KQZ i hoqi mandatin, Aqif Rakipi i drejtohet Gjykatës

Ish-deputeti i PDIU Aqif Rakipi ka depozituar sot një padi në Gjykatën Administrative në lidhje me vendimin e KQZ e cila i hoqi tre ditë më parë mandatin e ligjvënësit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin Rakipit me 5 vota pro pas kërkesës së Prokurorisë me argumentin se ai prekej nga ligji i dekriminalizimit.

Në reagimin e parë pasi iu hoq mandati Rakipi akuzoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se mori një vendim “jo transparent dhe me dyer të mbyllura”.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *