Provat: Shoqata fantazmë dhe falsifikime, zbulohen manipulimet e Armando Dukës për kreun e FSHF-së

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi më datë 6 janar të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme, e cila do të mblidhet më 7 shkurt në Durrës.

Sipas njoftimit zyrtar të FSHF-së, Asambleja do të ketë në rend dite zgjedhjen e Presidentit të FSHF-së, por edhe të anëtarëve të Komitetit Ekzeutiv, organ që përbëhet nga 11 anëtarë.

Zgjedhjet e ardhshme në FSHF paraqesin interes të madh publik për shkak jo vetëm të rëndësisë që ka ky organ, por edhe sepse kampionati shqiptar i futbollit përballet me probleme të shumta që duhet të marrin zgjidhje.

Një tjetër aspekt i këtij zhvillimi është edhe deklarimi i presidentit Armand Duka se do të kërkojë një tjetër mandat. Duket se kjo është një prej pikave më të nxehta të kësaj gare zgjedhore.

Po si zhvillohen zgjedhjet për Presidentin e FSHF-së? Kush voton dhe si kryhet procesi që deri më sot është raportuar si normal?

Tema TV në bashkëpunim me VipSport.al kryen disa verifikime dhe investigime për të zbardhur diçka më shumë në këtë drejtim. Dhe nga sa rezulton, problemet ekzistojnë dhe janë jo të parëndësishme.

Asamblja e Përgjithshme është organi më i lartë legjislativ i Federatës Shqiptare të Futbolli dhe përbëhet nga 66 anëtarë me të drejtë vote. Në faqen zyrtare të FSHF renditen nominalisht se kush janë këta anëtarë, prej të cilëve 54 janë klube sportive dhe 12 janë shoqata, prej të cilave 8 janë shoqata rajonale. Ato janë:

Shoqata Rajonale Tiranë, Shoqata Rajonale Shkodër, Shoqata Rajonale Lezhë, Shoqata Rajonale Durrës, Shoqata Rajonale Elbasan, Shoqata Rajonale Fier, Shoqata Rajonale Korçë, Shoqata Rajonale Gjirokastër

Të gjitha kanë marrë pjesë si votues në Asambletë e mëparshme, me përfaqësuesit e tyre respektiv.

Por si funksionojnë dhe janë të organizuara këto shoqata që normalisht duhet të jenë subjekte të njohura ligjërisht?

Nga kërkimet e bëra nga TEMA TV dhe VIPSPORT.AL ishte e pamundur që të gjendej një seli, strukturë apo të verifiohej sesi funksionojnë në realitet këto shoqata. Për të kuptuar dicka më shumë, iu drejtuan Gjykatës së Tiranës, nëpërmjet një avokati, duke qenë se sipas legjislacionit shqiptar, shoqatat duhet të regjistrohen patjetër në Gjykatë. Përgjigja e marrë zyrtarisht nga Gjykata ishte se: Këto SHOQATA NUK EKZISTOJNË. Pra ato nuk janë të regjistruara pranë gjykatës, ashtu siç e kërkon ligji.

Ndonëse të tilla, ato kanë votuar dhe janë pranuar nga Federata Shqiptare e Futbollit që i ka pranuar si të ligjshme, ai anëtarë me të drejtë vote ne Asamble.

Por duket se kjo anomali që nuk është vënë re më parë nuk përfundon këtu.

Tema Tv dhe VipSport.al kërkuan dicka më shumë në këtë drejtim dhe zbuluan se disa prej përfaqësuesve të tyre janë punësuar në FSHF.

Por jo vetëm. Disa prej tyre, të kontaktuar nga Tema Tv dhe VipSport.al shfaqin padije për çështjen e mosregjistrimit në Gjykatë të shoqatës që përfaqësojnë, apo madje, e shohin regjistrimin si çështje të Federatës.

Siç mund të kuptohet, të gjitha këto probleme me statusin e paverifikueshëm juridik të shoqatave, ashtu siç I dëshmon vërtetimi i Gjykatës, lidhen me procesin e katër viteve më parë, ku Armand Duka dhe Komiteti i tanishëm janë zgjedhur.

Por një pyetje lind natyrshëm: Çfarë do të ndodhë më 7 shkurt 2018 ndërkohë që 8 anëatrë të Asamblesë së Përgjithshem nuk figurojnë të regjistruar? A mjafton garancia e njoftimit të FSHF-së se zgjedhjet do të zhvillohen konform rregullave kur vetë integriteti i Asamblesë vihet në dyshim nga këto paqartësi dhe procedura që shtrojnë dyshime serioze?(TemA TV)

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “Provat: Shoqata fantazmë dhe falsifikime, zbulohen manipulimet e Armando Dukës për kreun e FSHF-së”

  1. Sula says:

    Zgjedhjet do te behen dhe asnje nuk ndryshon dot.

  2. Sinemati says:

    Po pse si nxirrni me emra keta zyrtaret qe i bokan vrimen vetes? Jeni bo si Sala o Tema…me keta zyrtaret dixhitale. Ene amon mos merrni lajme nga Sinemati se na e shpifi.

    1. shoku i dukes says:

      aty i ke emrat ne kronike. beji play e degjoje o duke 🙂

    2. Epirioti II says:

      Sulejman Mema ne krye te listes , dhe vazhdon me ca bashibozuke te tjere. E ke ne kronike

  3. tomorraku says:

    Edhe keta te sportit kane marre shembullin e politikes;Ne kohen e zgjedhjeve regjistrohen shifra marramendese partish qe kalojne shifrat 75-80 dhe kulmi eshte kur keto bejne koalicione djathtas apo majtas ! Fillojne e mburren partitr qe kane futur ne gjirin e tyr sa me shume parti ,po kur perfundojne zgjedhjet , cfryhen tollombacet dhe humbasin moria e partive , bile as kryetaret e tyre nuk dalin me ne shesh!Keshtu do te beje edhe ky duka ; po kam frike se do te mbetet si i vellai !

  4. pjeter says:

    Me sa duket jane manipuluar votimet e mepareshme, tani Duka jo vetem qe nuk duhet te kandidoje per president, por i duhet te pergjigjet edhe penalisht. Me sa di une eshte shkelje e kodit penal kjo lloj manovre manipulimi.KUSH ISHIN KANDIDATET E MEPARSHEM PERVEC DUKES? NE MOS GABOJ VATA. VATA LE TE BEJE DENONCIM NE PROKURORI.

  5. "BOHOTINA" says:

    Kjo qe thuhet ne kete vezhgim eshte shume serioze. Pra del se Duka nja 12 vota i paska ne kuti pa filluar votimi. E po ky eshte kulmi. E padurueshme dhe e papranueshme. Krim i paster. Ky baloz miliarder blen dhe ca vota me 100 mije leke nga ato klubet e kategorise trete dhe te dyte dhe hopa prap president. Sinemati t i ka folur zemra kunder ketij mashtruesi grabitsi votash, por nuk e ka degjuar njeri.

  6. "BOHOTINA" says:

    Pra 12 vota i ka ne kuti pa filluar votimi. Blen dhe ca andej nga klubet e kategorive te ulta dhe hopa prape president. Nuk e degjoni Sinematin ju se c’ thote per kete mashtrues.

  7. Skraparlli says:

    Jane hedhur ne sulm bythlepirsit rrogetare te federates kush te mbroje me shume shefin mafioz se merr thesin me te madh.Si nuk keni pak turp kur mbroni Duka mafiozin.Duhet tju nxihet fytyra o te pafytyre.

  8. Vlonjati says:

    Do ta shikoni mafiozin kur ti vijne supergjobat ne fillim te marsit .Prandaj i shpejtoi zgjedhjet mafiozi.Duroni dhe pak.UEFA ja ka bere gati.

    1. Canji says:

      Kete here fiton baci.gjithe bashkit janne te ps

  9. Vlonjati says:

    Pse asnje gazete sportive nuk shkruan per gjobat e UEFA s Apo ngaqe te gjithe kane gelltitur lugen ( thesin ) e Dukes.Por po afrohet dita

  10. tifoz objektiv says:

    un e kuptoj qe dikush don me heq duken dhe ska problem,po kush do ta heqi ke don te veje esht pytja.Pra kaq pak zgjuarsi duhet nga ju o te trash te vlores dhe te idrizit.Edhe nje her se esht shum e rendesishme,kush do behet president pas dukes dhe PSE?? larg politika se na qelbiiiiiiiiii

Lini një Përgjigje te "BOHOTINA" Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *