“27 janari”, Patozi: Protestat shpërthejnë nga revoltat qytetare dhe jo prej partive

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ndërsa opozita e bashkuar ka nisur përgatitjet për mbajtjen e protestës kundër qeverisë Rama më 27 janar, ish drejtues të lartë të Partisë Demokratike janë skeptikë nëse kjo protestë do të përbushi misionin e saj. Në një intervistë dhënë gazetares së RTSH Anisa Kadesha, ish nën kryetari i PD Astrit Patozi, tha se protesta reale janë ato që shpërthejnë nga revolta qytetare dhe jo ato që mbahen për shkak të Partive.

Sipas zotit Patozi në kushtet kur opozita merr përsipër të nxisë protestat masive, kjo sipërmarrje kërkon lidership të fortë politik, tiparet e të cilit në gjykimin e tij, qartazi mungojnë tek Lulzim Basha.

Ish numri dy i PD për një kohë të gjatë, vlerëson se zoti Basha ende vijon të anashkalojë platformën e shumë ish drejtuesve të PD-së, për ndryshume statutore. Për zotin Patozi, ky është një problem që i mbetet zotit Basha.

Nënkryetari i PD i cili bashkë me disa figura të njohura të partisë është distancuar nga lidershipi i ri i partisë, thotë në intervistë se për ta ka më kthim pas. Zoti Patozi bën të ditur se do të vijojnë takimet me demokratët në mbarë vendin, me qëllim ringritjen e Partise Demokratike. Ata jane të vendosur për të mos i dhënë “kënaqësinë” askujt, me krijimin një force të re politike.

Për zotin Patozi ka rëndësi jetike respektimi i forumeve të Partisë, që janë anashkaluar nga Basha sipas tij edhe në aleacën e krijuar me LSI-në. Këtë marrëdhënie ai e gjykon të panatyrshme, të parakohshme, ndersa këmbëngul për informacionin që duhet tu jepet demokrateve nga kryetari Basha.

Ndërsa selia blu tashmë vizitohet dendur nga bashkëpunëtorët e Bashës dhe aleatët e vjetër dhe të rinj, ende nuk ka sinjale që në seli të rikthenen ish drejtues dhe deputetë të saj./rtsh/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në ““27 janari”, Patozi: Protestat shpërthejnë nga revoltat qytetare dhe jo prej partive”

  1. BERISHA LARGOHU says:

    Nuk do te kete mbeshtetje ne proteste nga populli, eshte krim kur flet ne emer te popullit. Patos, je person pavlere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *