Berat Buzhala: Ja pse SHBA nuk i jep vizë Ramush Haradinajt

9 Janar 2018, 20:13Rajoni TEMA

I ftuar në Forumet UET në një bashkëbisedim me pedagogë dhe studentë botuesi i Gazetës Express Berat Buzhala ka folur për situatën politike mes Prishtinës dhe Tiranës.

Buzhala deklaroi se si rrjedhojë e kundërshtisë për Gjykatën Speciale e cila do të hetoj krimet e luftës në Kosovë, kryeministrit Haradinaj Shtetet e Bashkuara nuk i dhanë vizë:

“Është kryeministri i Kosovës i cili nuk arriti të marrë vizë, përshkak të sjelljeve të tij, nuk e thanë por u nënkuptua, përshak të kokëfortësisë për demokracionin dhe shfuqizimit të tribunalit special, nuk ka vizë për ty.

Ne kemi ardhur në ditën ku kemi probleme me aleatin tonë kryesor, pra me atë që e bëri Kosovën shtet, partneri më i madh për Kosovën.

Edhe kjo ishte ajo që më nxiti mua, të formuloj një peticion drejtuar Kuvendit të Kosovës, që të anulohet, të shfuqizohet iniciativa për gjykatën speciale, pra të vazhdojë procedura për gjykatën speciale, dhe të ratifikohet marrëveshja me Malin e Zi.

Për fatin e mirë, ai peticion, deri më tani është nënshkruar nga 16.000 persona, 1000 më tepër se peticioni i krahut tjetër i cili kërkonte shfuqizimin e tribunalit special”

Gjithashtu  Buzhala tha se është nnjë nga mbështetësit më kryesor  për ratifikimi e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, e cila po e mban peng Kosovën prej 2 vitesh:

Kosova ka nënshkruar një marrëveshje me Malin e Zi në vitin 2015, e ka nënshkruar ministri i punëve të jashtme në atë kohë Hashim Thacci, marrëveshje e cila ka ardhur pas një pune të Komisionit Shtetëror.

Për një arsye ose një tjetër opozita në atë kohë e ka kundërshtuar fuqishëm, mirëpo BE na e ka vendosur këtë kusht, ndoshta pa të drejtë, sepse asnjë shtet tjetër nuk e ka patur kusht ratifikimin e kufijve me shtetet fqinje. Mos ratifikimi i marrëveshjeve tokësore në këto troje vazhdimisht mund të prodhojë konflikte të mëdha.

Unë kam besuar që në atë kohë marrëveshja ka qenë ajo që është, pra ne shqiptarët nëse kemi ambicje për t’i rritur kufijtë, atëherë duhet të shkojmë deri në Tivar, jo 8000 hektarë që këmi kontestuar me Malin e Zi, mirëpo gjysëm të vërtetat kohë pas kohe, janë ato që më së shumti prodhojnë konflikte.

Pra cila është gjysëm e vërteta, që Mali i Zi ka Toka shqiptare, po  i ka, por ato janë marrë para më shumë se 100 vjetësh”

4 komente në “Berat Buzhala: Ja pse SHBA nuk i jep vizë Ramush Haradinajt”

  1. Baliu says:

    Borat Buzhala nje “self made” milioner per sherbimet e tij si grindavec dhe vajtore e PyDyKy-s, tash gjoja e qmonton Ramushk Haramdinajn per Gjykaten Speciale ku gishtat (bishtat) i kan edhe dy bosat e tije: lopari i Brojes shoku Hashum Taqi, dhe shpellari i Brobiniqit shoku Kadri Teveqeli.

  2. loni says:

    Pse i jepni hapsir mediatike ktij agjenti serb..buzhala????!!!!???

  3. D O K L E A T I says:

    Eshte turpi i Juaj zoteri.
    Edhe gjuha jote eshte e cuditeshme.
    Nuk kam ndegjua ndonjehete qe nje gazetar dhe ish deputet i Hashimin Thacit te orhanizoj peticion per ti fale me dhjetra mijers heltare toke nje shteti tjeter.
    Nuk behet propagande per te fale token nje shteti te huaj. Paske arrijte shume me ate peticion. Krenohu o budalle. Po Gjukates Speciale. Le te denohen kriminelet . Jo demarkacionit. Nuk kemi toke per te falur. Krimineleve ju pafshi hajrin.
    Toka nese falet nuk kethehet ma. Kriminelet kurr mos u kethefshin.
    Kur u desht te dorezohet Ulqini,me rastin e demonstrimit te forces te fuqive te medha, nuk u desht te organizohen nenshkrime dhe peticione.
    “Sulsesi” ishte i sigurte o budalle.

  4. borat magari says:

    Hem,kur na shiten si anal-iste dhe ky borati,pallaska,batonii,blerim latifi,dardan gashi dugagjin gorani,ai nexhmedin spahiu dhe ca injorante si puna e ktyre,te vjen te vjellesh me kapacitetet e tyre intelektuale.Ah harrova nje drogaxhi lloj pederi astrit haraqine bashke me lutfi hazirin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje