Breshëri plumbash drejt të miturës në Divjakë, flet agresori: Nuk pranoi të lidhemi

Një ngjarje e rëndë ka shokuar opinionin publik ku një 22-vjeçar ka tentuar të vrasë bashkëfshataren e tij të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babunja të Divjakës ku i riu ka hasur në refuzimin e 14 vjeçares për t’u lidhur me të.

Fill pasi ka marrë përgjigjen negative, shtetasi Bajram Krasniqi ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të vajzës.

Policia ka vënë në pranga në kohë rekord agresorin i cili ka sqaruar edhe ngjarjen.

Fatmirësisht e mitura nuk ka pësuar dëmtime ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën 3 gëzhoja armë automatik.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...