Mendohuni mirë para se të postoni foto të fëmijëve në Facebook, gjobë deri në 10 mijë euro

8 Janar 2018, 20:13Lifestyle TEMA

Shumë prindër janë të fiksuar për të postuar foto të fëmijëve të mitur në rrjetet sociale.

Por, duket se gjërat po ndryshojnë, duke nisur nga Italia.

Në këtë vend, baballarët dhe nënat që duan të publikojnë fotografi të fëmijëve të tyre të mitur në Facebook, Twitter, Instagram dhe platforma të tjera sociale, jo vetëm që do të kenë detyrimin për të hequr imazhet, por gjithashtu do të duhet të paguajnë dhe një gjobë.

Dhe çfarë gjobë! Plot 10 mijë euro.

Ky vendim u mor nga një gjykatë në Itali, dhe shkak për këtë u bë rasti i një djali 16-vjeç, i cili kërkoi “mbrojtje” ndaj nënës së tij, për të mos postuar fotografi dhe komentuar mbi të.

Prindërit shqiptarë që jetojnë në Itali, janë të paralajmëruar!

Ku i dihet, në një të ardhme të afërt edhe gjykatat në Shqipëri marrin një vendim të tillë, për të mbrojtur fëmijët nga ekspozimi në rrjetet sociale. (TemA)

2 komente në “Mendohuni mirë para se të postoni foto të fëmijëve në Facebook, gjobë deri në 10 mijë euro”

  1. Samiti says:

    Po me ata femije qe postojne vet fotot e tyre cfare do behet ??

  2. Aleksander says:

    Nuk ka familje,nuk ka prind,nene baba por edhe gjysh e gjyshe qe perdorin internetin e te mos kene foto te femijeve ne fb.Ku eshte ky “burim informacioni” o gazetar,na ndihmo e na shpeto nga gjoba se po rraskapitemi per ato 10 mije euro gjithe vitin e na del ti tani e na “ngrin gjakun” ! Ne fund te fundit shtypi e media jane pushteti e zeri i publikut,ai qe i hap syte , i ndihmon e mbron qytetaret e thjeshte nga kurthet e pabesite e arrogances se politikes e pushteteve te tjera .He pra tregoje veten ne lartesine e misionit tend e na thuaj burimin e ketij sensacioni !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje