VIDEO: Të dehur në timon dhe shpejtësi mbi normat, Policia shoqëron dy shoferë, pezullohen 17 patenta

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar aksionin gjatë natës për kontrollin e drejtuesve të mjeteve.

E vendosdur në disa pika në kryeqytet, policia ka shoqëruar dy drejtues mjetesh, një grua dhe një 31-vjeçar në gjendje të dehur.

Po kështu janë pezulluar 17 leje drejtimi për shpejtësi tej normave.

Dy rastet në gjendje të dehur janë konstatuar tek Parlamenti: 0.65 mg/l, një zonjë duke drejtuar mjetin; 2.40 mg/, një 31-vjeçar në gjendje tejet të dehur.

Në autostradën Durrës –Tiranë Policia Rrugore e Tiranës ka konstatuar me radar disa drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Njoftimet e policisë

Tek Parlamenti

Policia Rrugore e Tiranës vijon me Drager për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Dy raste ne gjendje te dehur dhe tejet te dehur.

0.65 mg/l, nje zonje duke drejtuar mjetin.

2.40 mg/, nje 31 vjeçar ne gjendje tejet te dehur. E pa pranueshme kjo. Rrezik i madh per jeten e tij dhe te perdorueseve te rruges.

Alkooli në timon vret jetën, përdor mjetet e transportit publik në rast se ke konsumuar alkool dhe je drejtues mjeti, mos drejto mjetin ne gjendje te dehur.

Në autostradën Durrës -Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës e angazhuar për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore ne fundjave.

Me Radar per te parandaluar, evidentuar dhe ndeshkuar ata drejtues mjetesh qe qarkullojne me shpejtesi tej normave te lejuara.

17 Leje Drejtimi te pezulluara per shpejtesi tej normave te lejuara qe varion nga 130 deri 195 km/ore.

Mos tejkalo kufijtë e shpejtësisë që të rekomandon sinjalistika rrugore. Shpejtësia të vret. Respekto gjithnjë këmbësorët.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “VIDEO: Të dehur në timon dhe shpejtësi mbi normat, Policia shoqëron dy shoferë, pezullohen 17 patenta”

  1. ARmando says:

    Ky me 2.45 eshte per spital ..e pa mundur 2.45..nuk rezisto njeri me 2.45 bjen ne koma

  2. spartaku says:

    Ata qe nuk duan te zbatojne rregullat e qarkullimit rrugor,te denohen e te futen ne burg.Rregullat dhe ligjet jane njesoj per te gjithe.Mungesa e zbatimit te tyre,vrasin njerez,shkaterrojne mjete.Marin jete njerzish.Prandaj per keta lloje njerzish nuk duhet hezituar,por te denohen.Po shkallojne e dhe grate,pijn dhe i japin makines.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *