Mos i rropat me protesta njerëzit Lul

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Artur Ajazi

Pasi ka takuar për të dytën herë Monikën dhe “aleatët”, kreu i frontit opozitar ka vendosur të shpallë datën 27 janar 2018 si “ditën e fillimit të protestave antiqeveritare”, me shpresën se rreth tyre do të mblidhen me mijëra njerëz. Lulzim Basha ka mbledhur në selinë e tij “aleatët parlamentarë” për datën e protestës, dhe u ka prezantuar atyre aksionin opozitar, që nis me protesta dhe me një “kushtëzim të marrëdhënieve në parlament”.

Luli ka vendosur sërish të testojë besimin, durimin, dhe shpresën e humbur të bazës së Partisë Demokratike, duke tentuar ti rropasë edhe njëherë ata që i kanë mbetur akoma besnikë të rrugës tij. Luli ka folur mbi “aksionin opozitar” duke deklaruar në prani të Monikës, Dash Shehit, Agron Dukës e Fatmir Mediut se “ky do të jetë një vit i kurajos e përballjes e fitores mbi të keqen” por nuk ka shpjeguar se kush do të mbushë sheshet e protestave, cili është motivi kryesor që “fronti opozitar” do të dalë në protesta. Fakti është se në dy protestat e fundit, sheshet janë mbushur më tepër me ish-zyrtarë dhe ish-pushtetarë të PD, dhe jo me hallexhinjtë e vërtetë, apo nga anëtarësia dhe militantët demokratë shimica e të cilëve mbeten të zhgënjyer nga ai.

Duke folur mbi protestat, zoti Basha ka theksuar se “me aleatët kemi vënë piketat për kalendarin e veprimeve i cili do të shtrihet e përqafojë të gjithë shtresat e shoqërisë”, por nuk ka shprehur besimin se në ato protesta do të marrin pjesë “mijëra e mijëra demokratë”. Zoti Basha u ka bërë thirrje edhe intelektualëve “ti bashkohen protestës qytetare”, por nuk ka shpjeguar se përse intelektualët i ka larguar nga PD, përse i la jashtë listave dhe përse u ka bërë postobllok me gjithçka mundet kur ata dalin kundër tij. Opozita e ka marrë këtë angazhim në një kohë kur misioni i saj nuk është qartësuar, në një kohë kur nga PD dhe LSI, janë larguar mijëra simpatizantë dhe militantë të zhgënjyer.

“Marrëdhënia me parlamentin do të diktohet tërësisht me aktin e rëndë të pafalshëm të dhunimit të kushtetutës” deklaroi zoti Basha, kur dihet publikisht dhe institucionalisht se në rastin e zgjedhjes së Kryeprokurores së Përgjithshme (dhe largimit të Tikut) nuk është shkelur asnjë centimetër i Kushtetutës, duke patur edhe mbështetje ndërkombëtare. Por pavarsisht kësaj, duket se “fronti opozitar” e ka vendosur që protestat të nisin në 27 janar, madje duke paracaktuar si nismëtarë të tyre emra me “peshë” nga partitë aleate. Përsa i përket deputetëve, zoti Basha ka urdhëruar që ata “të nisen në zonat dhe rrethet e tyre, të ulen këmbëkryq me popullin dhe ti mbushin mëndjen atyre të vijnë me autobuzë në protesta”.

Organizim si 20 vjet më parë, kur njerëzit thirreshin për të mbushur autobuzët e pronotuar nga kryetarët e degëve të PD, por asokohe ka patur struktura edhe në bazë, ndërkohë që sot ato mungojnë në çdo rreth. Protestat pa motiv, mbetet gjetja më dështake e “frontit opozitar”, por duket se më tepër si kërkesë e zotit Basha, ajo mbetet “shpikja e Monikës”, e cila ka deklaruar se sërish do të godasë me çizme kryeministrin. Kjo pasi vetë dështimet e dy protestave të fundit, ajo para bashkisë së Tiranës dhe ajo para Kuvendit të Shqipërisë, treguan se “Luli po i lodh dhe rropat kot njerëzit e tij”, pasi ata të Monikës, më tepër preferojnë të kalojnë tek PS, se sa të dëgjojnë fjalimet e stisura të gjoja opozitarëve.

Luli mos i konsumo më tepër se ç’duhet edhe ata ish-pushtarë që mbushin autobuzat me “protestues” sepse edhe ata së fundi e kanë mbledhur mëndjen se, kjo që bëhet vetëm opozitë nuk është. Nevoja urgjente e PD, si parti e madhe (në zbritje dhe jo në rritje) mbetet ajo e ribashkimit zoti Basha, mbetet ajo e risqarimit dhe ringritjes së strukturave statutore, ringritja e moralit e atyre qindra e mijëra militantëve të zhgënjyer nga ngjarjet e muajve të fundit në parti, miratimi nga të gjithë i një platforme të qartë politike të opozitës, ribërja e zgjedhjeve të rregullta për kryetarin e partisë, dhe pastaj ndoshta do të ishte më legjitime kërkesa për “aksione , revolucione, fronte opozitare, protesta antiqeveritare” por ama me aleatë seriozë dhe të besueshëm politikisht.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Mos i rropat me protesta njerëzit Lul”

  1. Emigranti says:

    Sido qe ti mashtrojn shqiptaret, si PD dhe LSHL, jan te diskredituar, sepse populli i njeh mir, se kush jan, sa dhe si jan pasuruar gjat kohes qe kan qen ne pushtet, keta tellall, qe vec interesit te tyre, skan anje interes tjeter.
    Qellimi i ketyre ka qen dhe mbetet marja e pushtetit. per te mbrijtur vehten ga krimet dhe pasurin qe kan ven , me kariket e shtetit.
    Mjafton shqiptaret te degjojn portalin PAMFLET ne ju tub dhe dote cuditen me pasurit e ketyre mashtruseve. Mjer kush u beson . Keta jan kameleon dhe duhet te hatohen sa me par, mjer kush u beson dhe u shkon pas.

  2. drejtesia po vjen says:

    Kush eshte opozita? Lulezimi, Monika, Dashamiri, Duka, Nardi, Fatmiri.. Cilet jane ata njerez qe kane besim tek keta matrapaze? Lulezimi, vjedhes e 230 miljon eurove nga rruga Durres Kukes, urdherues i vrasjeve te 21 janarit, njeriu qe firmosi faljen e territorit shqiptar grekeve…, Monika e Ilirit qe shkel me kembe mbi 500-she euro, mikja e Ilirit qe i kerkonte te ndjerit Dritan Priftit 700 mije euro live, perfaqesues i konçesioneve te floririt, diamanteve dhe zinkut ne Kongo nepermjet Kastriot Ismahilit, poshteruesi qytetareve shqiptare duke i vrare ne bashkepunim dhe quajtur kokepalare… Dashamiri nje idiot i qeverise se piramidave dhe pensionist i nje partie qe nuk egziston, Agroni qe mori mekonçension partine agrare…., Nardi , njeri medioker por qe tallet me njerezit qe e kane besuar e shkon e vallezon duke bere qejfin e tij, “deputet” parazit prej kaq vjetesh…Fatmiri , njeriu qe bashkepunonte me Shkelzen Berishen dhe hodhi ne ere nje fshat dhe 26 persona e shume deme te tjera, por qe asnjehere nuk u gjykuan nga drejtesia shqiptare. Duhet te jeshe i paskrupullt qe te shkoshe pas bythes se ketyre njerzeve kriminele per vendin dhe shqiptaret e ndershem.

  3. Devolliu says:

    Vetëm injorantët dhe maskarenjtë mund të shkojnë akoma në protestat e Sali KKIMINELIT dhe Like FLORIRIT

  4. SPARTAKU says:

    EDHE JOZEFINA TOPALLI QE E KRITIKOI AQ ASHPER BASHEN,DO MARE PJESE NE PROTESTEN E LULIT.E them kete se keta te pd-ke nuk kane as bythe,as bese,as fytyre,dhe ate qe dhjesin e hane vete.A e pat ASTRIT PATOZIN i ci,i e shau sa nuk kishte vend,dhe para ca ditesh u puthe me Lulin e share.? Prandaj njerzit e pd-ke jane kafshe,dhe veprojne si kafshe.Luli do t’a realizoi planin e tij,dhe do tì nxieri njerzit ne proteste te padrejte,por kur te vije pune te kutia e votimit,atje do t’a tregoi populli mençurine e tij,duke mos ja dhene voten pd-ke.PJESEMARJE DO KETE.NJERZEVET E PD-KE I GEZOJNE ME SHUME ASAJ 500 MIJ LEKSHES.

  5. Ledi says:

    . Ju dili boja fare.
    Prapë në çadër këta?
    Po kështu na i ngrenë më shumë nervat?!😤😘

Lini një Përgjigje te Devolliu Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *