Zbulohet “tradhtari” brenda PS që punoi për PD, (emri)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Është zbuluar “tradhëtari” nga rradhët e PS për të cilin Balla foli dje në Asamble ku tha se ky individ ka punuar kundër Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 qershorit.

Sipas Gazetës Shqiptare personi të cilit iu referua Balla është Shpend Barameta, i cili sipas socialistëve punoi në favor të kandidatit të PD-së në zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Kavajës.

“Kemi filluar procedurat e marrjes së masës disiplinore për një anëtar të Asamblesë Kombëtare, i cili në fushatën e fundit zgjedhore, sipas pikës ‘ç’, të statutit nuk ka dhënë kontribut për forcën tonë politike.

Ka dhënë kontribut për një parti tjetër në zgjedhje.

Për shembull, kemi anëtarë të kësaj asambleje që nuk kanë pasur fare prani në organizatat ku kanë qenë të deleguar dhe nuk kanë ushtruar detyrën e tyre si pjesë e këtij forumi të lartë. Pse?!

Mund të ketë secili psenë e tij, por pseja ime është shumë e thjeshtë: Sepse ne e kemi toleruar këtë neglizhencë në të shkuarën dhe kjo tolerancë është kthyer në dobësi organizative deri në këtë nivel.

Detyra e secilit prej nesh, si të deleguar të Kryesisë në një qark apo si i deleguar i Asamblesë Kombëtare në një bashki apo grup organizatash, duhet të synojë krijimin e një marrëdhënieje dhe komunikim mes anëtarësisë dhe përfaqësisë më të lartë të partisë, që është Asambleja Kombëtare.

Vetëm kjo marrëdhënie mund të na japë mundësinë që nga njëra anë të ndjekim nga afër procesin e zgjedhjes dhe të ripërtëritjes në të gjitha organizatat socialiste në të gjithë Shqipërinë, por dhe nga ana tjetër të marrim një pamje të qartë të ecurisë, të metave dhe dobësive.

Dhe sigurisht përgjegjësia individuale bie mbi çdokënd që nuk e ka bërë detyrën, por ajo politikë bie në radhë të parë mbi drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët e kanë toleruar në përditshmërinë e punës së tyre këtë dobësi të rëndë dhe nuk i kanë qëndruar mbi kokë procesit me rigorozitetin e nevojshëm”, u shpreh Balla dje në Asamblenë e PS. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Zbulohet “tradhtari” brenda PS që punoi për PD, (emri)”

  1. lakul says:

    Armikun e brendshem e gjeti ky katunari xhuxh i Librazhd City,tani dhe armiku i jashtem i ka ngelur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *