Corriere Dello Sport: Memushaj te Bari, huazim me të drejtë blerjeje

8 Janar 2018, 12:08Sport TEMA

Ledian Memushaj do të luajë me Barin për pjesën e mbetur të sezonit.

Sipas “Corriere Dello Sport”, gjatë orëve të vonë të së dielës, drejtori sportiv i bardhekuqve, Sean Sogliano, ka arritur marrëveshjne me menaxherin e futbollistit shqiptar, Mario Giuffredi, për kalimin e vlonjtatit në “San Nicola”.

Formula e transferimit do të jetë në formë huazimi nga Benevento, por me të drejtën e blerjes në fund të sezonit nëse Bari arrin objektivin, ngjitjen në Serinë A.

Te skuadra që drejtohet nga Fabio Grosso 31-vjeçari do të gjejë një tjetër futbollist të Kombëtares Shqiptare, pikërisht Migjen Bashën që luan te Bari prej dy sezonesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje