FOTOT: Transformimi i Tiranës, në sytë e “L’Espresso”

9 Janar 2018, 12:20Sociale TEMA
FOTOT: Transformimi i Tiranës, në sytë e

Një kryeqytet dinamik. Kështu e përkufizon në numrin e saj të fundit revista prestigjoze italiane “L’Espresso” Tiranën, dhe kjo jo pa arsye. Për këtë, ajo i referohet pikërisht zhvillimit që ka pësuar qyteti dhe disa prej reformave më të rëndësishme dhe të guximshme që po ndërmerr prej dy vitesh administrata e re e Bashkisë së Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj, të cilat përfshijnë një sërë çështjesh që mbeten sfida edhe për qytete të tjera të zhvilluara në botë, si pastrimi, transporti publik dhe uji i pijshëm.

Në artikullin prej 6 faqesh, “L’Espresso” i ka kushtuar një hapësirë të gjerë Shqipërisë, ku sjell për lexuesit e saj disa histori suksesi të dhjetëra italianëve që kanë zgjedhur të studiojnë, punojnë dhe jetojnë në vendin tonë, por ndalet në mënyrë të veçantë edhe te transformimi që po pëson kryeqyteti. Në artikullin me titullin “Ciao mamma, vado in Albania”, autori i kësaj specialeje për Shqipërinë, i ka kushtuar vëmendje të veçantë Tiranës, ku vë në dukje sfidat me të cilat përballet kryeqyteti i 1 milion banorëve, si dhe zgjidhjet që ka ofruar Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Veliaj, duke bashkëpunuar në mënyrë të veçantë me disa nga qytetet më të zhvilluara italiane, si Firenze apo Verona. Për të gjitha këto, autori thekson se ka plot arsye, jo vetëm për ta vizituar, por edhe për të jetuar dhe bërë biznes në Shqipëri, dhe në mënyrë të veçantë në Tiranë.

Revista e përshkruan kështu Tiranën: “Është si të tregosh historinë e arkitekturës italiane në Tiranë (ministritë, Pallati i Kulturës, Muzeu Kombëtar, Akademia e Arteve, Banka Kombëtare, plani i Bosio-s në ’39 deri në master-planin e Stefano Boerit për 2030) të endura me dekorin, teksturën tradicionale shqiptare në ngjyrat e flamurit të shqiponjës së zezë në fushën e kuqe: frymëzuar nga vetë kryeministri Edi Rama, edhe ai vetë një artist”.

Më poshtë pjesë nga artikulli i “L’Espresso” kushtuar Tiranës.

Një Kryebashkiak i ri, një kryeqytet dinamik

Sikurse këndonte Guçini, duhet të dish të zgjedhësh. “Italia ofron një menu të pasur, shembuj të shkëlqyer, por jo çdo qytet di të bëjë gjithçka. Për çdo projekt shohim cili është partneri më i mirë me të cilin mund të bashkëpunojmë dhe të mësojmë prej tij”. Erion Veliaj është 38 vjeç dhe prej dy vitesh e gjysmë është kryebashkiak i Tiranës. Që në 7 të mëngjesit është në lëvizje për të inspektuar ato çfarë nuk shkojnë në qytet, sinjalizime që raportohen nga një aplikacion që e kanë shkarkuar në të gjithë celularët e qytetit (Tirana Ime).

Me një buxhet vjetor prej 100 milionësh, gati sa gjysma e një komune mesatare italiane, duhet të ofrojë shërbime për një kryeqytet prej 980 mijë banorësh, i cili është 5-fishuar që prej rënies së regjimit komunist; vijnë 70 banorë të rinj në ditë, “një injektim i vazhdueshëm me rini dhe talent”.

Për festat, koncertet dhe filmat, është krijuar “Kryebashkiaku i natës”, detyrë të cilën ia ka besuar një saksofonisti me pirsing dhe tattoo.

Veliaj ka qenë edhe Ministër i Punës, “por, kjo është puna më e bukur që mund të kisha shpresuar, për ta ribërë nga fillimi qytetin ku kam shkuar në shkollë, ku kam luajtur me top, ku kam dhënë puthjen e parë. Një sfidë e vazhdueshme, adrenalinë e pastër”.

Pra, zgjedhim. Për shembull, riciklimi i mbetjeve. “Menaxhohej nga privati, Tirana ishte si Roma, male mbeturinash kudo”. Dhe në fakt, nuk fluturoi drejt Romës, por në Veronë: dhe në shtator 2016 u krijua Eco Tirana, 49% në pronësi të kompanisë veroneze Agsm Holding dhe 51% i ka kryeqyteti (Tirana).

Një tjetër problem i qyteteve të mëdha, transporti: “Dy muaj më parë isha në Firence, për të studiuar së bashku me kryebashkiakun Dario Nardella, sistemin e tyre të “Bike Sharing”: me 300 ditë në vit me diell, do të bëjmë një revolucion. Me ndihmën fiorentinase do të instalojmë edhe ndriçimin e ri LED në qytet. Funksionon kështu: Një marrëveshje mirëkuptimi mes kryebashkiakëve dhe pastaj futen në veprim ndermarrjet bashkiake. Për ujin do të punojmë me qytetin e Barit dhe muajin e shkuar ishte këtu Michele Emiliano; bashkë me Izraelin ata janë më të mirët, sepse nuk kanë ujë dhe ia dinë mirë vlerën…”

4 komente në “FOTOT: Transformimi i Tiranës, në sytë e “L’Espresso””

    1. enter"" says:

      A do ndonje xhuton me thene ndonje llaf????

  1. Juliani says:

    Po kur do pushoni ju o te mjere te mbuloni kryeartikujt me idjotizma te ketij lloi, mire nje pjes e popullsis aq dine dhe aq kane pare por per ju qe pretendoni ta emanciponi kete popull nuk mundet te bini ne kete nivel, na kini care drrasat ketu e kaq kohe per ate shesh. Une kisha dy vjet e ca pa ardhur dhe po mendija kushedi se car do jet bere dhe cdo kene bere aty por kur e pash u shtanga se sa kot eshte jo vetem sheshi po gjith fshati i Tiranes me gjith absurditetet qe ka me ate shemtiren pallatin qe ka aty ku ka qene godina e PD dhe te tilla si ajo kudo. Bota po mendojne te dergojne kolonet e pare ne hapesire ju akoma merreni me sheshin shemtire. Sa gjera bejne ketej ku jetojme dhe nuk degjon kurre tju bejne kaq buje, qe jane vepra me miljarda euro. Ai eshte nje investim miop per mendimin tim sepse nje qyteti ne zhvillim dhe te math heret a vone do i duhet nje metro, dhe e gjith ajo hapesire duhet per tu bere stacjoni qendror i metros ndaj per pak vite duhet prishur prap. E perkrah kete natyren e paqet dhe deshiren per ti ndryshuar gjerat te Erjon Veliajt por boll me me sheshin se po na vjen nakati kur po e lexojme.
    Ju pershendes

  2. spartaku says:

    Julian! ç’pate qe je nervozuar kaq shume me kryeqytetin tend? Nqs nuk te pelqen,rri andej nga ke ikur ne emigrim,dhe shikoje me dylbi.Edhe Berisha e Basha,si dhe disa çakenj te pd-ke vjellin vrere kundra Erion Velis,ne nje kohe qe i gjithe populli Tiranes e do dhe e lavderon.Ai ka bere shkolla,çerdhe,kopeshte per femije,parqe bulevarde, e shume gjera te tjera te mira qe Tirana nuk i ka patur.Ty,si Sali Berisha nuk u bjene ne sy per te mire dhe i shani.Vazhdoni ti shani,se dielli nuk zihet me shosh.Erionin e lavderon vet puna.Mjafton qe komuniteti Tiranes eshte i kenaqur.Nqs nuk je ti,pak rendesi ka.Pershendetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje