Luli dhe Monika, veç opozitë pazaresh

10 Janar 2018, 15:45Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Të shohësh bashkë Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën në opozitë, dhe aq më tepër në “aleancë kundër krimit dhe korrupsionit” aq më tepër duke kërkuar me protesta “qeveri antimafie”, të bën ta largosh përfundimisht shpresën, se ata të dy e kanë seriozisht dakordësinë për reformat në drejtesi, për Vettingu-n, për antikorrupsionin, etj. Si mundet që dyshja Luli-Monika nuk e pranojnë se “mafia, krimi, trafiku e korrupsioni” nuk linden sot, por kanë qenë vazhdimisht edhe gjatë qeverisjes së tyre. Si mundet që dyshja kryesyese e “frontit opozitar” nuk thotë qoftë edhe një fjalë për lidhjet e krimit dhe trafikut në strukturat e shtetit edhe kur ata qeverisnin bashkë, por kërkojnë qeveri “antimafia” kur u preken interesat dhe pazaret e tyre.

Luli dhe Monika dy flamurtarët e opozitës, e dinë se trafiku, korrupsioni dhe kontrabanda kanë nisur qysh para 25 vitesh, e dine fare mirë se vjedhja dhe grabitja e pasurive kombëtare ka nisur qysh para dy dekadash, madje duke mos , kursyer as bunkerët e thesarit të shtetit. Ata e dinë po aq mirë edhe uraganin e Vettingu-t nga ku duhet të filtrohen edhe Luli, Monika, dhe çdo tjetër njeri që mban poste të larta në piramidën e shtetit. Por ata sërish mbeten në avazin e tyre, të hipokrizisë me shqiptarët, ose më mirë me ata që u besojnë akoma pallavrave dhe dënglave të tyre, që duan të mbulojnë pazaret. Për çdo shqiptar të zgjuar por edhe të zhgënjyer nga Luli dhe Monika, “fronti opozitar”, “data e protestës, qeveria antimafia, çizmet e parlamentit”, mbeten thjesht lojëra të dala boje.

Në euforinë e “frontit opozitar” pasi kanë përfshirë edhe nja 4-5 emra të “spikatur aleatësh”, duket se Luli dhe Monika po thurrin plane të tjera, për të dalë fillimisht kundër një propozimi (siç ishte ai për të djegur mandatet) dhe pastaj edhe hapur kundër Sali Berishës. “Djegja e mandateve të të gjithë deputetëve” deklaroi zoti Berisha, do të sillte filimin e një krize parlamentare, propozim ky i hedhur menjëherë poshtë nga Monika Kryemadhi, e cila e di fare mirë se kurrë nuk fiton më vota nën LSI. Por i këtij mendimi duket se ishte edhe bashkryetari “frontit opozitar” i cili e mbështetit Monikën dhe paracaktoi bashkë me të datën e protestave.

Luli i PD ashtu si edhe Monika e LSI, e dine se djegja e mandatit, do të thotë mbetja jashtë parlamentit, madje jashtë listave të partive të tyre. Pra do të ngjasë ajo që ngjau me të larguarit e majit 2017 nga PD. Ndaj miratimi për protesta në 27 janar , duket më tepër si diçka e bërë me pahir, se sa mendimi dhe besimi se Luli dhe Monika , pasi të mbledhin disa ithtarë (ish-pushtetmbajtës servile ) për t’ju folur për “shtetin e kapur nga mafia”, do ti përcjellin ata duke i shpërndarë qetësisht drejt autobuzëve drejt rretheve të tyre.

Ndoshta zoti Berisha kishte të drejtë duke kërkuar “të digjen mandatet”, për ti provuar edhe njëherë ata që sot ulurasin për “uraganin e protestave, popullin, votën e lirë, drejtësinë”, për ti provuar para votuesve realë dhe atyre të bindur nga mashtrimi dhe paraja. Hedhja poshtë e propozimit të zotit Berisha dhe shpejtimi për të mbledhur rreth tyre Dukën, Shehin, Ndokën dhe Mediun, të cilët madje nuk kishin as të drejtë vote në përcaktimin e datës së protestës, tregoi se dyshja e bashkryetarëve të “frontit opozitar” nuk e ka seriozisht

as me protestën e 27 janarit dhe as me kërkesën për “qeveri antimafie”, por thjesht kërkon të ushtrojë trysni për të ruajtur ca pazare të tjera. Si mund tu besosh të drejtojnë opozitën Luli dhe Monika, kur ata nuk drejtojnë dot sot partitë e tyre, kur nga PD dhe LSI, ka çdo ditë largime dhe deklarime për “të mos u kthyer kurrë më atje”. Si mund të kërkojnë “qeveri antimafia” kur ata nuk përfaqësojnë sot shumicën e shqiptarëve, kur ata nuk kanë as shumicën brënda partive të tyre, por thjesht pakicën. Mjafton të kujtojmë si u katandis dhe si degjeneroi protesta e 18 dhjetorit 2017 nga salla e parlamentit dhe jashtë saj, për të menduar se çfarë do të mund të përfaqësojë politikisht edhe protesta e 27 janari 2018, që kanë paracaktuar me (kundër) dëshirën e tyre Luli PD dhe Monika LSI, pasi ajo do të bëhet thjesht për interesat e tyre personale.(TemA)

14 komente në “Luli dhe Monika, veç opozitë pazaresh”

  1. Arqile says:

    Ky far gazetari , Artur Ajazi eshte nga ato gazetare qe i ka ik gruaja nga shtepia .

    1. Pseudo says:

      Dhe c’do te thote kjo?! Gruaja mund te ike, nje grua tjeter mund te vije, ose gruaja rikthehet perseri. Asgje nga keto nuk te ben gazetar me te mire ose me te keq.
      Keto lloj komentesh tregojne se ne cfare injorance noton ky popull dhe se cfare nivel intelektual ka qytetari i mesem qe me ben te mendoj se ne meritojme nje qeveri me Lulin dhe Monen si bashkekryeministra.

  2. Alidemsi vjeter says:

    Arqile ben mire te rruash gruan tende ,mos u merr me te te tjereve se nuk i dihet…..Eseja qendron dhe mjaft llogjike per nje qytetar qe eshte i interesuar per informim per nje te neserme te mire.Faleminderit…

  3. Salkaro says:

    Jepjani motrat tuaja. ..se ju vjen keq. ….fuck lul monika dhe shkerdhata si keta. .

  4. Nul says:

    O burra yxhym, se ka mbetur leshelija pa pare?

  5. arqikile ose ti qe perdor emrin e arqikiles. shko lyej floket me boje vaji, dhe pastaj te zesh dhe pergojosh gazetaret, shko dhe mbush ploncin me peshk te qelbur dhe pastaj te zesh ne goje gazetaret, shko dhe laj zhulin qe te ka mbuluar nga glasa e pellumbave dhe pastaj te zesh ne goje gazetaret e Tema.

  6. M says:

    Ose protesta per.destabilizim,bllokim te parlamentit dhe te vitingut Ose kompromise se nuk do te preken nga vitingu keto synon” opozita”

  7. Lomi says:

    KËT VAJZËN ,DO TA MORIM PARTIZONE,
    SE I KA BO BUZËT BOTOX??
    …YTHË , I KA BO!??

  8. Franci says:

    Luli dhe Monika perfaqesuesit me tipike te krimit dhe korrupsionit dalin per te organizuar protesta kunder krimit e korrupsionit…..o tempera o mores !
    Duhet te jesh ose debil ose i perlyer ti besosh e ti shkosh mbrapa ketyre !!!!!
    1.Vjedhja 230 milion euro nga rruga e kombit nga kush u be ????
    2.Vidio e Dritan Priftit per 7% e 700 mije euro per cilin te korruptuar fliste ????
    3.Kater qytetare te pafajshem me urdher te kujt u vrane ne mes te bulevardit ????
    E te tjera pa fund.Duhet te jesh shume qesharak ti shkosh mbrapa ketyre monstrave….

  9. Spartaku says:

    Stani qe na dreejtohet nga nje cjap dhe nga nje dhi e zgjebosur,dashkan te na bekan proteste ne 27 Janar per ye na sjell nje qeveri antimafia.Uuuu pika qe nuk ju bje.Po keta jane mafia vete more aman.Kushe jane ata qe u besojne ketyre sharlataneve.Dhija e zgjebosur Monka,diten e protestes do ngej çizmen larte e me larte,per t’u thene te tjereve se, ajo bene lufte kundra opingave te Metes.Qysh u besojne ata njerez, qe u vene pas ketyre bastardeve.Zoti na ruajt nga budallenjet.

  10. Koba says:

    Cfare keni me gruan e Tij.Shkrimi eshte i sakte.Te dy kreret opozitare jane kontigjent i Drejtesise per prapsite qe kane bere duke mashtruar,grabitur dhe duke u pasuruar ne menyre te paligjshme.Ata jane per tu denuar .I Zente vetingu sic e Meritojne

  11. Koba says:

    Cfare keni me gruan e Tij.Shkrimi eshte i sakte.Te dy kreret opozitare jane kontigjent i Drejtesise per prapsite qe kane bere duke mashtruar,grabitur dhe duke u pasuruar ne menyre te paligjshme.Ata jane per tu denuar .I Zente vetingu sic e Meritojne
    Cfare ke mo Z.Moderator??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje