Provokon Gjuriç: Derisa të ketë Krishtlindje do të ketë serbë dhe Serbi në Kosovë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric ka marrë pjesë në ndezjen e buzmit (dushkut, ritual i vjetër) të Krishtlindjes Ortodokse në kishën e Shën Dimitrit, në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ai gjatë kësaj ceremonie ka përcjellë mesazhe inkurajuese për serbët, duke i porositur ata që të qëndrojnë në Kosovë, raporton Beta.

“Derisa të ketë Krishtlindje do të ketë serb dhe Serbi në Kosovë”, ka thënë Gjuric në ceremoninë e ndezjes së buzmit, të cilën e ka udhëhequr peshkopi Teodosije, transmeton Telegrafi.

Gjuric më tej ka deklaruar se Krishtlindja është një nga festat më të shenjta krishtere, ortodokse dhe serbe.

“Është veçanërisht e rëndësishme që këtu në Kosovë të thuhet se çdo vit, pra ky, është viti në të cilin luftojmë për mbijetesë dhe lutemi që me mbështetjen e vëllezërve tanë nga e gjithë bota, populli ynë dhe kisha në Kosovë do të mbijetojnë dhe të jenë më të fortë”, tha Gjuric.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Provokon Gjuriç: Derisa të ketë Krishtlindje do të ketë serbë dhe Serbi në Kosovë”

  1. pas says:

    Nuk e kuptoj pse në mediat tona festimi i Krishtlindjeve nga sllavët më 6 janar emërtohet si “Krishtlindje ortodokse”! Sepse ortodoksët shqiptarë, grekët dhe gjithë kishat ortodokse të vendeve të Lindjes së Mesme i festojnë njëlloj si Kisha Katolike dhe kishat protestante në gjithë botën, dmth. më 25 dhjetor. Ndërsa provokimet e Gjuriçit dhe içëve apo viçëve të tjerë tregojnë thjesht se ata i shfrytëzojnë festat fetare për të rifreskuar në çdo rast një politikë barbare, atë të pushtimit të trojeve ku nuk kanë qenë kurrë shumicë, por vetëm të ardhur ose pushtues. Kështu ata kanë pushtuar kishat e Kosovës pasi luftuan me gjithë mjetet mesjetare meshimin në gjuhën shqipe. Historia e 200 viteve të fundit njeh shumë raste kur serbët u kanë vënë zjarrin edhe kishave ortodokse ku nuk pranohej meshimi në gjuhën serbe. Ngjarje të tjera të tilla fshihen në mjegullën e viteve. Mendoj se fjalët dhe përbetimet e kësaj race politikanësh duhen cituar, por duke u nisur nga pozicioni ynë si shqiptarë, jo duke u bërë altoparlant i thjeshtë i agjencive serbe.

    1. beni says:

      Histori e gjat or mjeran kemi dy kalendar,ate gregorian e ate Julian!
      Deri ne vitet 1700ne ishim pjes e kalendarit Julian,me humbjen e patriarkanës se Ohrit ne u kthyem ne ate gregorian njelloj si greket nen vartësi te patriarkanës se Konstandinopojës!
      Krishtlindjet jan sot me kalendarin e vjeter ate Julian?
      E ter skiperia e deri ne Igumenicë quheshe dikur Serbia jugore me imperator Car Stefan dushan!

  2. nje lexues shqiptar says:

    Edhe pastaj , ku qendron e keqia ne fjalet e tij ? Thote vetem te verteten dhe ka plotesisht te drejte . Na mbyti islami ……i shemtuar .

  3. lonil says:

    Ka haruar te thote se besimin ortodoks, Serbet e moren nga SHqipetaret e Kosoves ne periudhen e Bizantit.

  4. beni says:

    Histori e gjat or mjeran kemi dy kalendar,ate gregorian e ate Julian!
    Deri ne vitet 1700ne ishim pjes e kalendarit Julian,me humbjen e patriarkanës se Ohrit ne u kthyem ne ate gregorian njelloj si greket nen vartësi te patriarkanës se Konstandinopojës!
    Krishtlindjet jan sot me kalendarin e vjeter ate Julian?
    E ter skiperia e deri ne Igumenicë quheshe dikur Serbia jugore me imperator Car Stefan dushan!

  5. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    edhe njehere dobicet e sulltan muratit i ”indinjon” serbi e orthodhoxia porse nuk shikojne katandsjen e Kosoves ne nje hale islamikesh qe nga politikanet hajna turq e deri tek jihadistet qe luftojne ne ISIS ,AL NUSRA e me gjere………….
    por kete radhe amerikonet e evropianet do tua shqyejne sumat………….

    1. Shqiptar says:

      Ti ketu vetem per te provokuar shkruan po kot e ki se nuk percan njeri ne baza fetare, kurse sa i perket Kosoves, ti Kosoven vetem ne televizor e ke pare, as qe ke qene ndonjehere. Thjeshte ligjeratat plot helm te popit ortodoks grek t’i ka erresuar syte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *