FOTOT: “I ngrijnë flokët dhe i çahen duart”, moti i acartë nuk e ndal vogëlushin për të shkuar në shkollë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dëshira dhe vullneti për të mësuar nuk e ka ndalur këtë vogëlush të eci disa orë për në shkollë edhe pse temperaturat ishin disa gradë nën zero.

Djaloshi i cili është nxënës i klasës së tretë në provincën Yunnan, Kinë, udhëton si çdo ditë, plot 4.5 kilometra për të shkuar në shkollë.

Një ditë vogëlushi ka mbërritur në shkollë me flokët dhe qerpikët e bardhë, të ngrirë nga i ftohti, teksa termometri shënonte -9 gradë Celcius.

Arsyeja pse nuk donte që të mungonte atë ditë ishte pasi kishte një provim.

Vagëlushi ka një histori mjaft prekëse. Ai jeton me të motrën dhe gjyshen pasi nëna e kishte braktisur ndërsa babai për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike i duhet që të punojë në një qytet tjetër larg familjes.

Fotot ku shihet vogëlushi me flokë të ngria dhe duar të çara nga i ftohti kanë bërë xhiron e rrjetit.

Shumë persona të prekur nga kjo histori kanë vendosur që ta ndihmonjë vogëlushin dhe familjen e tij  ekonomikisht.

Ndërkohë mësuesit rrëfejnë se ai është një fëmijë mjaft i mbarë dhe absolut në matematikë, dhe në provim kishte marrë notë maksimale. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/1-30-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/1-30.jpg","attachment_id":"825516"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/3-32-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/3-32.jpg","attachment_id":"825514"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/4-32-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/4-32.jpg","attachment_id":"825513"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/2-34-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/2-34.jpg","attachment_id":"825515"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/5-27-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/5-27.jpg","attachment_id":"825512"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/6-27-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/6-27.jpg","attachment_id":"825511"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/7-22-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/7-22.jpg","attachment_id":"825510"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/8-16-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/8-16.jpg","attachment_id":"825509"}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *