Në Gjirokastër po rikuperojnë gabimet e verës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në Gjirokastër dimri rezulton më efektiv për drejtuesit e klubit, të cilët po mundohen të përmirësojnë gabimet e verës.

Skuadra që edicionin e kaluar habiti me lojën dhe rezultatet ka çaluar për një pjesë të mirë të edicionit, ndërkohë që fundi i 2017-ws riktheu buzëqeshjen dhe dëshirën për të bërë mirë.

Për momentin, te bluzinjtë janë konfirmuar si afrime dy brazilianët, Marko Aurelio dhe Jackson Ferreira, si dhe portieri Amarildo Çekrezi. Por afrimi më i rëndësishëm mund të konsiderohet ai i qendërsulmuesit Vasil Shkurtaj, që stërvitet me skuadrën që nga shtatori, duke mos u aktivizuar për mungesë dokumentacioni.

Tashmë drejtuesit e klubit kanë hedhur sytë në treg për një qendërmbrojtës të mirë, në mënyrë që të rregullojnë edhe repartin e prapavijës. Me sa duket ky është një riparim i grupit të edicionit të kaluar, me Shkurtajn që po zëvendëson Reginaldon, ndërkohë që ardhja e një qendërmbrojtësi do të mbulonte boshllëkun e krijuar nga largimi i kamerunasit Edy Boyom.

Në Gjirokastër kanë kuptuar se mungon fare pak për të rikthyer atë skuadër magjike, mjafton të mbulohen në mënyrën e duhur lojtarët e larguar në përfundimin e sezonit të kaluar. Në qytetin e gurtë dimri kthjellon idetë, që në verë duken të turbullta nga “temperaturat e larta”. (SS)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *