Ç’e duam republikën, kur kemi Amerikën

11 Janar 2018, 16:49Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Që prej zgjedhjes së shumë diskutueshme të Arta Markut e deri tek lëvizjet në kufijtë e ligjshmërisë në hierarkinë e prokurorisë, një tis thashethemnaje po shoqëron të gjithë këtë proces: Pas kësaj loje janë ShBA dhe Brukseli.

Në emër të këtyre fuqive okulte, të gjithë ata që e shohin me dyshim apo kriticizëm atë që po ndodh, ftohen të mbyllin njërin sy.

Nuk ka problem se prokurorja e përkohshme u zgjodh në mënyrë anti – ligjore.

Nuk ka problem se ajo votua vetëm me kartonat e njërës palë.

Nuk ka problem se ajo përdhosi edhe digën e hekurt të vettingut nga sita e të cilit duhet të buronin të gjithë figurat e drejtësisë së re.

Nuk ka problem se ajo u betua si një militante nën rrëmujë dhe tym, vetëm për t’i thyer hundët opozitës.

Nuk ka problem se ajo po vepron me kompetenca të plota pavarësisht se KLP-ja e famshme nuk është konstituar ende.

Nuk ka problem se ajo po bën shkarkime dhe emërime, ndërkohë që nga përzgjedhësit e saj u premtua se ajo nuk do ta kishte këtë fuqi.

Nuk ka problem që ajo po merr vendime të rëndësishme, ndërkohë që thelbi aq trumpetuar i reformës në drejtësi ishte zhveshja e kryeprokurorit (edhe atij të zgjedhur në mënyrë kushtetuese) nga kjo lloj gjithëpushtetshmërie.

Të tëra këto pikpyetje dhe dilema fshihen me një të rënë të lapsit duke evokuar hijen e frikshme të “vëllait të madh”: Arta Marku duhet pranuar se ajo është zgjedhje e Amerikës, kryeprokurorja e përkohshme duhet përligjur se atë e duan ambasadorët, ajo nuk duhet paragjykuar si socialiste, sepse atë e kanë vendosur të huajt.

Edhe për lëvizjet e fundit në piramidën e institucionit të akuzës përdoret e njëjta logjikë simetrike: “Mos u shqetësoni për ligjshmërinë, sepse nga pozicionet kyçe po largohen të gjithë prokurorët që figurojnë në listat e zeza të amerikanëve. Po t’i qëmtosh një e nga një, janë shkarkuar nga postet ata që më parë ambasada i’u ka rrefuzuar vizat”.

Në fakt, po t’i shohësh veç e veç largimet nga detyra të disa prokurorëve që ishin bërë njësh me batakun e krimit në qytetet e tyre, nisma e diplomatëve që fshihen poshtë fustanit të Arta Markut është për t’u lavdëruar. Shumica e tyre e meritonin t’i lëshonin karriget që mbanin.

Por, në këtë rast problemi është tjetër. Dilema që shtrohet është shumë më e madhe se debati për një, dy, apo tre rastet e fundit.

Precedenti që ka hapur mënyra se si u përzgjodh Arta Marku dhe brutaliteti me të cilin po vepron ajo, ngre një çështje shumë më të mprehtë: Kush është më i rëndësishëm, kushtetuta, ligjet, institucionet, parlamenti me 140 deputetë nga të cilët burojnë të gjithë ato, apo vullneti sado i përndritur i një bande të vogël diplomatësh. Kujt duhet t’ besojmë më shumë, një shteti ligjor dhe funksional, apo dyshes ekzibicioniste Lu – Vlahutin?

Përgjigjja që të japin në këtë rast idhtarët e rolit të pamatë të ndërkombëtarëve është se nuk ka rrugë tjetër. Se ne kemi dështuar për një çerek shekulli për të bërë drejtësi, prandaj zgjidhja e vetme mund të pritet nga të huajt. Se, në fund të fundit, Shqipëria është një vend që e ka dorëzuar një pjesë të sovranitetit të vet, si anëtare e NATOS dhe aspirante për BE, ndaj ajo duhet t’i pranojë edhe kushtëzimet që i vijnë në formë fermanesh nga Uashingtoni dhe Brukseli.

Po, të gjitha këto argumenta qëndrojnë dhe duhen marrë parasysh. Pikërisht se ato janë pranuar publikisht, e gjithë reforma në drejtësi u iniciua dhe u dirigjua nga të huajt. Pikërisht për këtë sot në Tiranë gjenden ndërkombëtarët e OMN-së dhe nesër do të funksionojë SPAK-u.

Por këtu është pika fundore e kufirit të dorëzimit të sovranitetit. Ç’do veprim që shkon përtej këtij kuadri ligjor, të imponuar nga aleatët perendimorë dhe të votuar nga deputetët shqiptarë, është një akt voluntarist, i dyshimtë dhe pse jo banditesk.

Në këtë pikpamje, është më mirë qëndrimi edhe për pak kohë i një prokurori të kriminalizuar në detyrë, sesa spastrimi i tij me anë të një akti të paligjshëm. Sepse historia prej kohësh na ka treguar se nuk ka padrejtësi që ndreqet duke kryer një padrejtësi më të madhe. Se nuk ka akt moral që pranohet si i tillë, kur ai arrihet përmes një aksioni imoral.

Dhe meqë jemi te historia, i duhet kujtuar servilëve shqiptarë të Donald Lu-së se jo gjithnjë vendi prej nga ai vjen, ka qenë në anën e drejtë të historisë. Mjafton të kujtojmë se ç’tmerre dhe masakra, prodhoi modeli i dizenjuar nga Kisingeri në Kilin e periudhës së Pinoçetit. Mjaftojn të vimë më pranë në kohë dhe të kujtojmë disfatën e eksportimit të demokracisë, në Irakun e udhëhequr nga Paul Bremer.

Qoftë edhe këto dy shembuj, mes dhjetra të tjerëve janë të bollshëm për të qeshuar me ata që të vetmin argument kanë shprehjen: është e drejtë se e ka thënë Amerika.

Përdorimi i saj vend e pa vend, shkelja e ligjeve dhe kushtetutës për të ndejkur voluntarizmin e ambasadorëve rrezik se po e varros ende pa lindur reformën në drejtësi. Sepse duke e zbatuar atë, sipas modelit që po ekspertimentohet tani në prokurori, ne nuk mund të shkojmë përtej një gjuetie të përkohshme shtrigash.

Ne do të dështojmë të ngrejmë institucione që veprojnë sipas rregullave dhe ligjit dhe do e lëmë gjithçka në mirbesimin apo keq besimin e dy-tre diplomatëve. Pra shkurt, precedenti me Arta Markun nuk mund të shërbejë për asgjë më shumë sesa një gijotinë momentale, ndërkohë që në afatgjatë, ai rrëzikon të rrëzojë republikën duke brohoritur për Amerikën./Lapsi.al/

28 komente në “Ç’e duam republikën, kur kemi Amerikën”

  1. ZHOZHO says:

    . KY SHKRUAN PËR PARE,OR ÇUNA!
    S’KA AS DIN E AS IMAM!
    MOS U LODHNI TA LEXONI,PO FUTINI NJË ??!!

    1. mandakalli says:

      Bushati dhe Lubonja shperdorojne oksigjen. Dy idiote me akses ne internet.

  2. Tani says:

    OAnd po pse kaq rëndë more djalë! Ore kjo botë dhe ky sistem rend botëror udhëhiqet nga perëndimi. Ti me fshatarët e tu Berisha rama meta etj nuk mund të dalësh jashtë këtij rendi. Mos u merr me modelin e kisingerit se ka vetë europa perëndimore sot është model zhvillimi amerikan dhe i ndërtuar nga ametikanët. Prabdaj moreputinist i vogël rri e mos i qaj hallin sovranitetit. Se amerika e pushtoi japoninë, dhe korenë e jugut, ka çizmen në gjermani etj etj shembuj që tregojnë që kjo botë ka nevojë për dikë që ta udhëheqë. Boll bëre gazetarucin e një fshati të vogël si ky i yni. Ngrihu mbi komplekset e prejardhjes tënde

  3. Prokurori says:

    Andi ..!!Degjo koleg..Nuk e mendoja se do te arije ne kete pike..sa te thuash qe ambasadoret e Amerikes dhe BE..jane nje bande qe kane pushtuar sovranitetin e vendit tone..
    Po ti je ne dijeni te plote,qe kushtetuten e vendit me ligjet per reformen ne drejtesi, e aprovuan 140 debutete, sigurisht dhe me kontributin e tyr..
    Pse te shqeteson ty heqja e Adriatikut,..,i cili u shkarkua konform ligjit te ndertuar,per reformen?
    Sipas teje ti deshiroje qe drejtesine Shqiptare ta drejtonte prape Berisha, prape Iliri, me Lulin e Moniken..hahahah
    Per mua ti duhet te meresh menjehere i pandehur.
    Ju jeni kunder deshires se keti populli qe kerkon me kohe te vendoset drejtesia..
    Po e tregon vehten se je akoma ne menune e bllokut Komunist.

  4. h says:

    “Fuqi okulte” mund te jeni ju o shteti i errësirës astronomike.
    Dallkauklerë ordinerë,thashethemexhi të rëndomtë.
    Fatmirësisht nuk ju lexon dhe feshkëllen askush.

  5. Shqiptar i Ndershëm says:

    ME BROHORITJE & PA BROHORITJE:
    ———————————————————————————
    TË NGRIHET REPUBLIKA E SHQIPTARËVE TË NDERSHËM.
    ———————————————————————————
    TË RREZOHET REPUBLIKA E KRIMIT DHE KORRUPSIONIT.

  6. Tarrasi says:

    Po mor nipi i gjyshit,Amerika dhe Europa,jane armiku yne,po shyqyr qe sta var njeri,se do na kishe marre ne qafe

  7. Maloku says:

    Askush nuk po e merr sovranitetin e Shqiptareve. Nuk shohim as aviona, as trupa ushtarake as plumba nga “armiku i huaj”. Ajo qe shohim eshte nje kompleks i korruptuar politiko-mediatik qe po len pasurite natyrore dhe turistike te Shqiperise ne duar te sharlataneve. Ajo qe shohim eshte varferi e krijuar nga vendi jo nga te huajt. Ajo qe shohim eshte nje grup te perkedhelurish qe bejne sikur dijne gjithçka, kane uzurpuar te gjitha mekanizmat e shtetit, nga opozita, media, pushteti qendror, ai vendor, politik, ekonomik dhe, pa as me te voglin dyshim, edhe ate mediatik gjithashtu. Populli Shqiptare po ju kerkon ndihme te huajve per tu çliruar nga ju. Nuk jane te huajt por jeni ju qe e keni pushtuar Shqiperine. Nga ju duam te çlirohemi. Put that in your pipe and smoke it.

  8. blendi...ziu says:

    Nuk ka problem se …ANDI KA PROBLEME !!!

  9. shkodra says:

    Pra Bushati propozon te themelohet Republika Antiamerikane dhe AntiEvropiane e Shqiperise (RAASh). Marredheniet diplomatike te RAASh te lidhen vetem me Korene e Veriut dhe ndoshta me Rusine e Kinen. E ka kete prejeardhje politike dhe i dhemb.

  10. Koba says:

    Mor Loqe Miu Pe Blloku.Praj e mos na ca Menderen .Ti mor Legen vazhdon me Luften kunder Imperializmit Amerikan.

  11. Lani says:

    Edhe qe „t’i biesh shkurt” eshte nje rruge. Eshte bere edhe nga te tjere dhe funksionon. Nuk mund te pritet sa te ndertohet ”demokracia e kulluar” si e duan Andet.

  12. orli says:

    Andi=klani kapo +sali karaxhic pjestar i ketij klani, hysni kapo ambasadori i pare ne jugosllavi, spiuni i pare i udb-es zgjodhi dhenderrin e serbise dhe kopilin e vuk karaxhicit si bartes dhe vazhdues te agjentures serbe ne Shqiperi! Vazhdo andi te sulmosh imperializmin Amerikan ne emer te gjyshit dhe per qejf te sales!!!

  13. Jimi says:

    Ne kete vend ka 27 vjete qe shkelet kushtetuta. Ka 27 vjete qe ky popull telendiset nga kjo bande horrash e xhahilesh dhe surrati yt i ndyre nuk u kujtua te thoshte nje fjale? Tani qe edhe vete aleatet tane perendimore e kuptuan se ne kete vend komitesh pervec dajakut nuk ben pune tjeter gje, ti more kopuk menjehere na u revoltove pse po kerkohet me ngulm te vendoset drejtesia!? E, dije mire ti more surratqen dhe bashke me ty te gjithe ata qe ti perfaqeson, kjo drejtesi do te vendoset, me hir, a pahir, do te vendoset se eshte vullnet i nje populli te cilet ju e telendiset dhe e degjeneruat ne ate fare feje saqe nuk di kujt ti besoje, engjellit apo djallit ! Ju thoni eshte shkelur kushtetuta? Ne ju themi : Ju keni 27 vjete qe keni ber rrecke ate dhe nuk keni moral te ankoheni Ne themi se ne rastin konkret kushtetuta nuk eshte shkelur, por edhe nese ajo do te shkelej, duke patur parasysh qellimin e saje final, vendosjen para drejtesiseb te gjithe atyre qe me ketye kushtetute kane tallur bythen tere keto vite, hallall ju qofte dhe aq me teper kur kete “shkelje”e mbeshtet dhe vete Amerika, ju duhet bte heshtni! Plehra!

  14. Vjosani says:

    Cfare mut burri je ti qe te duket vetja se je origjinal kur 99% e shqiptareve te urrejne dhe e duan me gjithe shpirt lete qe po ndodh fale edhe Amerikes? Cfare mostre duket te kesh ne bark qe je kunder deshires se nje populli te tere? Cfare kanceri duhet te kesh ne tru qe je kunder vendit tend more hale? Si nuk ke nje cast kthjellimi e te heshtesh per nja n je jave? Te ndjekte mallkimi i mijra shqiptareve qe sa here te lexojne te mallkojne me gjithe shpirt. Dhe ti qe e di kete dhe vazhdon…..Une nuk njoh e nuk di tjeter ta urrej kaq shume vendin e tij….

  15. Kim says:

    Akoma po lehin keta kelyshet e ish regjimit, akoma ky nipcja i bllokmenit ha mu…., se bashku me bllokqenet e tjere, Sali qenin, Lubonjen qe gelltiti nje luge corbe te prishur e po e vjell tere jeten. Keto qenie te poshtra nuk do na ndahen sa te jemi gjalle, jane si mizat ne by… e kalit….

  16. Elton says:

    Andi kush ti shkruan keto artikujt anti imperialiste teta Vito ??? Ky Rama ju a la turbulluar jeten ty edhe Tosit , eshe sa me shume ju injoron aq me shume hidheni si miza ne mut . Me vjen keq ta them po per ca njerez si ty e si Tosi ishte fiks Sali Berisha qe ju rrifte me badugarde si legena .

  17. Po,Po says:

    Andi Bushati mbyll sytë për të mos parë të vërtetën , qënë këtë çerek
    shekulli , Shqipërinë , por dhe krejt shqiptarët në Ballkan , i ka qeverisur
    Beogradi me Athinën . Kjo është aq e vërtetë saç është e vërteta , që 2+2=4 !

  18. tarasi 2 says:

    bravo z andi, me kete shkrim bere nje pune te madhe ,ju hoqe medyshjet njerezve, ti me te vertete qenke nje bajge, car bajge i mer te keqen bajges nje kakerdhi miu, ptuuu pjelle muti

  19. BUJARI JU DEGJON says:

    U bere ti surratmut,ti turi mi,te quash bande Ambasadoret???
    Sa te paguan Saliu per keto Thirrje qe po ben???…
    Kush eshte “Krimi” i Amerikes???
    Qe PO SHPETON POPULLIN SHQIPTAR NGA KASTA E HAJDUTEVE DHE MASKARENJVE ???
    Saliu dhe Llalla le t’i shkelin Ligjet dhe Kushtetuten,ndersa Amerika te beje sehir edhe 30 vjet te tjera…
    Keshtu Andi???Ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu maskara i ndyre!!!!!!!!

  20. Muli says:

    Ky eshte gazetari me funderrine qe ka sot Shqiperia.
    Plehre !

  21. Arjani says:

    Vemjet e edi rame cifutit dhe buburrecat pa dinjitet e kane kap ket portal me kohe.

    Po sali kriminelint qe e keni kaq inat nuk e vune ne krye amerikanet? ??

    Po kaq vemje jeni o te mjere? ?

    Pse te ekzistoje ky vend atehere? ?

  22. Riza Keshilltari says:

    Sovrenitetin e shqiperise ti Andi “patrioti” eshte shitur qe ne fillimine demoshkerdhates. Qeveria shqipetare shiti sovranitetin e saj duke pranuar nje prift grek ne krye te autoqefalise shqipetare kunder kushtetutes se kongresit te Beratit ne 1923 i mbajtur ne Berat. Soivraniteti i shqiperise u perdhos me ngjarjet e 97, shperthimin e depove te armeve, shkaterrimit te ushtrise, shkaterrimit te sigurimit te shtetit djegjen e vendit nga forcat e Berishes ne favor te armiqeve tane shekullr, Sovraniteti i shqiperise u perdhos nga shitja qe ju be nje pjese te gjiut te Sarandes nga Klika e Berishes. Sovraniteti i shqiperise eshte shitur sepse gjidha sherbimet fetare mbahen ne gjuhet te huaj (turke ,greke Italiane) dhe jo shqipetare. Sovraniteti i shqiperise eshte rrezuar nga shtetessia qe i jepet Janullatosit dhe lejimi i ndertimit te varreve fantazme te pushtueseve greke ne token tone te pergjakur. Sovraniteti i shqiperise eshte perdhosu nga shitja e pasurive kombetare dhe sote jetojme ne varferi te tejskajshme me gjthese jemi nga vendet me te pasura me nafte e minerale per fryme popullsie. Kush je ti ore mut muti qe na shkruan sikur je shpikesi e filozofise se shperimit te shqiperise, je nje idiot i noterizuar. Emigranti USA {shenim per gazeten; nqs nuk e botoni jeni njelloj antishqipetar se gjithe ata qe e shkaterruan shqiperine keto vite te demoshkerdhates|

  23. Tani says:

    Ne Kili u sakrifikuan 2500 vete gjate 25 vjeteve , por Kili ndryshoi rrenjesisht nga cdo drejtim. Shqiperise I duhet nje Pinochet per 10 vjet , qe ta stabilizoje e ta qeroje nga pislleqet e demokracise rrumpalle por as ate nuk e kemi. Oficeret tone hane grosh qyl ne repart.

  24. Albana says:

    Andi shyqyr qe po vjen koha qe populli shqiptar me ne fund te clirohet nga kthetrat e shtypesve, pikerisht nga bishat qe kane patur ne krye per kaq dekada me rralle. Tani na keni Dale hapur me karten e sovranitetit, cfare sovranitetit I ka ngelur keti populli? Ky populli eshte plackitur, vjedhur, burgosur, internuar, poshteruar nga kriminelet qe ka patur ne krye. Leri analizat e tua Alla bolshevike sepse shyqyr qe po na ndihmon Amerika dhe Europa sepse ndryshe Shqiptaret nuk clirohet nga kthetrat e bishave. Bushati ambasadoret perfaqesojne politikat e shteteve te tyre denjesisht dhe nuk Jane Banda sic I cilesoni just. Faleminderit zotit qe populli shqiptar eshte me I edukuar sot dhe nuk ju beson me analizave djallezore si kjo e juaja.

  25. Albana says:

    Faleminderit komentuesit . Komentet e tyre jane shume me me vlere dhe me shume patriote se sa analizat djallezore te Andi Bushatit.
    Turp te te vij Andi qe nuk u shkeputet dot nga prejardhja juaj bolshevike, nuk keni bere as perpjekjen me te vogel per te permiresuar vehten. Keni ngelur shume poshte ne ate llumin e te keqes.
    Andi keni harruar nje gje qe populli shqiptare ka ndryshuar, shume jane edukuar ne shkollat perendimore, shume prej tyre kane punuar dhe jetuar jashte, informacioni brenda vendit eshte shume i madh dhe kurresesi nuk mund te influencohen nga propaganda juaj. Ka ardhur koha per ndryshim dhe per ndryshim pozitiv sepse si asnjehere interesat e popullit shqiptare te jene kaq te perbashketa me politikat europiane dhe amerikane ne ballkan.

  26. Petriti says:

    Te dhjefsha republiken pa Ameriken, E kemi provuarRepubliken e gjysherve tuaj pa Ameriken por ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje