Përçarja e aleatëve, Fatmir Mediu: LSI nuk është koalicion me PD-në, ja çfarë po përpiqemi të bëjmë

Afrimi i LSI-së me Partinë Demokratike ka sjellë shqetësime tek aleatët e demokratëve.

Kjo ka qenë edhe një nga pikat e nxehta të debatit në mbledhjen e së hënës të kryedemokratit me aleatët e vegjël.

Kreu i Republikanëve Fatmir Mediu në një intervistë për “TemA TV” ka sqaruar pozicionin e LSI-së.

Ai tha se LSI nuk është në koalicion me PD-në por është në një pozicion Politik.

 “LSI është pjesë e një fronti opozitar politik dhe qytetar, për rrëzimin e qeverisë dhe kryeministrit. Nga ana tjetër duhet të bëjmë dallimin e qartë, koalicionin politik të së djathtës me pozicionin politik të LSI-së.

Koalicioni i PD-së është një koalicion i djathtë ndërsa LSI është një parti politike e majtë.

Ajo që po përpiqemi të bëjmë është të formojmë një të djathtë që është funksionale dhe ka një bashkëbisedim të ngushtë me qytetarët për të bërë të qartë vizonin e PD-së dhe për të bërë bashkëshoqërues qytetarët në zgjedhjet e ardhshme.

Ka edhe një agjendë veprimesh politike ku në një pjesë është e përfshirë edhe LSI-ja por ka edhe një agjendë veprimesh politike që ka të bëjë me organizimin elektoral të partive të djathta,” u shpreh ai.

Duke folur për protestëne opozitës që do të zhvillohet më datë 27 janar, Mediu gjykon se ajo nuk pengon çeljen e negociatave me BE-në.

Çështja e hapjes së negociatave me BE-në, nuk ka të bëjë me një opozitë të squllur e cila rri dhe nuk reagon, nuk ka të bëj me një shoqëri që rri dhe pranon të keqen.

Procesi i integrimit evropian ka të bëjë me një proces kushtesh që duhet të plotësojmë ne. Ne nuk i bëjmë këto kushte për te kënaqur Brukselin por i bëjmë që të përmirësojmë jetën e qytetarëve shqiptar” tha ai.

Ashtu si Lulzim Basha, edhe Mediu u shpreh se opozita do të jetë e pranishme në komisionin e reformës zgjedhore. Ai kërkoi që të ndryshohet sistemi që deputetët të zgjidhen nga populli dhe të mos caktohen nga kryetarëët e partive.

“Çështja e reformës zgjedhore nuk është çështje partish të vogla dhe partish të mëdha, por është për ti kthyer të drejtën shqiptarëve që të kenë të drejtë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre ne kuvendin e Shqipërisë.

Për fatin e keq me sistemin aktual zgjedhor nuk janë shqiptarët ata të cilët zgjedhin përfaqësuesit e tyre por janë kryetarët e partive,” gjykon Mediu.

Përgatiti Mariglen Kume-TemA

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...