushatë për të sulmuar LSI-në dhe mbi të gjitha fushatë për të thënë “do të”, kur të paktën duhej bërë një bilanc se çfarë është bërë këto muaj.

Dy elementët thelbësorë të strategjisë që Edi Rama shpalosi në fushatën e 25 qershor ishte “çuarja e tepsisë për skrap” edhe projekti “1 miliardë dollar”.

Në 100 ditët e para, e para ende nuk është përfunduar, por në disa raste është zëvendësuar me një tepsi tjetër, kurse projekti i madh as që duket në horizont, megjithëse buxheti i ri u miratua.

Qeveria e re, e vetme prezantoi një strukturë krejt të ndryshme funksionimi, që përbën edhe një reformë të re në administratë. Por përveç ministrave struktura e re nuk është vënë në funksionim në asnjë dikaster.

Ahmetaj ka marrë përveç Financave edhe Ekonominë, por ende nuk ka nisur që ta jetësojë strukturën e re në këto ministri.

Ashtu edhe Gjiknuri, kurse superministrja tjetër Ogerta Manastriliu, që përveç Shëndetësisë ka marrë edhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale nuk ka ndërmarrë asnjë ndryshim për ta bërë siç premtoi Rama “qeverisjen e vogël dhe eficente”.

Përveç largimit të disa drejtorëve të LSI-së që ishin nëposte që gjeneronin para e punësime, asnjë ristrukturim nuk është kryer në këto korporata, ku nuk ka munguar një qasje klienteliste, apo “tepsi” me njerëz të rinj.

Shembulli më i mirë është ai i Mhill Fufit, ish-deputetit të PD-së që me votën e tij “asnjanëse” shpëtoi qeverinë “Rama 1” nga rrëzimi, e i cili është emëruar Drejtor i Transportit Rrugor në Lezhë.

Ka gjasa që për strukturën e re, qeveria të ketë përgjigjen gati, që ajo nis me buxhetin e ri, pra që nga 1 janari i këtij viti. Kjo do të shihet në ditët në vazhdim, por deri tani në 100 ditët e para kjo reformë është ende e panisur.

Ndërkohë për projektin 1 miliardë dollar, që si pjesë kryesore  kishte Rrugën e Arbrit, deri tani nuk është lidhur asnjë kontratë. Po ç’ka bërë “Rama 2” në 100 ditët e para të saj?

Dy janë zhvillimet më kyçe të kësaj periudhe: çështja “Tahiri” dhe zgjedhja e Prokurores së Përkohshme.

Saimir Tahiri, ministri më i përkrahur në mandatin e parë, sot është një person nën hetim dhe i larguar nga çdo funksion në Partinë Socialiste. Ndërsa Adriatik Llalla nuk është më Kyreprokuror i zëvendësuar nga Arta Marku, e cila ka kryer një ndryshim radikal në organin e akuzës.

Sidoqoftë këto vendime kanë qenë më shumë të mazhorancës, deputetëve socialistë e jo të qeverisë, e cila ka në dorë nëpërmjet lëvrimit të fondeve ndryshimin e jetës së njerëzve.

Njeriu më i kuotuar i 100 ditëve në mazhorancë është Ulsi Manja, kryetari i komisionit parlamentar të Ligjeve, i cili zëvendësoi Xhafën duke përballuar presionin dhe arriti të bëjë fakt një proces që deri dje mendohej i paaritshëm, largimin e Adriatik Llallës.

Kurse nga ministrat nuk mund të thuash se kush ka qenë më aktivi apo i sukseshshëm i këtyre 100 ditëve. Të gjithë kanë qenë në hije. Edhe njoftimet e shtypit e dala nga ministritë, këtë periudhë kanë qenë ose sqarime pas lajmeve në media ose budallallëqe për takimet me popullin.

Qeveria “Rama 2” ka zhvilluar disa mbledhje në rrethe të vendit, në Vlorë, Dibër, Shkodër dhe Korçë. Megjithatë deri tani nuk ka pasur asnjë zhvillim apo iniciativë që ka ndryshuar jetën e këtyre qyteteve.

Pas mbledhjeve Edi Rama ka zhvilluar takimet me popullin që janë kthyer në një “gallatë online” me batuta e me hidh e prit.

Për të përfunduar në fund të vitit kur doli i veshur si Babagjyshi tek Ardit Gjebrea. Realisht detyrë e një qeverie nuk është roli i Babagjyshit, pra t’u çojë dhurata njerëzve të veçantë, por të ndryshojë jetën e gjithë shqiptarëve me vendimet dhe fondet që merr nga xhepat e qytetarëve…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Një bilanc i munguar i 100 ditëve të “Rama 2”: Kryeministri nuk e shkriu tepsinë”

  1. ILIRET says:

    Projekti 1 miliarde eshte nje “porllollo”, ose pallavra, ose fjale imzot fjale, ose i perkthyer ne shqip, “pordhe me rigon”.
    -Rama tha: – Ne tetor do te behen tenderat per bypassin e Fierit, Vlores dhe Shkodres dhe do te lidhet kontrata per rrugen e Arbrit…. si dhe premtime te tjera. Kaluan tre muaj dhe asgje. Muaj te tjere do te kalojne dhe perseri asgje.
    – Pra “pordhe me rigon” sepse Rama eshte nje … “fend e ftofme”.

  2. fiqo says:

    Me se e vertete…..jam % i bindur se po te beheshin zgjedhjet neser, jo se do fitonte luli, por keta ministra , copa “mishi” me dy sy, apatike dhe genjeshtare me ne krye nje kryeminister qe ben vetem llogje ne facebook, nuk do te mernin as 20%. Per te mos thene qe njerzit nuk do te dilnin te votonin fare…..turp i madh….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *